Nënës sime heroinë

0
1071

Poezi nga Ramë Thaçi

Emri i nënës sime, heroinë,
me pesë shkronja të arta shkruar.
Në vijimësi me grish, jo vetëm ditën,
por edhe natën kur jam në gjumë.
Nëna ime, heroinë,
më lindi dhe me therrmia misërnike me rriti.
Gjithmonë e trishtuar dhe e strukur
nga stuhitë barbarare që nga të katër anët frynin.
Nëna ime, heroinë, në fëmijëri më përkundte
dhe më ninulonte me gjuhën e Naimit,
shoqëruar me shumë urata e përgëzime.
Nëna ime,heroinë,
imja nënë, Dnore
si dielli më shndriti
dhe me afshin e tokës arbërore,
më bekoi e më rriti…