NGA MOISIU, HAMZA E BALLABANI DERI TE KRIMINELËT E ROGNERIT, LËPIRËSIT E JANULLATOSIT, JUL-it JUGOSLLAV DHE SARHOSHËT E SOROSIT

0
455
Abdulla Mehmeti

Pamflet

Abdulla Mehmeti

Kalvari i tradhtisë kombëtare

Si mund të jemi kaq naivë ne shqiptarët, gjakftohtë e pasivë, që nga dhjetëra ekrane televizive, me ditë e me net, pandërprerë na e shpërlajnë trurin pushteti dhe agjenturat e huaja përmes medieve të kontrolluara prej tyre, politikanëve, analistëve dhe gazetarëve të prodhuar (financuar e dresuar) në laboratorët e Sorosit, fondacionet dhe agjenturat e huaja?!

A vërtet nuk e dimë, shtiremi nga frika apo interesi, ndërsa Kosova dhe viset tjera shqiptare DITË TË BARDHË nuk mund të shohin përderisa kryefjalë e politikës dhe e drejtimit të shtetit ende i konsiderojmë këto klane kriminale të dala nga ish LKJ, UDB, KOS, JUL, SOROS, ROGNER, nga nënsqetullat e ish SIGURIMIT të Ramiz Alisë, Fatos Nanos, Stanishiqit e Millosheviqit, të qindra ish-funksionarëve komunistë dhe agjentëve jugosllavë, në Kosovë dhe viset tjera shqiptare?!

Pse duhet të shtiremi sikur nuk i njohim, nga interesi dhe pafytyrësia, apo aq na vret ndërgjegjja përballë amanetit të dëshmorëve dhe sakrificës shekullore të popullit shqiptar për liri e pavarësi kombëtare?!

Kjo nuk është punë e padijes, por heshtjes, gjunjëzimit, nënshtrimit dhe tradhtisë, çmimin e të cilave po e paguajnë shtrenjtë gjeneratat e reja. Mbi 1/3 e shqiptarëve, kryesisht brezi i ri, e kanë braktisur atdheun, vendlindjet dhe trojet e veta etnike! Çfarë duhet të na ndodhë më tepër ne shqiptarëve që të japim alarmin për ZGJIM dhe SHPËTIM?!

Kam dyshime se më parë do të demaskohen dhe dënohen nga të huajit dhe në shtetet tjera, në vend se ta marrin dënimin e merituar në vendin tonë, këta horra, që na janë imponuar dhe i votojmë, i lartësojmë si heronj, edhe kur i njohim se janë kriminelë, mercenarë dhe tradhtarë, me dosje e damkë!

(3.V.2020)