Skënder Karaçica
Executive Director
Albanian-American Association
of Intellectuals Businessmen and Activists
Phone: +1 (708) 983-5394 | Email: [email protected]
Ndodh edhe kjo
Përditë na vijnë lajme të këqia nga Kosova! Nuk kalon asnjë ditë e lume që, për fatin jo të mirë vijnë lajme me “kostumin” e anarkisë nga të gjitha rrafshet e pushtetit (poshtë-lartë) dhe nga vetë sjellja e qytetarëve tanë.
Për çudinë e kohës (Kosova shtet udhëhiqet nga shqiptarët), madje edhe për policinë si një nga mekanizmat e krahut të respektimit të ligjit të shtetit në mbrojtje të qytetarëve, dalin zyrtarët e këtij pushteti dhe sillen ndaj tyre sikurse ata të ishin të huaj për ne (sic!).
Pse me këto sjellje të anarkisë…? E kujt është policia e Kosovës,mbase nuk keni harruar kur përjetonim orën e vdekjes kolektive nga regjimi i Serbisë se Millosheviqit dhe, atëherë në atë kohë kur ne thoshim më zë të lartë: Veçsa të çlirohemi se me një lugë do të hajmë drekën…!
E tashti, çfarë po ndodh me harresën e të djeshmes varr kolektiv për Kosovën nga regjimi serb…?!
Të mësohemi të jetojmë LIRINË, PAVARËSINË dhe SHTETIN LIGJOR të KOSOVËS!
Çikago, më 26 korrik 2019
Skender,
Eja ne Kosove, dhe tregona per solucione apo per zgjidhje te çdo problemi. Kosova ka nevojë per ty edhe per llojin tend… sepse je shum i mençëm dhe e don shumë Kosoven prej Diaspore…
Eja fito post politik dhe rregulloje… ose shuj.. E rri jashtë Kosove.
Komentet janë mbyllur.