“Pasi u bëra president, u kërkova disa anëtarëve të truprojës sime të dilnim për një shëtitje nëpër qytet. Pas shëtitjes, ne shkuam për të drekuar në një restorant. U ulëm në një nga më qendrorët dhe secili prej nesh pyeti se çfarë kishte në menu. Pas pak pritjeje erdhi kamarieri duke sjellë menutë tona dhe në atë moment kuptova se i ulur në tryezën që ishte pikërisht përpara tonës, ishte vetëm një burrë që priste ti shërbenin.
Kur atij i shërbyen i thashë një bodyguardit tim: shko kërkoji atij njeriu të bashkohet me ne. Bodyguardi shkoi dhe i bëri ftesën. Burri u ngrit, mori pjatën dhe u ul pranë meje. Ndërsa hante, duart i dridheshin vazhdimisht dhe ai nuk e ngrinte kokën nga ushqimi. Kur mbaroi, ai më përshëndeti edhe pa më parë u largua..
Atëherë bodyguardi më tha:
Madiba, ai njeri duhet të jetë shumë i sëmurë, pasi duart e tij nuk pushuan së dridhuri ndërsa hante.
– Aspak! arsyeja e dridhjes së tij është një tjetër – iu përgjigja.
Bodyguardet më shikuan çuditshëm dhe u thashë:
– Ai njeri ishte kujdestari i burgut ku unë mbahesha. Shpesh, pas torturave që më bëheshin, unë bërtisja dhe kërkoja ujë dhe ai vinte të më poshtëronte, të më qeshte dhe në vend që të më jepte ujë ai urinonte në kokën time.
Ai nuk ishte i sëmurë, kishte frikë dhe dridhej mbase nga frika se tani që unë jam presidenti i Afrikës së Jugut, do ta dërgoja në burg dhe do të bëja të njëjtën gjë që më bëri, duke e torturuar dhe poshtëruar. Por unë nuk jam i tillë, ajo sjellje nuk është pjesë e karakterit tim, dhe as e etikës sime.
Mendjet që kërkojnë hakmarrje shkatërrojnë shtetet, ndërsa ato që kërkojnë pajtimin ndërtojnë kombe. “(Cit. Nelson Mandela)
(Problemi nuk është se sa fitojnë politikanët, problemi është se sa vlejnë)
Çfare storie e rrejshme. Se pari Mendella ka qene vrases dhe ne burg ishte per 4 vrasje… e jo per liri.
Ne kohen e Mandelles si kryeatar ka pase me shume zezak te vrare se ne kohen e apartheidit, sepse Mendella ka qene ksenofob, dhe i ka urrejte zezaket e vendeve tjera qe vinin te punonin ne Afriken Jugore.
Mendella e ka lane porosi, qe Afrika Jugore kurrre mos te e pranoje pavaresine dhe lirine e Kosoves. Ishte edhe kunder çlirimit te Kosoves ke 1999.
Komentet janë mbyllur.