E kohës
Kohëve të fundit në të gjitha tubimit publike të zyrtarëve të institucioneve të shtetit të Kosovës, po paraqitet si “modë” që me telefonat celularë ata manovrojnë me gishta dhe para të tjerëve (mesazhet)!
Kjo dukuri hiq e mirë, e kemi veneruar edhe në emisionet e drejtpërdrejta në TV në Prishtinë, kur e kur zyrtarët dhe përfaqësues tjerë të jetës publike në Kosovë, me telefonat celularë në dorë dhe para kamerave të TV-së nuk respektojnë të tjerët kur flasin për temën bosht të emisioneve…(!).
Telefonat celularë tashti janë bërë “këshilltarët” më të mirë edhe për deputetet e popullit në parlamentin e Kosovës, që i shohim përditë në seancat e rregullta me telefonat celularë dhe duke nisë mesazhet… dhe më pak aktiv në jetën parlamentare dhe si ligjvënës të zgjedhur me votën e lirë.
Të bëhet si rregull dhe kulturë e jetës publike dhe familjare, që telefonat celularë mos të bëhen shkatarë të prishjes së atmosferës të jetës publike në institucionet e shtetit tonë.
Në tubimet publike telefoni celular nuk e ka vendin!
Çikago, 12 prill 2018
Skënder Karaçica
Executive Director
Albanian-American Association
of Intellectuals Businessmen and Activists
Phone: +1 (708) 983-5394 | Email: [email protected]