NËNA QË RRITI MË SHUMË SE GJASHTË PARË JETIMË

0
869
Hajrush Redenica

Shkruan Hajrush Redenica

Nëna Hana u lind më 10 / 06 /1933 në fshatin Lisock nga prindërit Bajram e Hafize Zuzaku. U rrit në një familje bujare dhe patriotike dhe qysh e re iu rrek punëve të shtëpisë dhe të bujqësisë e blegtorisë.

Nëna Hanë qëndroi në Lisock të Dardanës pë 18 vjet rresht dhe si e re u martua me një djalë shumë bujar dhe punëtor të palodhshëm, me Zukë Demirin nga Gumnishta e Gjilanit. Zuka qysh në moshë të re 23- vjeçare u shpërngul nga Kika qendrore në Gumnishtë të Gjilanit, në tetor të vitit 1943.

Nëna Hanë u martua në vitin 1951 për Zukë Demirin dhe kishte një jetë shumë të lumtur bashkëshortore. Vetë jeta i solli shumë sfida gjatë rrugëtimit jetësor të saj! Nëna Hanë sot ka 9 fëmijë të rritur, të martuar dhe shumë nipa e mbesa. Ajo u sfidua edhe me shumë nipa mbesa, fëmijë të kunetëve për t’i rritur. Ishte një punëtore shum[ e vyeshme dhe iu rrek punëve të shtëpisë dhe të fushës, por kunati i saj Hamid Demiri pati shumë sfida, se ishte katër here i martuar dhe të katër gratë i vdiqën, ku tri prej tyre lanë fëmijë dhe nuk kishte se kush t’i rriste, e kështu nëna Hanë iu bë si nënë e tyre dhe me një angazhim të pashoq ia doli t’i rritë ata fëmijë.

Por nuk shkoi shumë kohë e vdiq edhe nusja e kunatit të madh, Sahitit dhe mbetën edhe tre fëmijë në moshë shumë të vogël, për të cilët u angazhua maksimalisht për t’i rritur. Nënës Hanë i vdiq edhe nusja e vet, e cila ila dy fëmijë të vegjël dhe nusja tjetër ia la një vajzë dhe kështu mbi 17 fëmijë jetimë i rriti Nëna Hanë. Ajo sot edhe pse është në një moshë të shtyrë 86 vjeçe, qëndron shumë mirë me shëndet.

Respekt për nënën Hanë dhe të gjitha nanat tona, që me çdo mund na lindën e na rritën dhe kurrë nuk u gjunjëzuan.

Dërgoi për publikim, Zymer Mehani, gazetar