Në Uashington ngrihet flamuri amerikan për publicistin e mirënjohur Engjëll Musai

0
994
Ermira Babamusta

Nga Ermira Babamusta

Në ndërtesën e Kongresit Amerikan në Uashington DC u valëvit flamuri amerikan për nder të z. Engjëll Musai dhe kontributit të tij në lidhjet dypalëshe shqiptaro-amerikane. Ngritja e flamurit në ndërtesën e famshme të Kongresit amerikan i rezervohet banorëve të distriktit përfaqësues të kongresistit ose senatorit, dhe në raste të veçanta nderimi i një personaliteti të shquar i një vendi tjetër që ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm ose për të kujtuar ngjarje historike.

Me kërkesë nga kongresisti amerikan Eliot Engel nga New Yorku në ndërtesën e Kapitol Hill me datën 7 mars 2016 u valëvit flamuri amerikan për nder të personalitetit të shquar të kombit shqiptar Engjëll Musai. Vlerësimi i kontributit të jashtëzakonshëm për z. Engjëll Musai nga Kongresi Amerikan tregon miqësinë e fortë tradicionale dhe historike që egziston midis Shqipërisë dhe Amerikës.

Flamuri u ngrit për nder të z. Engjëll Musai “për përkushtimin e tij në forcimin e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane dhe zhvillimit demokratik të Shqipërisë. Nëpërmjet punës së gazetës Telegraf z. Musai shërben si zëri i arsyes dhe drejtësisë, në mbështetje të vlerave amerikane për demokraci, drejtësi, liri dhe barazi.”

Publicisti i njohur z. Engjël Musai ia ka kushtuar jetën e tij me plot pasion dhe devotshmëri kauzës së shenjtë të miqësisë dhe bashkëpunimit Shqipëri-Sh.B.A. Si një mendimtar i natyrës prej diplomati me analizat e tij ai reflekton inteligjencë, mirëkuptim, dialog dhe tolerancë për shoqërinë shqiptare. Një zë tepër i fuqishëm që e vërteta të triumfojë.

Çdo ditë në editorialet e gazetës Telegraf publiku shqiptar njihet me politikën paqësore aktuale amerikane, me vlerat demokratike, me përkushtimin e qeverisë së Shteteve të Bashkuara te Amerikës për të përhapur vlerat demokratike kudo në botë dhe për një paqe të qëndrueshme. Vazhdimisht pasqyrohet interesi i Sh.B.A-së për zhvillimin e Shqipërisë dhe Kosovës dhe për shqiptarët e Maqedonisë. Si dhe pasqyrohen vlerësimet dhe sygjerimet që japin udhëheqësit e politikës amerikane për Shqipërinë, dhe veçanërisht interesin e jashtëzakonshëm që tregon lidershipi amerikan si Presidenti Obama, Familja Klinton dhe Familja Bush.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ndërrmarë angazhime të veçanta në botë për ruajtjen e paqes, parimeve demokratike, drejtave njerëzore, vlerave të lirisë dhe drejtësisë. Lidershipi amerikan ka përkrahur shtetet aleate si Shqipëria dhe Kosova në proçeset demokratike të vendit dhe reformën në drejtësi. Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë miku dhe aleati më i madh i kombit shqiptar.

Kongresisti amerikan Eliot Engel nga New Yorku vlerëson kontributin e komunitetit shqiptar në Amerikë dhe është një nga figurat e shquara politike në shërbim të forcimit të lidhjeve shqiptaro-amerikane. Kongresisti Eliot Engel shërben në Komitetin për Punë të Jashtme në Dhomën e Përfaqësuesve si dhe është krytar i grupit drejtues për çështjet shqiptare.