Naser Aliu, BotaSot
Handke nuk dëshmoi se vjen vetëm nga Tolstoi, por se është i denjë të jetë edhe nga atdheu i Hitlerit, prej nga edhe është. Ai duke mbrojtur ekstremizmin serb, vetëm ka dashur të mbrojë radikalizmin e vet të fshehur në nëndije. Në Kosovë janë vrarë 1400 fëmijë nën moshë 18 vjeçare. Vetëm në Srebrenicë nga 11-19 korrik të vitit 1995, janë vrarë 1.042 fëmijë. Për Handken, Millosheviqi ishte viktimë. Fëmijët ishin fajtorë dhe kishin merituar vdekjen!
Në psikologjinë sociale duke u bazuar në teorinë e evolucionit të Darwinit, thuhet se altruizmi nuk ekziston, sepse njeriu nuk dëmton veten për të tjerët pa pritshmëri dhe shumëfishim të përfitimit. Përjashtim bën vetëm altruizmi i prindërve ndaj fëmijëve, por në raport me askënd tjetër. Domethënë çdo vepër që e bëjmë, e bëjmë për të përmirësuar imazhin, për të rritur përfitimin apo për të përmirësuar gjendjen vetjake.
Pas pyetjes për qëndrimin e tij ndaj Serbisë, nobelisti i revoltuar ndërpreu intervistën me gazetarët në qytezën e tij të lindjes Grifen të Austrisë me këto fjalë:
“Unë qëndroj para portës së kopshtit tim dhe këtu janë 50 gazetarë dhe të gjithë pyesin vetëm si ju. Nga asnjë njeri, që vjen tek unë, nuk dëgjoj të thotë se ka lexuar diçka prej meje. Janë vetëm ato pyetje: Si reagon bota? Reagime ndaj reagimeve ndaj reagimeve. Unë jam një shkrimtar, unë vij nga Tolstoi, unë vij nga Homeri, unë vij nga Servantes. Më lini të qetë dhe mos më bëni pyetje të tilla.”
Nobelisti nuk i korrigjon bindjet e veta, por këmbënguli t’i kontrollojë pyetjet e gazetarëve. Kjo domethënë se ata më pak ishin të impresionuar nga letërsia e tij, se sa nga qëndrimi i tij pa pikë empatie ndaj viktimave të pafajshme të shtetit serb. Handke bëri thirrje të shihet vetëm si shkrimtar, i cili vjen nga Tolstoi, Homeri, Servantesi. Dëshira e tij ishte të përkapet siç i pëlqen atij, jo siç e meriton në bazë të veprimtarisë së vetë.
Ai në dekadat e fundit nuk është marrë vetëm me letërsi, por edhe me politikë. Për t’u konsideruar vetëm shkrimtar, duhej të ishte marrë vetëm letërsi dhe të ishte vetëm humanist, çfarë ai nuk mbeti. Domethënë të luftonte çdo lloj ekstremizmi, por ai ka bërë pikërisht të kundërtën.
Shteti serb bëri barbari i verbuar nga nacionalizmi dhe nga ndjenja e epërsisë e të qenit popull qiellor. Ndërkaq Handke, e ka përkrahur barbarinë në paqe, nga Parisi, pa u ndjerë i rrezikuar. Ky është qëndrimi i parë diabolik.
Qëndrimi i tij shpjegohet shumë mirë me mendimin e cituar nga Kadare. Handke ndjehej i harruar dhe pa shkëlqim. “Nuk jam më i njohur si më parë!”, citat i Kadaresë te “Ra ky mort e u pamë.”
Mënyra e vetme për të dalë në sipërfaqe ishte të bëhej kundër të gjithëve. Mënyra e vetme për t’u shfaqur në mediat e botës ishte përkrahja e krimit, që Perëndimi e luftonte. Meqenëse nuk bëhej më i madh me vepra letrare, mund të bëhej duke u bërë ushtar i kishës pravosllave, duke braktisur kishën katolike dhe duke u bërë pjesëtarë i popëve serb, që spërkatnin tanke me ujë të shenjtë me urata për të masakruar sa më shumë. Ai iu bashkëngjit popëve, që vraponin me fustane të zinj, si shpirtrat e tyre, pas ushtarëve dhe autoblindave! Dhe tani thotë, më pyetni për veprat letrare!
Sidoqoftë ne vendimin e një Akademie të radikalizuar nuk mund ta ndryshojmë, por mund te refuzojmë leximin apo përkthimin e Handkes. Nuk i duhet askujt një njeri me ato qëndrime sepse është shembull katastrofal i mungesës së moralit dhe shëmbëlltyrë e anti humanizmit! Ai helmon breza pas vete me virtytin e tij të pa dinjitetshëm.
Handke nuk ka fituar Çmimin Nobel për letërsi, por për guximin për të mbështetur masakrat e Millosheviqit. Nacionalizmi serb ishte për të vetëm mjet për të arritur qëllimin, për bujë. Akademia Suedeze shpërbleu mbështetjen e Millosheviqit, jo letërsinë e tij. Ky është akti i dytë diabolik.
Sipas logjikës së Akademisë Suedez, Hitleri meriton përmendore pse ka themeluar Folksvagenin. Diabolizmi i tretë është arroganca e tij para gazetarëve duke kërkuar pyetje që i konvenojnë një shkrimtari me integritet moral, çfarë Handke nuk është.
Një ditë serbet do ta kuptojnë se me paranojën e tyre, përfitoi dhe u tall Peter Handke. Të lavdërohesh apo mbrohesh nga Hitleri, nuk është arsye për krenari, as sot nga Peter Handke jo!
Handke eshte individ dhe ka te drejte te jete idiot dhe i poshter.
Akademia Suedeze eshte organizatê.
Dmth ajo eshte problem, sepse eshte POSHTËRSI E ORGANIZUAR SIKUR KRINI I ORGANIZUAR!
Komentet janë mbyllur.