Ngjarje reale nga lufta e fundit në Kosovë

0
82
Ilir Muharremi - Ti - roman

Në baltën që ecnim, këmbët fundoseshin dhe krijonin gropëza në masën e saj të ndritshme. Nga errësira e plotë ndriçimi i yjeve rritej, teksa ngjitej lart. Ishte një heshtje e plotë, për disa sekonda heshtja u thye, teksa dëgjoheshin breshëri plumbash nga larg. Pasi përfunduan plumbat, u dëgjua gurgullima e ujit. Burri që ishte afër meje e hodhi vështrimin kah lumi, diku më poshtë, pikasur vetëm nga një lëvizje e gjerë terri, stërpikur aty-këtu me luspa përshkënditëse. Në anën tjetër duhej të ishte bregu. Te shpati atje vëreja një njeri që dukej dhe zhdukej, bëhej më i zmadhuar pas çdo shfaqjeje. Drita e Hënës bëri që muskujt e tij të ujshëm të shndrisnin hera-herës. Pas tij, si nga toka dolën edhe tre burra të tjerë e në errësirën e plotë nuk mund ta vëreja uniformën e tyre. Ishin si duket ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Fytyrat e tyre qenë të mbuluara me maska të zeza vetëm ky burrë nuk e kishte maskën. Vëreja një ftohtësi në mimkën e tij, jeta dhe vdekja për të ishin e njëjta gjë, tani ftotësia e kishte kapluar…” Fragment nga romani “Ti” i Ilir Muharremit.