Nga Hysen Ibrahimi
Suedi/Förslöv, 28 nëntor 2019
NËNTORI YNË
Si çdo herë
Të përjetojmë e të kujtojmë
Shkruajmë për ty
E besa edhe të këndojmë
Emocionet ngjallen në këtë muaj
Krenar e ballëhapur
Kur e ngrisim at Flamur
E kur kujtojmë heronjtë e nëntorit
Ismail Qemalin e Luigjn Gurakuqin
Isë Boletinin e Shpend Dragobinë
Dom Nikoll Kaqorrin e Bedri Pejanin
Rexhep Mitrovicën e Mid’hat Frashërin
Sali Gjukën e Dhimitër Beratin
Vehbi Dibra Agollin e Jorgji Kurbunarën
Elmas Bocen e Veli Harçin
Qazim Kokoshin e Jani Mingën
Aristidh Ruçin e Abdi Toptanin
Abas Dilaver Celkupën e Dhimitër Tutulanin
Shefqet Daijun e Zihni Abas Kaninën
Xhelal Koprëncken e Hajredin Cakranin
Qemal Karaosman Elbasanin e Iljaz Vrionin
Dhimitër Mborja Emanoilin e Dhimitër Zografin
Murad Toptanin e Pandeli Calen
Spirido ILON e Thanas Floqin
Qemal Mullajin e Xhemal Deliallisi
Hafiz Murteza Strugën e Nuri Sojliun
Mustafa Merlika Krujën e Ferit Vokopolën
Ymer Deliallisin e Lef Nosin
Nebi Sefën e Zyhdi Ohrin
O, amaneti i tyre
N’a obligon
N’a thërret
Të respektohemi
Të pejtohemi
Mos t’prishemi
Mos t’përqahemi
Të shkruajmë
Të përurojmë
Të vlerësojmë
T’a duam
Vendin
Gjuhën
Kulturën
Flamurin
T’i ruajmë
Me çdo çmim
Si heronjtë e nëntorit
Si Gjergj Kastrioti ynë dikur
Kështu n’a don historia
Iliria dhe shqiptaria.
Të përçarë e të ndarë
Vetëm armiku n’a don.