Nga notesi im

0
434
Zymer Mehani - Behram Hoti

(Shkrim emocionues i shkrimtarit dhe humanistit Behram Hoti)

Një analizë (ese poetike) kombëtare nga një kombëtar (atdhetar, intelektual) që deri më sot nuk u shkrua kurrë.

Nderime Atdheut, o Atdhetar, Zymer Vëlla!
Vëlla Kombi e Gjaku, Atdheu e Humaniteti…

Poezia jonë ( e vëlla Zymer Mehanit dhe e vëllait më të moshuar, Behram Hotit) frymëzimin e gjeti në Djepin Tonë Pellazgo-Iliro-Dardan-Shqiptar që na përkundi… Qoftë i bekuar Djepi i Nënës Shqiptare! Qoftë e uruar Zemra e Shpirti Bujar e Fisnik, Frymëzues i Burimor i Bijve të Saj (Drangojve e Sokoleshave të Saj…).

Flatrat tua, o Drangua (po fluturojnë mbi kokën time plisbardhë…. po ma largojnë borën e brymën mbi Plis dhe mbi Vetulla e qepalla e po më rinojnë në udhët e Atdheut Tonë (akoma të copëtuar në Hartën e Plagosur…). Në veshët tanë po bumbullon….Në qerpikët e syve tanëpo rri Ngrehina e Ribashkimit… Zoti dhe Atdheu i Gëzoftë Pasardhësit Tanë!…

(Një analizë Antropologjike-Poetiko_estetike do ta mobilozojë lexuesin tënd (tonë).

Të mëshiroftë Zoti-Atdheu t’i përmendtë fëmijët, nipat dhe mbesat në hapim Historik për Ribashkim e Shtet Kombëtar Shqiptar!…
Drenicë, më 13. 02. 2021… natë me furtunë bore… ora 21-24:00, e shtunë

Behram Hoti

Plotësim:

Kur u takova për herë të parë me letrarin, poetin, shkrimtarin, publicistin, humanistin dhe atdhetarin Mr. Behram Hoti, u ndal dhe më shikoi në sy dhe më tha:

– Zymer Mehani, jeni pip i rrënjës së paqë të Mehanes së Prokuples, të Kurshumlisë e të Toplicës… Pikërisht me ju na takoi e na bashkoi Zoti e Atdheu!