NESËR NË BERLIN, DUELI I ASHPËR MIDIS ALBIN KURTIT DHE HASHIM THAÇIT

0
415
Hashimi - Albini

Nga Binak MAXHARRAJ

Me iniciativën e Ambasadorit Amerikan ne Gjermani dhe njeheri Ndërmjetesus i Presidnetit Donal Trump është ba e mundur takimi midis dy liderve te Kosoves, Albin Kurtit dhe Hashim Thaçit.

Këta dy liderë te Kosoves kanë qendrime aq te medha politike sa që edhe është zor te zbutën sado pak, sepse Hashim Thaçi njihet si njeri i shantazhuar qe për këto dy-tri vite e fundit e solli verdallë Kosovën ne arenën nderkombëtare, duke i shkaktuar dame te pariparueshme vendit, duke bashkëpunuar me njerezit e sojit ruso-serb. Në dialogun me Serbinë, i cili turpërisht hyri pa asnjë kushte, anipse Serbia ka kryer gjenocid ndaj popullatës shqiptare, e ka ba rremujë ekonominë e Kosovës dhe i ka ndjekë mbi 800 mije shqiptare nga Kosova.

Të gjitha këto për Thaçin nuk ishin asgje, i cili si i shantazhuar nga Serbia hyri pa kushte ne dialog me Serbinë, bile as pa kerkim falje, duke i sjellë Kosovës Marreveshje te demshme. Por ky njeri shkoi aq larg sa qe e vuri ne loje edhe sovranitetin e Kosovës dhe po te mos ndalej Kosovën do ta copëtonte.

Më këto dhe shume te tjera, ia qiti faqen e zezë Kosovës në arenën ndërkombëtare, ia humbi imazhin e saj, duke e lejuar qe ne këtë dialog Serbia, anipse agresore, ta merrë primatin sikur ajo te mos kishte bë gjenocid ne Kosovë. Të gjitha këto ndikuan qe bota te krijoj huti së çfarë po ndodhë ne te vertetë ne Kosovë, kah po shkonë ajo, çfare ndikuan edhe ne ndaljen e njohjeve, bile pati edhe çnjohje bukur te mëdha.

Albin nësër ne Berlin duhet të jeshë i pa kompromisë ndaj Thaçit i cili është i njohur për dredhitë dhe eskivimet e tij. Neser kësaj figure te kompremienuar te Kosovës në Berlin duhesh t’i japish leksikon, mat, siç thuhet me dy tre poteza sepse je një figurë e pakorruptuar, je arre e fortë qe nuk thyhesh, qe ia do te mirën vendit, ndaj atij i cili për te gjitha keto vite se bashku me Partinë e tij, u korruptuan deri ne maksimun, duke e mos luftuar fare korrupcioni qe si shkas pati edhe mosliberalizimin e vizave.

Albin neser në takim me Richard Grenellin duhesh t’ia thuash te verteten për zhvillimet e pasluftes ne Kosovë, duke e apostrofuar Thaçin, i cili se bashku me partin e tij, benë qeverisje te keqe, duke e shkaterruar vendin ne te gjitha fushat e jetes, si ekonominë, arsimin, shendetesinë, duke e keqpërdor paratë e taksapaguesve, me afera dhe skandale politike e deri te ndjekja pa baza ligjore te shtetasve turk nga Kosova.

Albin unë e di së ti e ke guxim, qe neser te thuash te vertetën ne këtë takim, sepse e verteta është ne anën e juaj.

Une e di se do ta bësh këtë, këtë e ke për obigim nga vota e popullit, i cili ta dha besen për te luftar te keqen, qe u mbollë ne këtë truall qe 20 vite. Populli ta dha besën dhe mandatin qe t’i ndihmojsh atij nga kjo katrahurë e mbjellur me vite në Kosovë nga bandat përmes afareva dhe skandaleve korruptive.

Nëser te uroj sukses te dalish fitues, duke ia treguar të gjitha këqijat qe i ka berë Hashim Thaçi për te gjitha këto vite, sepse e verteta është ne anën tende.