Disa foto nga pamja e Bistricës
Abas Fejzullahi
“Driton Hetemi: Dje në orën 9:50 2019-04-17 PD ·
Eshte çudi e madhe, qe mbas çdo pune te keqe, janë komndantë te luftes se UÇK-së, gjithmonë aty ku demtohet populli gjinden k’ta… kisha mi ditë, a jeni rras haram… a çka eshte puna e juve, po ku ju mbet ideali per Kosoven… per çka luftuam, me shkatrru lumej e pasuri publike te popullit, qe me u pasuru vetem ju a…? Apo e kanë ba njet edhe kunder popullit me luftu… Bekim komandanti jan edhe tre lumej pertej Bistrice te njejtë ne veri, nese keni letra dhe leje qysh po pretendoni, pse nuk shkuat me ja u marrë serbeve ata lumej, por bash lumin tone te shqiptart…?
Ku na me shekuj e kemi rujt ketë lumë, kemi ujit ara e livadhe, kemi pi uje terë jeten… jemi la gjithmonë ne kete lume. Kurse ju po na i vritni endrrat f’minore e shekullore. Keni mbytë miljona peshq trofta, keni shkatrrua komplet lumin, a vertet jeni kaq mizorë, apo nuk e dini se pa kete lume na s’kemë çka rrimë ne keto fshatra e troje stergjyshore…”
Një fjalë e urtë popullore thotë mes tjerash:
Pas viti 2000 dihet se si janë zhvilluar ngjarjet në Kosovën hallemadhe të shkatrruar në të gjitha drejtimet e në veçanti me sjelljet dhe veprimet e disa vendorve që në emrin e luftës thirreshin në lavde dhe merita si komandant dhe i jepnin veti të drejtë për gjitha veprimet që i bënin me apo pa arsye…!
Lakmia dhe tërrpija siç thot populli, doli për fushe dhe filluan grabitje të pasurisë shoqërore, ku nga një katund grabitnin e ndërtonin në hapësirat e tjetërit restorante, merrnin hapsira (Mera) të katundit tjetër pa pyetur fare e këso ngjarjesh e ngatrresash linden kudo e kahdo në Kosovë, nga ata që kishin zënë ndoni pozitë a pushtet kudo e në çfardo niveli në Kosovë, pra sipas pozitës e forcës i plotësonin lakmit e tyre për pasurim, pa e pyetur tjerin se sa e si e dëmtonin…!
Këso ngjarjesh kanë ndodhur në tërë Kosovën, ka pasur vrasje e viktima, si pasoj e lakmisë, grabitjeve, vjedhjeve e plaçkitjeve ku haptas e ku fshehurazi, qoft i të mirave natyrale apo edhe atyre materialet …!
Për të folur e për të shkruar për këto dukuri të shëmtuara pas luftës në Kosovë, mund të shkruehen vëllime librash, sesili fshat, e rreth ka këso historishë të dhimshme e të hidhura nga njerëzit në pozita a pushtet, qoft nga të vet fshatit apo rrethit apo të vendeve tjera varsisht çfarë pozite dhe pushtete kanë zënë në Kosovë…!
Si përfundim i tërë kësaj që lexova dhe kësaj që e shkruajta sipër shkurtimisht, kam ardhur në këtë përfundim që shumë kujt s’ka me i pëlqyer, sepse shumë pakë njerëz nuk do ta gjejn veten nëse janë të ndërgjegjshëm aty ku sipas mendimit tim e kanë vendin…!
Shqiptarët në përgjithësi (përjashto të paktët me nderë e ndërgjegje të pastër njerëzore) lavdrohen me tri gjëra ( sende) që ju mungojnë..!
1. Lavdrohen në BESËN SHQIPTARE, sepse kjo ju mungon dhe janë të pa besë ( përjashto pakicën prej tyre), bile këndojnë këngë e lavdi për besë me lahut e me çifteli…!
2. Lavdrohen për trimëri sepse s’janë trima (ndaj njëri tjetrit po shumë, deri në vetshkatrrim) por ndaj armikut jo… për këtë ka dëshmi sa të duash ( përjashto të paktët)..!
3. Lavdrohen për moral sepse janë të pa moralshëm (përjashto të paktët) dhe moralit i thurrin këngë e lavdi se ju mungon..!
4. Të vetmën gjë që u ka munguar shqiptarëve dhe këtë e kanë zëvendsuar me punë e me djersë dhe për të cilën munden me u krenuar janë Hasjanët në Hasin e That siç e quajn ata, sepse u ka munguar ujë dhe toka e bukës, e tanë gati janë ba bukëpjekës-FURRAXHI të njohur jo vetem në Kosovë e në ish Jugosllavin tani më të varrosur nga vet Serbia, por janë të njohur edhe në Europë si bukëpjekës që janë psurua me djersë e me punë e janë bukëdhënës të njohur andaj e kan plotësuar atë mungesë me djersë e punë, me kët mund të krenohen e lavdrohen shqiptarët e kësaj ane…!
Se ku është Kosova dhe në çfarë gjendje e kanë pru me qeverisjen e keqe, pushtshtetarët vendor prej niveleve lokale deri te ato qëndrore, po flitet hapatas në Kuvendin e Kosovës, në emisionet e shumta të RTV dhe po shkruhet e çfarë spo thuhet e ndër to për hajni, keq përdorime, për pasurimin e pushtshtetarëve dhe për skamjen e mjerimin e të pa punëve dhe zbrazjen e Kosovës, që Serbia s’arrijti me e zbrazur… tash po ikin ku syt kamt se ua morren shpresën për me jetue me punë e me nderë në vendin ku kanë le, se nga pushtshtetarët liria dhe pavarësia e tyre vetanake dhe njerëzore për të jetuar e punuar me nderë e përgjegjësi u është kufizuar apo edhe u është marrur në të gjitha drejtimet, me sjellje dhe veprime të çoroditura siç po flitet tani më haptas në organin më të lartë Legjistlativ në Kuvendin e Kosovës hallemadhe…!