NGJARJE TEPËR E RËNDË/ EFEKTIVJA E SHQIPONJAVE HUMB GISHTAT NË PROTESTËN PARA PARLAMENTIT, NJË TJETËR DËGJIMIN

0
569

Një punonjëseje policie, kapsolla e hedhur nga protestuesit i ka prerë 4 gishtat e dorës. Një tjetër efektiv, ka humbur dëgjimin.

Është ky informacioni zyrtar që konfirmon policia e shtetit lidhur me gjendjen e efektivëve të plagosur në protestën e banorëve të Astirit ku morën pjesë edhe deputetë të PD e LSI.

Efektivja që ka humbur gishtat e dorës, është pjesë e forcave Shqiponja. Ajo quhet Ina Muka, 24 vjeçe mëson ekskluzivisht newsbomb.al.

Ndërkaq, Policia bën me dije se në Spitalin e Traumës në Tiranë po marrin mjekim 12 punonjës policie. Mes tyre 2, në gjendje më të rëndë, pra efektivja që ka humbur gishtat dhe një tjetër që ka humbur dëgjimin.

Skenën traumatike të efektivës që humbi gishtat e kanë parë edhe gazetarët të cilët shprehen të tronditur. Deri tani janë shoqëruar 10 protestues të cilët kanë qëlluar me shkopinj e kanë hedhur kapsolla në drejtim të policisë

KUJDES PAMJE TË RËNDA! MOMENTI VIDEO KUR EFEKTIVES 24 VJEÇARE TË SHQIPONJAVE I PRESIN 4 GISHTAT

Kjo është efektivja e Shqiponjave e cila humbi katër gishtat e dorës si pasojë e një kapsolle të hedhur nga protestuesit.

Efektivja quhet Ina Muka, 24 vjeçe mëson newsbomb.al dhe ky është momenti kur kapsolla i ka këputur gishtat ndërsa dy kolegë i janë afruar me shpejtësi për ta ndihmuar. Pamjet janë vërtet tepër të rënda.

Një tjetër polic ndërkaq, ka humbur dëgjimin në njërin vesh.

Ndërkaq, Policia bën me dije se në Spitalin e Traumës në Tiranë po marrin mjekim 12 punonjës policie. Mes tyre 2, në gjendje më të rëndë, pra efektivja që ka humbur gishtat dhe një tjetër që ka humbur dëgjimin.

Skenën traumatike të efektivës që humbi gishtat e kanë parë edhe gazetarët të cilët shprehen të tronditur. Deri tani janë shoqëruar 10 protestues të cilët kanë qëlluar me shkopinj e kanë hedhur kapsolla në drejtim të policisë.