Nexhmedin Hoxhaj nga Uça e Istogut promovon antivlera

0
802

Më Tha: “Gjergj Kuraci” “Unë Nuk Merrem Me Shkrime Të Qyfarëve”

Nga Gjergj Bajram Kabashi, 27 Shkurt 2018

Nexhmedin Hoxhaj nga Peja, medresist i hershëm i Medresesë “Alaudin” të Prishtinës, megjithëse nuk e kam mik virtual në fb, ja si me komenton? Lexojeni dhe mendoni pak “për kulturën dhe etikën Islame” të Nexhmedin Hoxhajt dhe paramendojeni pastaj “nasihatin” që ky zotëri me shkollën e mbaruar të medresës, mund t’ua jep “xhematit” të tij?!…

Miq të nderuar, Nexhmdein Hoxhaj është i shqetësuar nga shkrimi im për “e-zanin” (https://gazetashqiptari.com/jo-indoktrinimit-te-metejshem-me-islam-shqiptaret-me-cdo-kusht-e-mjet-duhen-kthyer-nga-vetvetja/) dhe zhurmën e padurueshme akustike që krijohet vazhdimisht nga thirrjet e pambarim të tij me altoparlant si dhe masat që shteti i Izraelit mendon t’i marre pas aprovimit të ligjit për ndalimin e “e-zanit” dhe për konfiskimin e altoparlantëve.

Krejt çka shkruan Nexhmdein Hoxhaj këtu për mua, rrenë është!

Pas fyemjes që më bën dhe duke e parë reagimin tim e të tjerëve këtu tek profili im në fb, Nexhmedin Hoxhaj mbrëmë ma paska dërguar një video “për të më njohtue” se kush është ai dhe cilës familje i takon!

Nexhmedin Hoxhaj: “Për fatin tënd të keq, Gjergj Kuraci, që e ndërrove fenë për para e nënshtetësi, 96 % të këtij shteti që ty po të dhimbset, janë me EZAN. Kalo mirë me injorancën tënde”.

Nexhmdein Hoxhaj, je i obliguar që sa më shpejtë që të jetë e mundur, të mi sjellësh publikisht faktet që e paskam “ndërruar fenë” për para e nënshtetësi,…”

Ja se çka më shkruan në vazhdim Nexhmedin Hoxhaj:

Po ta dërgoj këtë video për me të treguar kush jam unë. Dhe në koment në fb. ta shkrova emrin dhe mbiemrin që e meriton, se nuk deshta emrin dhe mbiemrin e babës dhe fisit, sepse i ke koritë. Prandaj, shiqoje këtë video dhe kuptoje kush jam unë. Nuk jam një imam i një xhamie në Pejë, por jam Nexhmedin Hoxhaj nga Uça legjendare dhe kur unë kam qenë dikushi, ti dihet kush ke qenë. Më vjen keq për z. Salih Kabashin që i ke ra hise ti. Unë nuk merrem me shkrime të qyfarëve dhe ateistëve, por ja që nuk m’u durua pa ti thënë dy fjalë ne fb. Sepse ishe shumë tendencioz dhe i paarsyeshëm.

O Nexhmedin Hoxhaj e di shumë mirë kush je ti dhe prej cilës familje je. Respekt për atë familje, për vuajtjet dhe sakrificën e saj, ndërsa ti zotëri mbaje në mend një herë e mirë se po atë ditë kur janë vra pjesëtarët e familjes tënde, unë kam ardhur special nga Prishtina si reporter i ri i Gazetës Rilindja, duke e rrezikuar jetën time dhe të shoferit vetëm e vetëm për ta dhënë lajmin, që ta merrte vesh e gjithë Kosova me Shqiptari si dhe bota. Pas dy ditësh së bashku me Profesorin Rexhep Osmani, që praktikisht ishte Ministër i Arsimit të Republikës së Kosovës, kemi qenë në kryeshëndoshë tek ju, por njerëzit si ti kanë “memorie peshku” dhe nuk e shohin kënd tjetër, pos vetës së vet, e në rastin tënd “Muslimanët”?!

Tek ju kam ardhur si Shqiptar, që ta lajmëroja botën për atë tragjedi njerëzore e jo si mysliman, katolik, budist, ateist apo “basketbollist”, ore shkollovan i Medresës “Alaudin” të Prishtinës. Sot e kësaj dite jam krenar që sadopak kam kontribuar (atë ditë në aspektin profesional ma shumë se kushdo tjetër), që të mirret vesh për atë tragjedi dhe mizori të policisë së Serbisë në Kosovë.

Sidoqoftë, faleminderit për videon, jo për gjë tjetër, por për shkak se ma rikujtove atë ditë e ngjarje të trishtueshme, ato fytyra të dëshpëruara dhe pikëllimin e pafund tek ata njerëz që mësynin edhe arave të atyshme për të ardhur tek vendi i krimit barbar të policisë pushtuese serbe. Madje, ore Nexhmedin Muslimani, unë e kam pas zbuluar edhe njërin ndër policët-vrasës të asaj dite, por nuk kisha kujt t’i tregoja dhe ai e pati marrë vesh këtë fakt dhe nuk donte të më lente askund të qetë. Për këtë punë time hulumtuese si gazetar disa muaj kisha frikë të isha tek Nana ime në Gurrakoc, se thjeshtë isha i rrezikuar me jetë për shkak të punës sime profesionale. Jam i bindur se ti edhe në atë kohë ke qenë në rrugën e dehjes me Muslimanizëm dhe nuk ke pasur mundësi të shihje e as të dëgjoje më qartë e më kthjellët.

Ngjarjet e atyre ditëve në Uçë të Istogut, përpos në shtypin e kohës, i kam përmbledhur si kapitull të librit tim, “Rilindja. Përkushtim e trishtim”, botuar në Prishtinë në vitin 2001.

Më thua që “që kur unë kam qenë dikushi, ti dihet kush ke qenë.” Hajde Nexhmedin Hoxhaj, hajde! Ti ke qenë e je askushi! Shërbëtor i fesë së pushtuesit dhe indoktrinues me antivlera i popullit shqiptar.

Ato përrallat myslimane se kujt i kam ra, a nuk i kam ra “hise” tregoja ndonjë analfabeti përreth vetës tënde, se vetëm analfabetët kanë nevojë për rrëfime të tilla fantazish.

Nexhmdein fjalia e tillë tregon, më shumë se gjithçka kulturën dhe formimin tënd “intelektual” dhe dëmin që njerëzit si ti mund t’ia bëjnë kombit.

Ja se si më drejtohet Nexhmden Hoxhaj: “Po ta dërgoj këtë video për me të treguar kush jam unë. Dhe në koment në fb.ta shkrova emrin dhe mbiemrin qe e meriton, se nuk deshta emrin dhe mbiemrin e babës dhe fisit, sepse i ke koritë.”

Nexhmedin Hoxhaj, a je në mend a të kanë lënë? A ende merresh ti me “kori” a? Çfarë “korie” qenka ore Nexhmedin Hoxhaj, që të largohesh nga besimi që i ke takuar formalisht, madje vetëm me emër. Si ta qet goja të më quash: “Gjergj Kuraci!”. Pse ndërdija yte nuk mendon Shqip, por e zëvendëson mbiemrin tim Kabashi me “Kuraci”, (Për ata që nuk e njohin serbishten, “Kuraci” është penisi në gjuhën serbe!), duke u munduar të më fyesh mua me fjalorin, që e pasqyron formimin tënd dhe gjendjen tënde të rëndë shpirtërore.

Tjetra, duke i akuzuar njerëzit siç më akuzon mua Nexhmedin Hoxhaj e tregon një mendësi primitive të pranishme në Kosovë, ku me metoda të panjerëzishme dhe anti-kushtetuese, mundohen që t’i pengojnë njerëzit që mos ta dëgjojnë gjuhën e zemrës së tyre, ndjenjat e tyre. Si sot më kujtohet se kur së bashku me familjen time dhe disa familje të tjera që vetëm emrat i kishim Muslimanë (dhe atë jo të gjithë), vendosem që të riktheheshim dy-tre breza pas, tek religjioni (besimi) i lënë me dhunë e forma të ndryshme terrori, për t’u “konvertuar me dëshirë” në Islam. Duke e parë se si qe ndalur “jeta” në Kosovë nja një muaj ditë dhe se si u ndezën hoxhallarët dhe ithtarët e tyre në media etj, kam menduar shpesh prej asaj dite e deri sot, se sa vështirë e kanë pasur të parët tanë prej dhunës e terrorit islamik, që ka dashur me çdo kusht t’i mbante të lidhur e gozhduar për Islamin, deshtën apo nuk deshtën të identifikoheshin me të.

Ditën e rikthimit në krishterimin e trungut familjar, e kam përjetuar si ditën më të lumtur të jetës sime, një ditë të bekuar ku pa frikë e vramje ndërgjegjeje rikthehesha tek harmonia shpirtërore shqiptare, aq e lënduar prej dhunës dhe sulmeve të pandërprera turko-islame.

Një kuadër i lartë i LDK nga niveli qendror i kësaj partie, përderisa me një fshesë e largonte pluhurin dhe mbeturinat para shitores së vet, duke qitë “tim prej goje”, madje duke mos pasur guxim të më shikonte drejtpërdrejt në sy, mu drejtua:

“A ti ke Gjergji, a?!
– Po, unë jam! E ti kush na qenke?

Tash dhjetë vite pas, Nexhmedin Hoxhaj më quan krejt lirshëm dhe pa asnjë mëdyshje:

“Gjergj Kuraci!” Ndërdija e gjykimin dhe vlerësimit në gjuhën e pushtuesit, është në vendin e vet dhe e “ulur kambëkryq”, në gojën e një Shqiptari, që sillet dhe gjykon si një Shqipfolës duke e pasur një “turk të strukur” në ndërgjegjen e tij. Nexhmedini dhe shumë të tjerë si ai nuk duan ta dinë se përkundër zhurmës enorme “myslimane”, jetojnë në një vend Shqiptar, në shtetin e bërje e sipër të Kosovës ku në bazë të Kushtetutës së vendit garantohet liria e shprehjes por jo edhe liria e fyerjes dhe shpifjes. Sipas Kushtetutës së Kosovës që Nexhmedin Hoxhaj është i obliguar ta njohë, liria e njeriut për të besuar (apo mos besuar fare) në atë që do e ndjejnë është e garantuar dhe ajo nuk mund e as që guxon të cenohet.

Një ditë të shtatorit të vitit 2008 më erdhi një thirrje telefonike nga Prishtina.

Unë jam Jeton Llapashtica, gazetar i Koha Ditore!
– “Urdhno Jeton!” i them
Duhet të ma japësh një deklaratë për konvertimin tënd në katolicizëm dhe prapavijën e këtij konvertimi!

Merre me mend se me çfarë paragjykimi më drejtohej një gazetar i ri, krejtësisht i paformuar profesionalisht i gazetës, që në atë kohë e sot pretendon se është më profesionistja në Kosovë. Duke e vërejtur mënyrën paragjykuese se si më drejtohej, ia bëra një pyetje kurthuese, të cilën përafërsisht e formulova në këtë mënyrë:

Jeton, po, është e vërtetë kjo që e thua ti… A mund të më tregosh se çka je duke kërkuar prej meje dhe cilat janë informatat tuaja rreth kësaj?

– “Ditën e konvertimit i ke marrë të gjithë ekzemplarët e Koha Ditore në vendlindjen tënde, ku jepej lajmi për konvertimin tënd, që t’i përdorësh si dëshmi për pranimin e azilit tënd…

Merre me mend çfarë fantazie dhe çfarë sjellje anti-shqiptare, qoftë edhe e pavetëdijshme!

Çfarë shpifje e një personi që mendonte se merrej me gazetari e bazohej në shpifje e trillime për kryerjen e detyrave profesionale, sipas tij. Unë dhe familja ime qysh në vitin 2007 ishim shtetas të Norvegjisë dhe për njoftimin e analfabetëve të Kosovës dhe qarqeve islamike që u interesojnë “lajmet” e tilla, të cilët vazhdojnë të kenë preokupime për islamizimin dmth., shkatërrimin e kulturës nacionale shqiptare, më duhet të them që jo vetëm në Norvegji, por në asnjë vend europian, nuk i intereson kujt përkatësia a jopërkatësia fetare e tjetrit.

Në Kosovë e Shqiptari po dhe kjo jo që e duan Shqiptarët, por për faktin tashmë të ditur se u duhet anti-shqiptarëve.

Jeton Llapashtica, përndryshe i afërm me një person me ndikim nga Islami Politik i Kosovës, sipas njoftimeve të mia, tashmë ka vite që qenkësh në SHBA, tek “kaurrët”… :p

Rrëfimtaria për “konvertimin” tim gjatë këtyre viteve ka qenë e pafund dhe fantaziplote. Për shembull, edhe shtëpinë që e ndërtuam atje, duke punuar natën e ditën me familjen, sidomos me gruan, ma kishte “ndërtuar Vatikani!”. E gjithë kjo bëhej që duke më goditur mua në të drejtën time legjitime për të besuar, a mos besue në atë që dua, për të cilën nuk e pyes askënd, e që s’guxon të më trazojë e shqetësojë askush, të trembeshin të tjerët, ata që ndjehen të lodhur, të ngopur e vrarë nga Islami, që u imponohet pandërprerë si zëvendësim i kobshëm i Shqiptarizmit.

Në të gjitha këto metoda perfide shpifjesh anti-shqiptare, është i përzier BIK-u, madje njerëz nga kryesia e tij, të cilët tentonin të merrnin si lajme “autentike” edhe të rrjedhur të afërm, për ta bërë tregimin për mua sa më bindës.