Nënë e dëshmorit

1
356
Flamuri shqiptar

Zymer Mehani

Nënë e dëshmorit

(Në përvjetorin e shkuarjes në amshim të nënës së dëshmorit, Nuhi Geci)

Saherë vëmë kurora
Te ai lapidar
Për atë luftëtar
Do themi me shpirt
– Lum nëna që e lindi
Dhe kjo tokë që e rriti
E që i dha dritë!

Saherë n’përvjetore
Të rënies së dëshmorit
Të vetë meteorit
Thamë me zë të lartë
– Të lumtë, nënë që e linde
E rrite atë trim
Të rrojë yti emër
E themi me zemër!

Saherë e shoh shqipen
Në atë fushë t’flamurit
M’shëmbëllen me ty
O nënë e dëshmorit-
Dritë e meteorit
Për ty lutem prore
O NËNË ARBËRORE
– Ai shpirt plot dëlirësi
Të ndrittë n’përjetësi!

1 KOMENT

  1. NENA na ka lind është NENE!
    Atdheu KRYENENA Jone!

    Nje NENE-vetem nje NENE Ka bota;
    I shtrenjte eshte emri i saj,
    Nene-MADHIA – qe e quajme ATDHE
    Eshte VENDLINDIA – *GEN per GEN*!

    Shqiperia-e mira-NENE- Shqiperi,
    Ne shkekuj mes UROPES-me krenari,
    Popull mes trojeve thirur ARBERI,
    Vijimesi; nga te PARET – *Iliro-PELLAZGJI*

    Mes tyre fiset mbarë, me kryefisin *Iliria,*
    Në zemer, malet e Alpeve-deri Ballkan,
    Ulqin-Fushe Kosoven-Mirdite-Myzeqe, bri detit Adriatik
    Tej Gramozi-Melesini-Nemerckes e tere Çamerine.

    * Histori ne shkekuj keta popuj shkruar,
    Si malet e saj, historia lartesuar,
    Brezat ruajtur origjinen, per te-perkushtuar,
    Traditat amtare, me gjuhen perjetesuar..!

    Nga Pirua i EPIRIT tek Gjerg-Kastrioti me shoke,
    Historine shkruajtur krejt Ballkanit perendimor,
    Brigjeve te deteve; Aderiatik e Jonë, me krenari,
    Ndare dy shtete: Kosova me Nenen Shqiperi…
    (Kjo fatkeqesi…)

    **Titullova:*NENA qe te ka lindur eshte NENE!
    Atdheu Krenaria jone,*
    Ne jete te JETEVE enderra mbareshqiptare
    Te rruhet, ani, *PADREJTESI-Historia BERE!
    Rroj me gaz e me shprese, ndaj …
    – Atdheu – KRENARI mbete!
    Historia; fjalen duhet ta thote!

    Toronto 15=06-2021 – 85 vjeçari – Guri Naimit D.

Komentet janë mbyllur.