Nëse LDK humb, ajo fiton. Nëse fiton, ajo humb!

0
274
Naser Aliu

Lis Bukuroca

Isa Mustafa dhuroi nga shteti 20 milionë për avokatët (5 vetëm të Thaçit) kështu nesër detyron shtetin e Kosovës për të ndihmuar edhe kriminelët serb, që mund të akuzohen nga Gjykata e Posaçme!

E bëri Thaçin kryetar duke ditur se mund të burgoset nga ajo pozitë dhe dëmtohet imazhi i vendit!

Bëri diferencim ideologjik komunist ndaj Donika Gërvallës dhe Vjosa Osmanit dhe i konsideroi të papërshtatshme. I erdhi dita t’i hakmerret Jusuf Gërvallës për irredentizëm gati dy dekada pas çlirimit.

Nuk e donte Rugovën dhe me Bukoshin ishin kundër tij. Dulla në vitin 2004 u kandiduar kundër Rugovës në partinë e Bukoshit me numrin 78. Sot Hoti dhe Mustafa përkulen para varrit të tij, si dje Mustafa krenar para varrit të Titos.

LDK është Vjosa Osmani, Donika Gërvalla, Faton Pec, Haxhi Avdyli…

Mustafa e ka shndërruar LDK-në në Lidhje Komuniste të Serbisë ku bëhen diferencime politike!
Mustafa e nënshkroi Zajednicën serbe që i mundësonte të bëhet republikë brenda Kosovës.
Ai pengoi Agim Çekun për të përjashtuar veteranët e rrejshëm!

Ai kërkon radikalizim fetar të popullit dhe i bën apel të mburret me religjion dhe me objekte fetare: si Erdogani! Në Perëndim nuk mburret njeri me fe!

Voto ardhmërinë e Republikës, jo të kaluarën e Krahinës Autonome Socialiste! Kështu jep kontributin e madh për ta çliruar partinë e Rugovës nga kundërshtarët e tij.

LDK e Mustafës dhe Hotit ka kapur shtetin me ata që i shanin si kapës të shtetit!
LDK është parti e kapur nga antirugovistët Mustafa dhe Hoti! Këta dy u anëtarësuan në partinë e Rugovës pas vdekjes së tij!
Çdo votë për LDK-në e Isa Mustafës, është votë kundër LDK-së së Rugovës!

Hoti premton se do të luftojë „të kuqët“, jo korrupsionin dhe krimin!

“Novoizabrani premijer Kosova i Metohije Isa Mustafa nekada je sarađivao sa Rahmanom Morinom, premijerom KiM koji je bio protiv separatizma.“ 09.12.2014, b92

“Kryeministri i ri Kosovës dhe Metohisë, Isa Mustafa, dikur pat bashkëpunonuar me Rrahman Morinën, Kryeministrin e Kosovës dhe Metohisë, i cili ishte kundër separatizmit.”

Prandaj, nëse LDK humb, ajo fiton. Nëse fiton, ajo humb!