Ngjarjët terroriste që po trondisin mbarë botën demokratike

1
703
Skënder Mulliqi

Koment

Nga Skënder MULLIQI

Këtë javë skenën botërore e karakterizuan dhe e tronditën dy ngjarje sa të dhembshme po aq edhe trishtuse. Nga sulmet me armë kimike në Siri kan vdekur 86 përsona, në mesin e tyre edhe gra e fëmijë. Sulmi i të martes kishte goditur mbarë botën liridashëse. Një diplomat i lartë amerikan tha se sulmi i së martës “na ka tronditur të gjithëve. … Nuk ka asnjë dyshim në mendjet tona, dhe informacioni që kemi e mbështet këtë, se Siria, regjimi sirian nën Asadin, është përgjegjës për këtë sulm me armë kimike. Dhe, unë mendoj, se është shumë e rëndësishme që qeveria ruse të rishikojë me kujdes mbështetjen e saj të vazhdueshme për regjimin e Asadit.”

Edhe kësaj radhe sikur më parë në ngjarjën tragjike te Alepos, cak i avionëve luftarak ruso-sirianë kishte qenë një spital me civilë. Shumë rreqethëse ishin pajmet filmike të vdekjes se fëmijve të sapo lindur, të cilët mbaheshin në duar të prinderve, për t’i përcjellur ata për në banesën e fundit nga regjimi barbar i Bashar Al Asaadit. Po aq barbarë janë edhe terroristet islamikë, të cilët një kohë të gjatë janë duke rrezikuar seriozisht paqën botërore.

Ngjarja e dytë madhore për mbarë njerëzimin ishte bombardimi ushtarak mbi caqët kriminale të Asadit të administratës amerikane në krye më presidentin Donald Trump, I cili për ketë gjest human mori lavdata nga mbarë bota demokratike. Sekretari amerikan i Shtetit Rex Tillerson bëri thirrje për rrëzimin e presidentit sirian Bashar al-Asad, për shkak të sulmit me armë kimike. “Procesi me të cilin Assadi do të largohej nga pushteti është diçka që kërkon një përpjekje të komunitetit ndërkombëtar, për të mundur së pari ISIS-in në Siri, për të stabilizuar vendin e për të shmangur luftën e mëtejshme civile, dhe më pas për të punuar së bashku me partnerët tanë kudo në botë përmes një procesi politik që do të çonte në largimin e Assadit,” kishte thënë Tillerson. Vendimi i presidentit Trump që Asadi të stopohet në veprimet e veta makabre karshi popullatës civile të luftës në Siri, ishte demanti më i mirë për të gjithë ata të cilët kan pasur paragjykime së presidenti amarikan, Donald Trump është një antiislamist.

Amerika bashkë më predentin Trump edhe një herë u treguan së janë prijtarë të lirive fundamentale njerëzore në botë dhe së janë shteti më demokratik. Amerika është shteti i cili po e ruan më fanatizëm paqën botërore. Amerika është shteti, i cili po i lufton në çdo cep të botës të gjithë keqbërësit, po i lufton diktatorët, po e lufton çdo terrorizem. Nuk e di së si do të dukej bota pa Amerikën në këtë shekull të mbushur më shumë probleme, të mbushur më shumë vatra të krizës. Sigurisht së bota do të ishte në një kaos të pa kapërcyeshëm. Asnjë president në botë nuk ka reaguar aq ashpër pas pamjeve filmike shokuse nga Siria sa presidenti amerikan Donald Tramp.

Ai pas kësaj tha “Se tani është përgjegjësia e tij për të zgjedhur krizën humanitare dhe politike të krijuar në Siri”. Ai gjithashtu potencoi së “sulmi më armë kimike është fyerje për njerëzimin“. Dhe presidenti Tramp më veprimin e tij humanitar ka mahnitur botën dhe ka fituar zemrat e mbarë popujve liridashës. Tragjedia e luftës në Siri ku deri më tash kan humbur jetën mijëra njerëz të pafajshem ishte dashur të ndalohet njëherë e mirë për të mirën e njerëzimit. Kjo dramë e cila po luhet tash e gjashtë vite e ka për përgjegjës kryesor diktatorin e vogël, Bashar Asadin dhe dikatorin e madh Vladimir Putinin. Nga kjo përgjëgjësi nuk mund tw lirohet asesi as organizata terroriste e ISIS-it, ku lufta kunder tyre duhet të intensifikohet…

Nga qyteti i Stokholmit sërish bota u ndesh më aktin e ndyer terrorist ku një kamion kishte sulmuar befasi kalimtarët e rastit. Kjo kishte ndodhur mu në qender të qytetit, më ç’rast kan humbur jetën tre përsona dhe shumë të tjerë janë plagosur. Sipas të dhënave të presitigjiozës “The Guardian”, kamioni pas aktit të kryer është përplasur në një shtëpi të mallrave prej nga ka ikur një mashkull i cili dyshohet së kishte kryer aktin makabër. Ai thuhet së kishte qenë i armatosur. Dëshmitarët dhe pamjet filmike nga Stokholmi kanë qenë të tmershme.

Edhe pse këto ngjarje të pa mira ishin të ndara, të përbashktën e kan vrasjën e njerëzve të pafajshem nga diktatoret dhe njerëzit qyqarë terrorist. Nuk duhet të mendohesh shumë për të ardhur në përfundim që terrorizmi është bërë një ankth për çdo individ dhe shoqëri në mbarë botën. Ndjenja e sigurisë është dobësuar shumë. Terrorizimi si një krim tejet i rrezikshëm i obligon të gjithë njerëzit e mirë të kësaj bote dhe të gjithë ata që posedojnë njohuri, qoftë shkencore, praktike, apo informacione në lidhje me terrorizmin, t’i bashkojnë forcat e tyre dhe të veprojnë së bashku për të parandaluar dhe luftuar këtë dukuri shkatërruese…

1 KOMENT

  1. Skender, te pergezoj per kete shkrim perfekt.

    Shënim: Kështu Dardan! Bravo, që di të vlerësosh objektivisht! /AÇ

Komentet janë mbyllur.