Bota Sot | 03.07.2016 • Nicholas Kristof
Xhamia e Hasan Begut në Prishtinë. Foto: New York Times
Prestigjiozja amerikane New York Times, sërisht është ndalur mbi radikalizimin e trojeve shqiptare, në veçanti Kosovës, nga financimi i Arabisë Saudite. Në vijim keni artikullin e saj, të përshtatur ekskluzivisht nga botasot.info.
Nga Nicholas Kristof, New York Times
Një kuiz me tre pyetje:
1.Cili vend musliman feston për hero kombëtar një të krishtërë që luftoi pushtuesit muslimanë?
2.Cili shtet musliman është aq shumë pro-Amerikan, që ka statujë të Bill Clintonit dhe një butik veshjesh për gra me emrin “Hillary” në bulevardin Bill Klinton?
3.Cili vend musliman ka më shumë shtetas që kanë shkuar të luftojnë jashtë për Shtetin Islamik për kokë banori, më shumë se çdo vend tjetër në Evropë?
Përgjigja e të tre pyetjeve është Kosova, vendi juglindor i Evropës – një vend kundërshtish që paralajmëron diçka. Kudo ku ka një akt terrorist, drejtojmë gisht drejt Al Kaidës ose Shtetit Islamik. Por mbase ne duhet të shikojmë edhe te “miqtë” tanë si Arabia Saudite, përcjell botasot.info.
Për dekada, Arabia Saudite nëpër botë ka financuar dhe promovuar vehabizmin, një degë jo-tolerante dhe vulgare të Islamit. Kjo më pas ka prodhuar edhe terroristët. Dhe për këtë shembullin më të mirë e kemi me Ballkanin. Kosova dhe Shqipëria kanë qenë modele të tolerancës fetare dhe këtë e tregon jo vetëm statuja e Klintonit, por edhe nderimi që ata i bëjnë Britanisë dhe SHBA-së në lidhje me evitimin e mundshëm të gjenocidit serb mbi Kosovë. Shumë fëmijë në Kosovë janë quajtur Tony Blair. Tani Arabia Saudite dhe vende tjera të Gjirit e keqpërdorin situatën duke dërguar financa në 17 vitet e fundit, për të promovuar ide radikale në vendin që realisht ishte i njohur pak.
Sipas qeverisa së Kosovës 300 shqiptarë kanë shkuar në Siri e Irak për të luftuar krahë Shtetit Islamik dhe kur kolegia ime Carlotta Gall, shkroi artikullin për radikalizimin e Kosovës, potencoi sesi Arabia Saudite një vend tolerant e ka kthyer në burim për xhihadistët. Pak kohë më parë qeveria arrestoi disa persona të cilët përgatisnin helmimin e ujit për gjithë kryeqytetin.
“Arabia Saudite është duke e shkatërruar Islamin,” thotë Zuhdi Hajzeri, imam në xhaminë 430 vjeçare në Pejë. Hajzeri është i moderuar, tradicional, tolerant sipas stilit të Kosovës – ai është i fundit në linjën e gjatë të familjes si imam – dhe si rezultat ka marrë shumë kërcënime me vdekje nga ekstremistët. Hajzeri me disa imamë tjerë kanë krijuar një faqe interneti foltash.com, që kritikojnë vendet e gjirit për financimin e vehabizmit, përmes videove dhe faqeve të internetit.
“Saudianët kanë ndryshuar tërësisht Islamin këtu, me anë të parave të tyre,” thotë Visar Duriqi ish imam që tani punon si gazetar. Ky nuk është problem i Kosovës, por global dhe më pas merr shembullin e ndryshimit të sistemit shkollor në Pakistan nga influenca arabe, përcjell botasot.info.
Në vende paqësore dhe të moderuara si Mali, Burkina Faso dhe Niger në Afrikën Perëndimore, kam parë sesi medresetë e financuara nga jashtë po radikalizojnë muslimanët. Në Ballkan, Bosnja është pjesërisht e prekur nga financimi i ekstremizmit. Nuk dua ta ekzagjeroj. Kam parë pak gra me mbulesa gjatë udhëtimit tim në Maqedoni, Kosovë e Shqipëri, se çkam parë në New York. Atje ka akoma frymë pro-Amerikane dhe ekumenike (ka shumë vlerësime për Nënë Terezën nga shqiptarët muslimanë). Veç kësaj, pas arrestimeve të shumta të imamëve radikalë në Kosovë dhe Shqipëri situata mund të stabilizohet dhe mbase s’do ketë më xhihadistë që udhëtojnë në Lindjen e Mesme nga trevat shqiptare.
Por bota duhet të ketë kontakte më të shpeshta me Arabinë Saudite mbi këtë rol. Jo nga ajo se po sjell kaosin, sesa mund të keqpërdoret nga pakujdesia. Ajo ka bërë disa përparime në mos financimin të Islamit radikal, por shumë pak. Një nga pjesët më admiruese të islamit është vlera që i jep bamirësisë, tani vende si Arabia Saudite nuk i dërgojnë këta para për të luftuar malnutricionin (kequshqyerjen) ose vdekshmërinë e fëmijëve, por për të shpëlarë trurin e fëmijëve dhe të mbjell konflikte në vende të varfra dhe jo-stabile.
Unë e pyeta Hajzerin, imamin, nëse ai shqetësohet për trajtimin e Islamit nga mediat e huaja si karikaturat daneze mbi profetin Muhamed. “Karikaturat vetëm se mund të na prekin pak ndjenjat tona,” vijoi ai. “Por të damkosin reputacionin e Islamit? Kjo nuk është ajo që bëjnë karikaturistët. Kjo është ajo që bën Arabia Saudite.”/Bota sot