Arben Çokaj
MARRINË ËSHTË E VËSHTIRË ME E NDALË… POR NËSE MERREMI ME FE E DISKUTIME FETARE, JEMI TË HUMBUR SI KOMB…
SHKOLLIM E DIJE, PUNË E PRODHIM, ORIENTIM DREJT QËLLIMIT E REZULTATEVE, INTEGRIM EVROPIAN, KJO DO TË SJELLË EDHE PRODUKT E ZHVILLIM PËR VENDIN E KOMBIN TONË
Neurozat fetare janë të çuditshme, janë për injorantin aq të rëndësishme, sa edhe pse e di se e dëmtojnë, si në rastin e islamit, vazhdon me i mbajtë. Prandaj feja ndryshon ose me dhunë, si e bënë otomanët mbi ne, ose me ndërgjegjësim. E kur njeriu ndërgjegjësohet, ndodh qënuk beson edhe aq. Prandaj po them, që nëse ne si shqiptarë i hyjmë diskutimeve fetare, edhe pse shumica e dimë se me qenë katolikë, ne do të ishim më mirë e më të organizuar, praktikisht nuk arrijmë ndonjë rezultat të kënaqshëm, e mund të dalim me humbje. Se feja ciladoqoftë, nuk prodhon gjë.
Është më mirë me ulë ndikimin fetar në përgjithësi, se rritet harmonia mes shqiptarëve dhe orienrohemi drejt rezultatit, drejt qëllimit, shkollim e dije, punë e prodhim, dhe integrohemi në BE e gradualisht vijmë edhe duke e humbur identitetin fetar, që sot e kemi të dukshëm më shumë se identitetin kombëtar, sepse na dominon islami në popullin tonë… Pra, po u zhvilluam si kombdet evropiane, kujt i intereson feja?!