“Nëse Skënderbeu do të jetonte më gjatë, Evropa do të ishte ndryshe”

1
677

Dita, 9 maj 2018

Viti mbarëkombëtar i Skënderbeut rikthen në Tiranë bashkë me koleksionin e saj, ndër më të veçantit, kur flasim për ato private, Patricia Nugee.
Britanikja që prej dekadash koleksionon çdo libër të shkruar në gjuhë të ndryshme për heroin tonë kombëtar i prezanton ato në Muzeun Historik Kombëtar.

Janë kopje të rralla, 12 prej të cilëve vijnë nga shekulli i XVI.
“Pjesën më të madhe të tyre i kam blerë në ankande, madje edhe nga shtëpia e famshme “Sotheby”. Ende sot me dhemb, një libër të cilin nuk mund ta blija, pasi një shtetas kanadez e morri atë”, thotë Patricia Nugee për Tv Klan.

Askush nuk ia rekomandoi Patricia Nugee, Skënderbeun.
Emrin e tij e ndeshi në enciklopedinë britanike.
Nga ajo kohë ajo filloi të gjurmonte gjithçka shkruhej për të.

“I trajtoj këto libra me shumë respekt.
Nëse Skënderbeu do të kishte jetuar më gjatë, e gjithë Evropa sot do të ishte ndryshe.
Ndaluni pak dhe mendoni për këtë, është një e dhënë e rëndësishme”, thotë britanikja.

Përveç viteve, gjuhët në të cilat janë shkruar përbëjnë të rrallën te ky koleksion.
Për Patrician këta libra janë të shenjtë.
Ajo i ka çuar ata në disa kryeqytete të Evropës.
Këtë herë në Tiranë do të qëndrojnë për pak ditë, deri të premten.

1 KOMENT

  1. Nese Enver Hoxha do te jetonte shum me pak… Europa do te ishte me e mire… edhe nese Lenini, Stalini, Hitleri, Brezhnjevi, Homeini do te jetonin shum me pak Europa do te ishte me e mire shume…

Komentet janë mbyllur.