Nëse jo një vjedhje ndaj shqiptarëve, është një atentat ekonomik

1
1009

Rruga e Kombit, 5 euro!… Akuza e Dom Gjergjit

Nga syri.net, 23/07/2016

Ai nuk është një prift i zakonshëm. Ai nuk është modeli i thjeshtë i bariut të mirë, që predikon para grigjës së tij në famullinë e Durrësit, e cila është gjithmonë plot për të dëgjur ligjëratën e ndërthurur mes realitetit të kësaj toke dhe mësimeve të omnipotentit që artikulon Dom Gjergj Meta.

Por ai prej kohësh nuk është më vetëm kaq “institucional”. Në një botë të re, në një shoqëri frenetike, jo gjithnjë e gatshme për të shkuar tek bariu i mirë, është ky i fundit që për asnjë çast për hir të betimit të përjetshëm që ka bërë për të shërbyer, e ofron shërbimin e tij sa të mundet e ku të mundet me vetëm një qëllim, gjithmonë përkrah të të pamundurit popull, por kurrë kundër askujt.

Reagimi më i fundit i priftit më të njohur në Shqipëri, Dom Gjergj Meta ka të bëjë me një shqetësim që ai ndan për një vendim, i cili u servir ashtu natyrshëm dje për publikun shqiptar të ginjtur para kohe prej lugës ende bosh të Reformës në Drejtësi, një vendim i cili i faturon sërish të dënuarit të përjetshëm me taksa, popullit…, edhe një taksë të re, 5 euro sa herë të udhëtojë nga Kosova drejt Shqipërisë dhe anasjelltas.

Ja sesi e komenton Dom Gjergj Meta vendimin e Ministrisë së Transporteve për të lejuar këtë konçesion:

Ky koncesion do të thotë rritje e çmimit të biletës për udhëtaret e shkretë, për furgonat e autobusat. Po ashtu për biznesin e mesëm dhe të vogël do të thotë rritje të produkteve që shiten e kështu përsëri qytetarët që blejnë, penalizohen. Kjo rrugë duhet t’i mbetet shtetit edhe për shumë vite, derisa të krijohet një mirëqenie relative sidomos për fshtarat e varfër të verilindjes, që e shohin Rrugën e Kombit si një dalje të rëndësishme. Unë them që kjo është e padrejtë dhe penalizon qytetarët e thjeshtë dhe të varfërit, sepse Rruga e Kombit kalon në një ndër zonat më të varfëra të Shqipërisë.

Po ashtu edhe kosovarët që vijnë në Shqipëri do të penalizohen nga kjo gjë, sidomos ata që kanë lidhje të përditshme apo të përjavëshme me Shqipërinë. Ndoshta ka më eskperte se unë dhe ma hedhin poshtë këtë që po them. Të mos flasim pastaj për cilësinë e konçesionit se si do të jetë në mirëmbajtjen e rrugës, e cila sigurisht do të ketë nevoje të monitorohet mirë, shume mirë. Nëse nuk mund ta quajme vjedhje, sepse ndoshta procedurat jane bërë në rregull, unë me plot gojën e quaj një atentat ndaj qytetarit me nivel ekonomik te ulët dhe te mesëm”.

1 KOMENT

  1. O Ervjon Cara, Gjergj Meten e njoh personalisht. I ati ka qene ngaterruar me Sigurimin e kohes se Enverit, ndersa Gjergji vetë eshtë marre me trafikim njerezish ne fillesat e demokracise… qe demokraci i thençin. Djali i xhaxhait tim ka ikur ne Amerike nepermjet ketij, me pretekstin se gjoja do e çonte jashtë per ta bere prift. Thjeshtë mori para, siç ka bere shumë here edhe me shum te tjere. Tani i eshtë futur biznesit te berjes se lekeve me ceremonite e martesave te katolikeve.

Komentet janë mbyllur.