Në përfundim të jubileut të madh të 550-vjetorit të Gjergj Kastriotit – Skënderbeut
Në Zym të Hasit, komuna e Prizrenit, ditën e shtunë, më 22 dhjetor 2028, në orën 11, mbahet manifestimi i madh “Gjergj Kastrioti – Skënderbeu në Zym”, me ç’rast pritet të inaugurohet shtatorja e kryeheriot kombëtar shqiptar – Gjergj Kastriotit – Skënderbeu.
Mjetet (afro 30 mijë euro) për shtatoren e Skënderbeut, por edhe për rregullimin e ambientit e për organizimin e këtij evenimenti kulturor, i kanë siguruar banoret e Zymit, Shëngjergjit e të Bregdrinit, përkatësisht mërgimtarët e këtyre fshatrave që punojnë në shtetet e Ballkanit.
Megjithatë, Shoqata e Shkrimtarëve “Shtjefën Gjeçovi” të Zymit më 23 prill 2018 pat vendosur që në Zym të ngritet monumenti i Gjergj Kastrioti – Skënderbeu.
Zymjanët qysh në prill të këtij viti kontaktuan me skulptorin e mirënjohur Sadik Spahija, nga Tirana, dhe e kontraktuan monumentin. Dhe tani çdo gjë është gati për t’u inaugurua shtatorja e Gjergj Kastriotit – Skënderbeu në Zym.
Për mysafirët nga Prishtina që marrin pjesë atë ditë në Zym është siguruar një autobus, I cili i pret mysafirët para Ipeshkvisë së Kosovës (te Katedralja “Shën Nëna Tereze”) dhe niset për Zym në orën 9.
Jeni të mirëseardhur!
(Frrok Kristaj)