Nga Myslim Pasha
Ditë më parë, lexuam në mediume se kryenegociatori i Marrëveshjes së parë Detare midis Shqipërisë dhe Greqisë shkonte në një mission dhe detyrë të re, në UNESCO.
Domosdo, se lajmi jepej me nënkuptimin e ndjeshëm të këtyre ditëve. Nuk u ndjeva mirë, sepse gjithherë duhet menduar si për veten tënde, për familjen, karrierën në ndikimin tërësor vetjak dhe familjar, në mbresat psikologjike të pashlyeshme, krejt të natyrshme.
Negociatorët e sot e kësaj dite vijoijnë të thonë se “kanë bërë negocime të paqme” e po kështu ”ndjehen në paqe me veten e tyre”.
“Kaq ditëm, e kaq e bëmë!”
“S’kemi dhënë asnjë milimetër det!”
“U bazuam tek Vija e Mesme!” etj.
“Kaq e dita, kaq e thashë! Merre o Shtet i shtrëmbër se ta lashë!“
Me që ra fjala për kryenegociatorin, ai u shpreh tek UET para nëntë vjetësh (si ikin vitet!) para opinionit studimor se: “Ne mund të duam shumë më tepër hapësirë detare, … po kaq na takoi…!”
Ishte i veshur me të bardha… dhe vinte nga OKB-ja.
Po ku ishte ky shteti ynë i shtrëmbër i cili në paradigmën e tij të shformuar, i shtëmbëron edhe më keq nëpunësit e tij?
Grupi negociator e kreu detyrën!
Po ku ishte Oponenca e specializuar në dorë të një Institucioni të lartë për të Drejtën Detare Ndërkombëtare?
Ku ishte oponenca nga Instutucionet gjeohartografike kombëtare?
Ku ishte Oponenca e Institutit të Gjeoshkencave?
Këto institucione duhej që ta merrnin në dorë, ta skanonin dhe filtronin Marrëveshjen në të gjithë lëndën e përmasat e saj, përpara se të shkonte tek ministri i Jashtëm për firmë.
Pastaj një MEMO për kryeministrin.
Pse jo dhe për Këshillin e Mbrojtjes!?
Ku ishte ky shteti ynë i shtrëmbër në këtë mision të lartë kombëtar, kur ia la historisë një paçavure e një shkeleshko aq të turpshme, me mbresa të dyshimta jo vetëm në marrëdhëniet me Greqinë, por dhe për gjithë rajonin.
Ku ishte Shteti ynë i shtrëmbër !?
Prandaj kryenegociatori me brerje ndërgjegjeje në thellësinë e tij (edhe pse e ka gjykuar Gjykata Kushtetuese) ndofta vuan përmendjen e tij në medime, kur ai ndodhet në ngjitjen e tij të karjerës diplomatike.
Ku është ky shteti ynë i shtrëmbur!? (TemA)