Në vend të dhuratave të festave, një grusht lotë!!!

0
765
Skënder Mulliqi

Ese

Nga Skënder MULLIQI

Shumë do të kisha pasë dëshirë sigurisht bashkë më ju lexues të nderuar, që këtë ndërrim të moteve, ta kishim pritur shumë më të lumtur. Nuk po ka mundësi njeriu të zgjedhë fjalë të mira, kur të arriturat tona janë të vogla. Ne fakt kur themi të arritura edhe gabojmë së proceset dhe jeta të cilën po e bëjmë shumë pak i ngjajnë këtij fillim shekulli. Pak kemi fëmijë të lumtur në këtë nënqiellin tonë të zymtësuar nga elitat politike në pushtet, të cilët shumicën e fëmijëve po i lën pa dhurata. Po i lënë shumë fëmijë tanë më duar në gji, po i lënë fëmijët më shpresa të ndrydhura së edhe atyre babadimri ndoshta do t’ua sjellë një dhuratë kalimthi. Kjo shpresë e tyre mbetet shpresë e rreme, mbetet gëzim i pa realizuar, mbetet një dhembje e madhe.

Edhe fëmijët e popullit i kan festat e fund vitit, o Ju që jeni ngjitur lartë në qiell e nuk po zbrinti në mesin e popullit! Ju o kastë politike e nëmatisur, që nuk po dini se ekziston emri popull. I keni qitur në harresë fëmijët e dëshmorëve të kombit, i keni qitur në harresë fëmijët nevojtarë, të cilëve kontinjerët iu kan bërë tashmë program social. Kontenierët iu kan bërë shpresë për të mbijetuar ndoshta një ditë të vetme. Ju që jeni ngjitur në pushtet më votën e popullit, i keni shti vëshet llapushë në lesh, dhe nuk po iu intereson jeta e shumë kategorive shoqërore, të cilat këtë dimër dhe këtë acar nuk e kan as bukën e gojës, nuk kan më çka të ngrohen duke ngrirë nga mrazi.

Ju o kastë politike e mbrapshtë, po ua ktheni Vitin të Ri 2017, fëmijeve tanë në zi. Si nuk keni rahmet dhe si nuk i frikësoheni pak Zotit, të grabitni të gjitha të mirat për vete dhe për fëmijët tuaj!!! A keni pak ndjenja për fëmijët të cilët nuk mund ti gëzohen sado pak festave ?! Jeni njerëz të pa moral, jeni do banda që nuk po ngopeni kurrë më djersën dhe mundin e popullit! Ju pushtetarë moti jeni tjetërsuar nga populli dhe fëmijët e popullit. Ju popullin e “gjeni” vëtëm kur vjen koha për vota! Keni krijuar jetë luksoze për vete dhe për fëmijët tuaj si në parajsë. Mos iu gëzoni shumë të mirave të pa meritura, së Zoti nuk është i vonë, do ti paguani të gjitha.

Do të paguani për krimet që i keni bërë dhe jeni duke i bërë mbi bashkëkombasit Tuaj. Gjithëçka kthehet në këtë botë, thotë një fjalë e popullit ! Që 17 vite kurrë nuk zbritet në mesin e shkollarëve, nuk zbritet në mesin e fëmijëve jetim të matirëve dhe të dëshmorve të kombit të cilët na sollën lirinë. Shkelët më dy këmbë mbi gjakun e tyre. Shkëlet dhe po vazhdoni të shkëlni më të dyja këmbët mbi vlerat tona kombëtare. U treguat hileqarë të mëdhenjë. Po vraponi pas gjahu sikur qentë pas stërvinave ! Mendoni pak më koka esull së ky gjahë do tu mbetet një ditë në fyt! Kosovën e keni shëndrruar në pre. Ju me veprimet që jeni duke i bërë në dëm të shtetit dhe kombit, keni treguar së jeni shpirt ngusht dhe shpirt shitur, keni treguar së jeni do grupe bandash të tipit të Al Kapones.

Ju dhe politika si profesion fisnik, jeni dy bota të kundërta ! Duke plaçkitur, duke vjedhur, duke uzurpuar prona, duke abuzuar ditë e natë, e keni pru ngjendjën e mjerueshme sociale si në Afrikë. Ka njeriu në pafundësi qka të shkruaj jo për të mirë natyrisht… Secili popull e feston vitin e ri në mënyrën e vet, kurse fëmijët tanë pak kanë festë! Nuk kan mundësi të blejnë rroba të reja dhe gjëra të reja. Pema e Vitit të Ri është endërr e pa realizuar ?! Prindërit nuk kan më çka tua blejnë dhuratat. Një kore bukë dhe ujë janë “tortët” për fëmijët skamnorë ! Vëshin rroba të shqyera në vend të kostumeve më Babadimer. Nuk i fikën dritat në shenjë gëzimi. I fikën dritët posa të bie muzgu nga vaji dhe pikëllimi. I mbanë gjallë vëtem shpresa që prapë do t’i ngrohin rrëzet e mengjesit !!!