NGATËRRIMI I MADH NË PARLAMENT

0
439
Albini - Hashimi - Isa

Nga Binak MAXHARRAJ

/Çdo gjë ishte e ditur dhe asgjë s’ishte e ditur/

1. Parlamenti
Më rastin e konstituimit te Parlamentit te Kosovës me 26 dhjetor për rrejdhojën e saj çdo gjë është ditur më parë, por edhe çdo gjë nuk është ditur më parë. Por, megjithate ndodhi ngaterrimi i madh. LVV si parti e pare në zgjedhje sipas Kushtetutes, ligjeve dhe rregullores se Parlamentit e mori pozitën e Kryeparlametarit ku me 75 vota u zgjodhë Glauf Konjufca. U çartë LDK së gjoja nuk kanë qenë ne dijeni për këtë sepse nuk qenkan marrë vesh, e quajtën LVV edhe parti tradhëtare.

Këtu diçka nuk shkonë, është ngatërruar diçka?!
Atehere pasiqe LDK nuk paska qenë e njohtuar për pozitën e Kryeparlamentarit qe e mori LVV, po si ështe e njohtuar qe LDK ta qojë Gëzim Shalën për nenkryetar te parë te Parlamentit e jo për Kryeparlamentar. Kjo do te thothë se LDK ka qenë e njohtuar për këtë rast, por shtirët se nuk ka qenë në dijeni. Pra, këto janë forët e LDK ashtu siç veproi për gadi tre muaj negociata me naze, ndërskamca ndaj LVV.

Mbetet të shihet tutje se si do te veprojnë këto dy parti. Verdiktin e popullit i cili votoi për ndryshime të mëdha, askush nuk ka të drejtë të vëjë në lojë e aq më pak LVV dhe LDK, te cilat duhet ta heqin atë gurin nga rruga qe po i pengonë dhe te gjejnë zgjidhje për formimin e qeverisë, sepse dikush tjetër pas perdes po i ferkon duart pas këti ngaterrimi apo mosngaterrimi midis këtyre dy partive.

2. Presidenti
Të vetmin njeri qe e gëzoi ky ngatërrim apo mosngaterrim midis LVV dhe LDK është Presiednti i Kosovës Hashim Thaçi. Dihet fare mirë se për nga natyra Hashim Thaçi është “lazy” i madh, nuk i ngutet për asgje edhe atehere kur ”shtepi kallët e plaka krihet para pasqyrës”, por kur e ka ne pyetje interesin e vetë dhe te partisë së tij çdo gjë i ngutet. Këtë situatë të krijuar në Parlament si ngaterrim apo si mosngaterrim midis LVV dhe LDK qe s’janë askund gadi për ndonjë mareveshje don ta shfrytëzi me shpejtësin me te madhe.

Është shumë e habiteshme se si Presidentit po i “ngutet” formimi i qeverisë sa më shpejtë. Kjo është e natyrshme, por nuk është e natyrshme në këtë situatë kurë këto dy partit nuk po mund e heqin gurin nga rruga dhe këtë gur Hashim Thaçi do ta shfrytëzoi. Dhe këtë e beri ate qe se ka bërë kurr, qe se ka bërë asnjë President tjeter qe mbrenda nje dite te ia dergoi Albin Kurtit për tu marr vesh për formimin e qeverisë. Propozimin për nominimin për Kryeministër nuk e bënë Presidenti, por partia e cila i ka fituar zgjedhjet. Presidenti është deshtë të mos ngutet, është dështë ta presë kërkesen e LVV si fituese e zgjedhjeve me emrin e Albin Kurtit, qe pastaj te veproi.

Por atij, po i ngutet për t’i vu ne veprim skenarët e tij. Sepse duke e ditur se LVV dhe LDK hala nuk janë marrë vesh për formimin e qeverisë ky harifi i dergon ftesa te njepasnjëshme Albin Kurtit me qellim për ti futur ne veprim afatet te përcaktuar për themelimin e qeverisë, dhe pas këtyre t’i vejë ne veprim skenarët e tij se gjoja këto dy parti nuk janë te afta ta formojnë qeverin.

3. Zgjedhjet
Në këtë situatë as LVV dhe LDK nuk guxojnë ta kënë komoditetin qe edhe më tutje te “përlahën si plakat”, por ta gjejnë një zgjidhje te shpejtë për ta formuar qeverinë, sepse zgjidhje tjeter nuk kanë. Këtë e kanë obligim zgjedhor për ndryshime të mëdha. Duhet ta bëjnë këtë ose te vetëvritën politikisht, te dalin nga skena si te paaftë për qeverisje së bashku. Mendoj se tashti pasi LVV e mori postin e Kryeparlamentarit, duhet te deklarohet pa kushte se postin e Presidentit kur ti vije koha te ia lenë LDK.

Zgjedhjet e reja nuk do te jenë apcion. Nese shkohët në zgjedhje te reja LVV dhe sidomos LDK do te pesojnë demtime te mëdha, sepse kulqedra e vjetër PAN do ti mobilozoi te gjitha forcat e veta, do te bejnë koalicione me dreqin e te birin, me të gjitha partit tjera minore për t’i fituar zgjedhjet. Është zor me e kuptu se ku do ta kishte vendin LDK, do te barazohej me AAK, kurse LVV edhe nese del prap e para s’ka me kend te bëjë koalicion. Dhe prapë rrethi vicioz, zgjedhje pas zgjedhjeve.