Nëse s’jam e lirë, thjesht, s’du me ekzistu !

0
279
Albin Kurti - Kimete Berisha

Kimete Berisha

Të rinj, ky i pashëm, e për vete s’po flas, se po shihet me sy t’lirë ☺️…Të robëruar, të varfër, të rrebeluar.
Guximi im mund të quhet ‘papjekuri’, se çdo ditë udhëtoja nga veriu i Mitrovicës, e ky i guximshëm me vetëdije…
Në protestën studentore, e frymëzuar nga Teki Dërvishi.

Në vend se me vujt për dashni, ne vuanim për Liri.

Se qysh thotë ajo fjala e famshme:
Për Dashni e jap Jetën, por për Liri e jap edhe Dashninë‘.
Unë gazetare e ‘Bota sot’, Albini lider i protestave studentore ❤️❤️.

Pasha Rininë, e kemi dasht shumë Lirinë.
Kur u njoftuan me Lirinë, Ajo e mori fytyrën e Lakmisë.
Kjo ‘lloj’ Lirie kurrë nuk u bë më e bukur se Ne!

P.S. Nuk jam nacionaliste (qysh më ‘akuzon’ Berat Buzhala, i cili diçka kohëve të fundit ‘u ftof’ prej meje), por jam krenare, inatçore, kokëfortë dhe e pakompromis…

S’du, për asnjë çmim nuk pranoj me ‘m’grah’ kurrkush.
Nëse s’jam e lirë, thjesht, s’du me ekzistu.