NËNËMADHEN E KA SHKËRDHYER I GJITHË KATUNDI DHE QYTETI

0
358
Kalosh Çeliku

NGA KALOSH ÇELIKU

Deklaratat e politikanëve. Dhe, “analistëve” politikë
I lexoj me plot budalliqe: Më villet. Edhe, pse:
Zorrët, Sot dua t’i nxjerr nga barku. Marr Malet
Dhe, ikë. Strehohem në Shtëpi Publike. Kaçake.

Kohën e fundit lexoj, edhe një Budallaki politike
Para zgjedhjeve të parakohshme parlamentare:
Se, “Nënëmadhja”: jemi të gjithë ne shqiptarët?!
Çmenduri. Nëse, Nëna Parti: Eshtë Nënëmadhja
Unë, nuk jam djali “hazret” i asaj Tatëmadhe.
Kutadi, ndoshta jam kopil i një Xhadie publike:
Që, Babai më lindi me një tjetër Grua politike?!

Tinëz, Nanëmadhes. Dje, me dy “nagantë” në brez
Dy-tre bomba serbi “kashikara”, në Strukezezë.
Nateditë, në Katund. Qytet. “Shqipëri të Madhe”:
Frikë, pati ta prek “hyqymeti”. Serbi. Dhe, Dovleti.

Sot, Jo! Unë, nuk jam djali i Nënës Madhe
Pasmesnate, që e shkërdheu Katundi. Qyteti?!…

(Im Atë shpesh e thoshte
ende më punon gishti)

Im Atë, shpesh e thoshte pranë Oxhakut:
Djema Nane, edhe Sot: më punon Gishti.
E, dija si Poet i Nesërm. Porosinë e Madhe:
Gishtin tregues të dorës Tij. Dhe, Luftës.
Vetëmse: Tërheqi këmbëzën e “Nagantit”
Armën time historike për luftë me Dy tyta.

Koha Historike: Përdorë strategjinë politike:
Burra, në Poezi! Ende, punon Lapsi Kryngritës.
Patjetër, Sot edhe Gishti dorës shkrep për Liri:
E tërheq, këmbëzën e “nagantit”. Kryengritës…

(Pushteti për politikanët
është çaj rusi)

Pushteti për politikanët, ësht çaj rusi
I lutem Natyrës: Para këmbëve Shqiptare
Se: Çaji rusit, nuk është Feja Myslimane!
Feja jonë, është e Vasë Pashë Shkodranit:
“Leni kisha e xhamia! Feja e shqiptarit, Sot
E Mot, ështe gjithmonë: SHQIPTARIA!”
Feja me Shqiponjë në Xhaminë Shqiptare
E Vasë Pashë Shkodranit: SHQIPERIA!

Punë tjetër, është ajo, se: ne, pimë çaj rusi
E, Rusia mesdite: pi “votka” në LIRI?!
Mos e them, se”: në Xhaminë “muslimane”
E, jo në atë Shqiptare. Edhe, sot e kësaj dite:
Pihet çaji rusit. Popullit “hibrit”. Që, bredh
Rrugëve botës si “turk”, pa “Din e Iman”.

Popull, moti i dalldisur rrugëve nga Turqia
Me poste politike: pashallarë. E, agallarë.
Sot: kryetarë. Ministra “vëllazërim-bashkimi”…

(Kalosh Çeliku në Jetë
e ka vetëm një Grua)

Kalosh Çeliku: Po, pi raki rrushi
Dhe, nuk pi çaj rusi. “Hallall”!
Dhe, as i lutet Zotit në xhami
Falë mëkatet. Dhurojë poezi.
Aqmëpak. Sot, poste. Dhe, Liri.
Nateditë, e rrokullis Poezinë
Jo! Xhadinë e rrejshme, Mike.

Përmëtepër, Nënën e Madhe:
Kalosh Çeliku, e ka një Grua!
Ajo është, deri në Vdekje: Poezia…

(Nateditë më vretë Poezia)

Nateditë, më vretë Poezia. Grua
Edhe, atë: Ditën. Natën. Diell.
Pajtohem. Qënka Grua, xheloze:
Përndjek, në kafene. Gjumë. Besnike:
E, Unë një burrë: Gjoja, shqiptar
Ende, nuk e tradhtova në Jetë. Rrugë.

Kutadi, Ajo tradhtoi me ndonjë burrë
Edhe, Unë e tradhtova me disa gra.
Nuk ikë Besnikja, më do për burrë
E, Unë dua të ikë?! Tradhtoj si Grua.

Vërtetë, dua ta lë si Grua Besnike
Thotë: O, burrë! I jemi je përjetë:
Përtej Varri. Parajse. (Xhehnemi)…