NERINA TOÇI, ME EKSPOZITË FOTOGRAFIKE, NË “AK-ART GALLERY” TË KRYEQYTETIT…

0
2081
Nerina Toçi

Artistja e re, Nerina Toçi…

Nga: Murat Gecaj

1.

Tashmë, është e njohur që emigrantët shqiptarë janë shpërndarë në shumë shtete të botës, pra jo vetëm nëpër Evropë, por dhe deri në Amerikë e Kanada, Australi e tjerë. Në përpjekjet e tyre për mbijetesë dhe përshtatje me mjedisin, që i rrethon, atje shkollohen e punojnë në profesione të lamishme të jetës. Por shumë nga ata përpiqen ta zhvillojnë e ta afirmojnë talentin e tyre në fusha të ndryshme të artit, kulturës e letërsisë. Kështu, botojnë libra në poezi e prozë, marrin pjesë në filma të rinj, çelin ekspozita pikture e fotografike etj. Veçori e tërë kësaj pune të dobishme është se ata i mbajnë mendjen, sytë e zemrën në vendlindje, në Shqipëri. Pra, gjithnjë në jetën dhe krijimtarinë e tyre gjen pasqyrim identiteti ynë kombëtar shqiptar.

Në këto pak radhë e kemi fjalën pikërisht për një artiste të re, e cila është larguar vite më parë nga Atdheu ynë.

2.

Siç është njoftuar, sidomos në Internet, këto ditë ka ardhur nga Sicilia e Italisë e reja Nerina Toçi. Ajo ka shumë vite që jeton atje me familjen. Por, pas pjesëmarrjes si modele në disa veprimtari të organizuara në vendin ku jeton, i vuri qëllim vetes t’i hyjë një rruge të bukur të artit, pra fotografimit. Këtë mjeshtëri artistike ka dy vjet që ajo e ka nisur me pasion, krahas edhe thurjes së poezive. Tematika e fotove të saj, bardhezi, është e larmishme. Në qendër të tyre është njeriu, me botën e pasur shirtërore, me ndjenjat, mndimet dh shqetësimet e ndryshme. Kështu, së pari, aty zunë vend fotografitë e vetëvetes. Por ajo e ka në objektivin e saj edhe natyrën, me bukuritë e pafundme etj.

Deri tani, Nerina ka çelur disa ekspozita me fotografitë e saj, sidomos në Itali. Ato janë pëlqyer nga shikuesit për individualitetin e tyre. Por ajo e kishte merak të rikthehej në vendlindje, tanimë e rritur dhe e pjekur, për t’ua paraqitur bashkatdhetarëve punimet e saj, që i ka krijuar me aq dashuri e pasion rinor. Kështu, ajo kontaktoi me “Ak Art Gallery”, në kryeqytet, të piktorit të pasonuar Azem Kuçana dhe me administratoren e palodhur Vjollca Kuçana, bashkëshorte e tij.


Pjesëmarrës në përurimin e Ekspozitës…Nga e majta: Azem Kuçana, Zyba Hysa, Nerina Toçi e M. Gecaj (Tiranë, 17 gusht 2016)

Pas marrëveshjes së bërë, artistja e re Nerina Toçi erdhi këto ditë nga Italia dhe, në këtë “strehëz” të ngrohtë të artit në kryeqytet, ajo eskpozoi jo shumë punime artistike të saj, pra vetëm më te zgjdhurat, gjithësej 30 fotografi bardhezi.
Në përurimin, që u organizua mbrëmë në “Ak-Art Gallery”, kishin ardhur të ftuar të shumtë: familjarë të autores së kësaj Ekspozite vetjake, krijues të fushave të ndryshme të artit, kulturës e letërsisë, nga media e shkruar dhe ajo elektronike. Ishte kënaqësi, kur aty u takova me: publicistin e studiuesin Sejdo Harka, arsimtaren e shkrimtaren Zyba Hysa, gazetaret e reja Oralda Lehe, nga “Radio-Tirana dhe Eltona Lakuriqi, e “Besëlidhjes Gorare” dhe tjerë.


Pamje nga salla, ku u zhvillua veprimtaria…

Fjalën e rastit, në këtë përurim, e mbajti administratorja e kësaj Galerie, Vjollca Kuçana. Pasi ajo ua uroi mirëseardhjen gjithë të pranishmëve, shkurtimisht, u ndal në jetën dhe krijimtarinë e Nerina Toçit, fillimisht si modele dhe tash dy vjet në fushën e fotografisë artistike. Fjalët e saj dhe të vetë Nerinës, e cila ishte shumë e emocionuar, kur i falënderoi të pranishmit për pjesëmarrjen, u duartrokitën ngrohtësisht.

…Pastaj të ftuarit në këtë përurim panë me kureshtje fotografitë e bukura, që janë eskpozuar aty dhe bënë fotografi të përbashkëta për kujtim. Gjithashtu, ata morën pjesë në koktejin e shtruar, me këtë rast, nga familja e autores së kësaj Ekspozite Fotografike. Ajo do të jetë e hapur, për vizitorët, deri më datën 20 gusht 2016.

(Fotot nga: M.Gecaj)

Tiranë, 18 gusht 2016