NË TRIENGEN TË LUZERNIT U MBAJT TAKIMI VËLLAZËROR I CURRAJVE TË NEPOLES SË PEJËS

0
2035

Shkruan: Lekë MRIJAJ

Siç njoftohemi nga Këshilli Organizativ i Curraj-ve të Nepoles së Pejës, me veprim në mergatën shqiptare, pikërisht nga kordinatori z. Gjon Mark Krasniqi, e anëtarët e këshillit drejtues z. Gustin Ukë Krasniqi, z. Marjan Bardhec Krasniqi, z. Pren Pal Krasniqi, z. Kristë Mark Krasniqi, z. Lon Zef Krasniqi, Tomor Tush Krasniqi, me datën 4. 6. 2017, në Triengen të Luzernit në Zvicërr, në një atmosferë të lumtur e madhështore u mbajt një takim vëllazëror i familjës Curraj-ve të fisit Nikaj me mbiemer Krasniqi. Në këtë takim morën pjesë pothuajse përmbi 270 vëllezer e motra të gjakut të kësaj familje. Evenimenti në fjalë kishte karakter përafrimi me njëri tjetrin., ku morën pjesë edhe familjar të Currajve nga Kosova e mergata ( Italia, Austria, Gjermania, Çekia etj.), pikërisht mori pjesë edhe kleriku i kishës katolike shqiptare për Lucernin, famullitari ynë d. Agim Qerkini, e veprimtari e intelektuali i devotshem shqiptar Tush ( Niq ) Krasniqi etj.

Këtë eveniment madheshtor pas intonimin të himnit kombëtar e përshendeti z. Zef Gjon Krasniqi, i cili e ftoj kordinatorin udhëheqës të Curraj-ve z. Gjon Mark Krasniqin, që të drejtoj takimin andaj fjalimi i tij brilant u percjell me duartrokitje përshëndetëse, i cili veç tjerash spikati duke thënë se ndoshta është më i madhi mëkat yni që të harrojmë ideatorin i cili ishte vet ai që deshiroj që neve sonte të jemi s’bashku këtu në këtë mbrëmje. Pikërisht ai është i ndjeri Nue Galan Krasniqi, i yni vëlla i cili tashmë gjëndet në perjetësi e që ishtë protagonisti kryesor për mbajtjën e këtij takimi të përbashkët vëllazëror, që do thotë se vertetë i jemi mirënjohës dhe i perkulëmi e lutemi me shumë epietet për vëllaun tonë të dashur, ideatorin me vlera të pergjithshme fetare, kombëtare e fisnore.Në vazhdim kordinatori Gjon Mark Krasniqi, si drejtues i këtij takimi, posaqe i falënderoj edhe pasardhësit e ideatorit, Alfred e Albert Krasniqin të cilët na motivuan dhe ishin përkrah nesh, për ta vu në jetë mbajtjën e këtij takimi madheshtor.

Më pas ai vazhdoj duke thënë se ne të gjithë mund të harrojm se me cilin njeri kemi buzëqeshur ne jetë, por kurr nuk mund të harrojm se me cilin dhe për cilin njeri kemi qajtë. Jeta jonë nder epoka të ndryshme shumë herë na ka dhënë dhimbje e lot kuptohët që nga koha e otomanizmit mesjetar dhe më pas, edhe në luftën e dytë botërore famkeqe, luftë ku pësuan edhe bashkfamiljarët tanë si: Niq Bajram Krasniqi, Kol Ukshin Krasniqi, Ndue Bek Krasniqi etj., duke e perfshirë edhe luftën e fundit të UÇK-së, ku heroikisht ranë në altarin e lirisë: Pjeter Tal Krasniqi, Zef Gjon Krasniqi, Gjergj Galan Krasniqi, Mark Hil Krasniqi dhe pati edhe shumë të tjerë të plagosur e terroizuar. Andaj janë tri gjëra që nuk mund të ndalën e ato janë: Gjaku, Vëllazëria e Zjarri.

Kto tri Shejtëri unikate i kemi të shëndosha që nga gjeneza jonë ndaj apeloj që ti mbajmë dhe ti perjetësojmë nder breza. Më në fund të këtij fjalimi kordinatori në fjalë tha se ne si familje e madhe kemi edhe sherbëtor – misionar të Zotit pra jemi të kompletuar ashtu siq e thotë Zoti e si deshiron edhe vet kombi ynë kuptohët në lëmin e shkences, mjekësisë e të kulturës së pergjithshme shqiptare andaj të gjithve vëllezerve e motrave tona të cilët po lënë gjurmë në të gjitha sferat e jetës u deshiroj suksese, e dashuri, si në familje, punë e shoqëri.

Me pas me një fjalë përshendetëse u paraqit edhe famullitari shqiptar i kishës katolike për kantonin e Lucernit d. Agim Qerkini, i cili në fillim e bekoj takimin e asaj mbrëmje permes uratës hyjnore e kishtare. Ai tha se vertetë ky takim gëzimi i kësaj mbrëmje është duke u mbajt në një ditë të veçantë që do të thotë ditën e Rrëshajve, ditë ku Shpirti Shënjt zbriti mbi apostujt e Krishtit, me pas d. Agimi vazhdoi duke thënë se me knaqesi kishte pranuar ftesën e këtij gëzimi familjar nga kordinatori e bashkpuntorët e tij pergjegjes të këtij evenimenti në çrast i ftoj pjesmarrësit e evenimentit që ashtu sikur në këtë mbrëmje edhe në të ardhëm të kultivojnë takimet e tilla gëzimi. Në vazhdim të këtij fjalimi d. Agimi tha se ne shqiptarët jemi sikurse kashta ndizemi shpejt dhe shuhemi shpejt, pra me këtë mesazh apeloj tek organizatoret e pjesmarrësit që të qendrojnë me këto gjëra të bukura profetike e njerëzore, posaqe ti ruani këto zakone e fryte të mira pikërisht njihuni perherë në mes veti duke mos e anashkaluar njeri tjetrin.

Në fund të këtij fjalimi d. Agimi apeloj tek brezat e rinj që përherë të vazhdojn ta ruajnë gjuhën shqipe në familje pikërisht mu në at mes aty ku rritet dhe kultivohët jeta e tradita jonë mbarë shqiptare. Në pjesën e parë të këtij evenimenti me kumtesa studimi refruan pjesmarrësit e familjes Krasniqi, pikërisht për historikun e fisit Nikaj, foli Arta Gjon Krasniqi, e cila permes kësaj kumtese tha se fisi i Nikaj shtrihet në fshatrat: Lekbibaj, Peraj, Gjonpepaj, Curraj, dhe Curraj të Epërm.

Emri i fisit Nikaj rrjedhë nga ati i parë Nika, Nika kishte vetem një djalë, Bibë Niken. Bibë Nika kishte tre djem: Lekë Biben, Kolë Biben, Mark Biben. Prej të cilëve u formuan tri degët kryesore të fisit Nikaj: Lekbibajt, me lagjet Paplekaj, Nikëprenaj dhe Bushati. Kolbibajt, me lagjet Peraj e Gjonpepaj. Markbibajt me fshatrat Curraj dhe Curraj e epërm. Nga pasardhësit të Mark Bibë Nikës, në fshatin Nepolë kemi pasardhësit e pesë djemve të Mul Prekë Peres: Ali Mulës, Hajdar Mulës, Imer Mulës, Vatë Mulës, Ndue Mulës. Ndue Mula me djemt e vet dhe djemt e katër vllëzerve te tij, nga fshati Curraj të Lekbibajve janë rikthyer në Kosovë (diku viti 1850).

Nuk dihet saktësisht rrugëtimi i tyre deri ne fshatin Ruhot të Pejës, por mendohet që së pari kanë zbrit e janë vendosë të kushërirët e tyre në fshatin Strellc të Deçanit dhe me pastaj në Radac të Pejës. Nuk dihët kohëzgjatja e qëndrimit të tyre në këto dy vendbanime. Pastaj nga Ruhoti kanë kaluar në fshatin Zllapek të Lugut të Baranit. Për shkak të tokës së pamjaftueshme, nga se këta ishin familje numerikisht e madhe, me ndërmjetësimin dhe ndihmën e Haxhi Zekë Biberit nga Peja, prej fshatit Zllapek kanë kalue në fshatin Nepolë, në tokën e zotnisë Osman agë Nepola diku në vitin 1861.

Pastaj me anë të kumtesës së tij Tomor Tush Krasniqi, tha se Bajram Sokol Ndou thoshte se “kur kanë ardhë shpija e Ndue Mules në fshatin Nepole ai kishte 3 vjet”, dhe duke e llogaritur se ai ka vdekë në vitin 1959 në moshen 101 vjeçare, atëhere del se vendosja e tyre në fshatin Nepole është bërë në vitin 1861. Lidhur me vendosjen e djemve të Mule Prekës, në fshatin Nepolë, thuhet: ” Djemtë e Mulë Prekes, në Nepolë kanë ardhë para vëllazërive tjera që jetojnë tani në fshatin Nepolë. Thonë se Ndue Mula e Vatë Mula ishin njoftuar qysh se në Shqipëri, në Krasniqe me patriotin e madhë Haxhi Zekë Biberi-n e Pejes, por me pastaj edhe Pal Vata kishte kontakt të mirë me Haxhi Zeken dhe krijoj marëdhënje të ngushta me të. Ndue Mula e dërgoi Pal Vatën të Haxhi Zeka, ti kërkoj atij që të ndërhyj diku te feudalët (zotnitë) që të u jepet një tokë, pasuri e mirë si “qifqinje”.

Pal Vata shkon te Haxhiu dhe i tregon për porosin e Ndue Mulës, i rrëfen për gjendjen jo të mirë qe kishin në fshatin Zllopek, dhe nevojën për një tokë më të mirë dhe nënjë sipërfaqe më të madhe. Haxhi Zeka i thotë Palit: “e kamë një pronë përdore në fshati Nepole, të zotnisë Osman agë Nepolës, do të bisedoje me të, dhe besoi se do të rregullohet kjo punë, pasi që prona që e ka sot Osman Aga në Nepole, me parë ka qenë pronë e Ali Pashë Gucisë, dhe une kam ndikuar të Aliu që prona e Nepoles të i jepet Osman agës”. Pasardhësit e Osman agës, edhe sot e asaj dite e mbajnë mbiemrin NEPOLA (si Ahmet Nepola, Adem Nepola etj). Pra me ndihmen e Haxhi Zekës patriotit të madhë kombëtar, pasardhësit e 5 djemve të Mulë Prek Perës, diku në vitin 1861 nga fshati Zllapek u vendosen në fshatin Nepolë, ku ne pasardhësit e tyre jetojnë edhe sot.

Ndersa Patrik Pal Krasniqi, përmes kumtesës së tij prezentoj duke thënë se djemt e Mul Prekes gjithëherë ishin rreshtuar përkrahë forcave përparimtare, kombëtare efisnore, pavarësisht dallimeve fetare. Është për taqitur në pah sidomos kohëzioni ndërkonfesional. Gjithkund “në bjeshkë e në vrri” dhegjithherë “në dekë e në dasem”, në punë të përbashkëta dhe në ndeshje të shpeshta mekundërshtar, musliman e katolik ishinë krah për krah njeri me tjetrin. Për këto klima vellazërore ka kontribuar organizimi i tërë jetes shoqerore me norma kanunore. Edhe në luften e dytë botërore, Nepola nuk mbetë e pa prekur. Në këtë priudhë, sigjithëher ishte e rreshtuar përkrahë forcave përparimtare, nacionaliste e kombëtare.

Në këtë luftë shumë shqiptarë u zunë robër lufte dhe u derguan ne Gjermani, në mesin e tyre edhe 5 djemë të ri të vllaznisë tonë siq janë: Niq Bajram Sokoli, Kolë Ukshin Nika, Sadri Smajl Sadrija, Prekë Daut Sadrija, dhe Dedë Bekë Rama. Këta djemë kanë qendrue në intërnim, në kampe apo në punë të dëtyrueshme në Gjermani për tri vite. Në vitin 1944 këta djem kthehen nga internimi në Gjermani. Niqi dhe Kola vullnetarisht i bashkohen divisionit Skanderbeg, në mbrojtjen dhe bashkimin e trojeve etnike shqipëtare. Ku dhe ranë heroikisht në altarin e lirisë…

Në pjesën e dytë të këtij evenimenti perseri me kumtesë doli Arta Gjon Krasniqi, e cila tha se pas okupimit të Kosoves nga forcat çetniko-partizane, të ashtuquajtur Jugosllavi komuniste në vitin 1945, çdo gjë ishte shkatërruar: ekonomia, bujqësia, blegtoria, infrastruktura e përgjithshme e tjera. Forcat nacionaliste, përparimtare e demokratike si “Balli kombëtar” etj., që me rastin e okupimit të Kosovës, nuk ju dorëzuan pushtetit çetniko-komunist, nuk mund të pajtoheshin me këtë gjendje të rëndë, e me këtë sistem, ato bënë rezistencë deri ne te pamunduren, por në kushte shumë te vështira, të strehuar si kaqak neper male.

Ndue Përlleshi, Ndrec Nikolla – Kangji e Shaban Dema, të cilët luftuan deri në vdekje për idealin e lirisë dhe të demokracisë. Me qenë se Ndue Përlleshi ishte nip i vllaznisë tonë, më konkretisht nip i Binak Demës, pas luftës së Bokshiqit, ai e theu rrethimin dhe u arratis, ku pas arratisjës në shënjë hakmarrje pësuan shumë familje dhe individ nga pushteti sllavo komunist. I gjithë rajoni u përfshi në këtë situatë dramatike e në mesin e tyre edhe banorët e Nepolës. U torturuan shumë nga pushteti sllavo-komunist edhe familjet e dajes së Ndue Përlleshit që do të thotë se Binak Dema u mbajt një vit në burgun e Prizrenit.

Përveq Binakut u torturuan edhe këta burra tjerë të vllaznis tonë: Binak Dema, i dënuar me një vit burg, Haxhi Zeqa, Demush Shabani, Halil Brahimi, Zef Smajli, Sadri Smajli, Gjergj Smajli, Pal Bajrami, Musë Bardheci, Sokol Noshi, Sylë Mirashi. Përveç të denuarve për Ndue Përlleshin, për t’a kërkuar nëpër male, ujëra e kneta e gjetiu, pas arratisjes së tij, Nepolasit si dajtë e tij u terrorizuan në mënyra të ndryshme, biseda informative, presione psiqike e tjera nga pushteti dhe bashkëpunëtortë e tyre. Shumë familje të fshatit tonë, burra e gra mbaheshin të izoluara natë e ditë, burrat në kullë të Halil Brahimit e gratë në kullë të Avdyl Bekës, duke përdorur metoda të ndyshme presioni për zbulimin e vënd strehimin të Ndue Përlleshit, por nuk mundën të zbulojnë asgjë, edhe pse shumë Nepolas e kishin strehuar atë bashk me shokët e tij. Me pas me kumtesë u paraqit Tomor Tush Krasniqi, i cili permblodhi në pika të shkurtëra terrorizimin e bashk familjarëve të tij gjatë e pas luftës së dytë botërore, i cili potencoj duke thënë se në gjysmen e pare te vitit 1948, kur Jugosllavia e Titos ishte akoma ne mardhenie te mirë me ish-Bashkimin Sovjetik, e mori modelin e Rusisë komuniste të kolektivizimit, si sistem i ri komunist i shoqërisë “kolektive”.

Ky ka qenë shpronësim, zhveshje e popullsisë bujqësore nga pasuria e saj. Pushteti komunist mori masa administrative policore dhe formoj ne shume fshatra aso „Kooperative“ komuniste, por të pasuskseshme, si per shembull ne tri ish komuna te lugut te Baranit: Raushiq, Kryshec, dhe në Baran, deri në fshatin Çallapek. Në vazhdim të Lugut të Baranit ishte edhe Këshilli i vendit në Gllogjan, i cili përbëhej nga fshatratë: Kosuriq, Llugagji, Gllogjan, Nepole, Çeskovë dhe Këpuz. Kur i erdhi radha Këshillit të vendit në Gllogjan, udhëheqësia e asaj kohe, tejkalon fshatrat: Kosuriq, Llugagji e Gllogjan dhe kështu pa pritmas “ky hyqymet” shkoi në fshatin Nepole me formue “kolektivin” komunist. Për këtë qëllim ishte i ftuar i gjithë fshati shpi për shpi, në Kullë të Halil Brahimit. Erdhen “hyqymetlitë” në mbledhje, dhe Sekretari i Këshillit të vendit në Gllogjan malazezi arrogant Ratko Vuksanoviq mbajti një fjalim kërcnues lidhur me formimin e kolektivit. Pas fjalimit të sekretarit, fshatarët kanë kundërshtuar urdhërin e tij për të formuar kooperativen, dhe debatika qenë mjaft i nxehtë.

Oda e burrave ku ishin mbledhur i gjithë fshati ishte mbushë përplot me njerzë. Aty rreth një tangari me prush ishte ulur Ndue Tahir Marku i thelluar në mendime e duke shprushë në atë tangar, sekretari e pyet, “plak si po thue ti për formimin e kooperatives” Ndou i thotë “alla hile nuk ka gjë me kollaj. Johja qare e pohja qare”. Sekretari prap e pyet “ani si po thue ti plak” ai i thotë “Jo, jo, jo”. Sekretari i mllefosur bertet “largojeni jashtë”, dhe në këtë moment të pranishmit kundërshtojnë dhe bëhet një rremujë në dhomë, ku ndërkohë Galan Isuf Zeqa që kishte mbetë në këmbë afër llampës së vajgurit, e fik llampen dhe në atë terr fillon perleshja e vllaznise tonë me hyqymetin. Kështu pra me këtë mori fund akcioni i këtij “hyqymeti” komunist, për formimin e kolektivit në territorin e Komunes se Pejes.

Ishte Patrik Pal Krasniqi, i cili në mënyrë të thukt u paraqitë me kumtesën e tij të dytë duke shpjeguar ngjarjet e pas viteve ’81 ndaj edhe tha se pakënaqësitë e parreshtura të shqiptarve ndaj regjimit serbë e malazez, vazhduan edhe më tej ku si rrjedhojë e kësaj me 11 e 26 mars 1981 shpërthyen demonstratat studentore, të cilat më vonë me 1 e 2 Prill u përshkallëzuan në protesta gjithëpopullore. Në të gjitha këto ngjarje dramatike, demonstrata, protesta e tjera, edhe rinia studentore e popullata e fshatit Nepole, kanë marrë pjesë aktive. Edhe ne luften e fundit për qlirimin e Kosoves, te vitit 1998-99, vllaznija jonë e Mul Prek Peres, ka dhënë kontribut të qmuar si ne organizimin e luftes dhe ne furnizime me armatim. Gjithashtu me pjesmarrje aktive ne forcat e armatosura.

Ku ne kete lufte rane ne altarin e lirise këta deshmor: Pjeter Tal Krasniqi, Zef Gjon Krasniqi, Gjergj Galan Krasniqi, Mark Hil Krasniqi. Me gjakun e ketyre deshmoreve dhe martireve tane dhe te tjereve ne mbare Kosoven, si dhe me ndihmen e aleatve tane nderkombetar, arritem lirine dhe pavaresin e Kosoves. Po e perfundojm me thenien e Mikut te madhë të, Bill Klintonit: „Ne ua fituam luftën, ndersa ju fitoni paqen“. Na mbetet pra që ne, ta shpiejm vëllaznin, fshatin dhe shoqërin perpara, dhe ti ruajm e kultivojm traditat tona shqiptare.

Në pjesën e dytë dhe të parafundit me një kumtesë tjetër u paraqit edhe Sabina Pjetër Krasniqi, e cila prezentoj historikun e shkurtër të fshatit Nepole, fshat i cili gjëndet në rrafshin e Dukagjinit të Lugut të Baranit, rreth 25 km në juglindje të qytetit të Pejes. Pra fshati Nepolë është i rrethuar nga tri qëndra urbane komunale: Pejë, Gjakovë, dhe Klinë. Me këto qendra, fshati është i lidhur edhe me rrugë automobilistike të asfaltuara. Pjesa më e madhe e fshatit, shtrihet në luginen e Lumit të bardhë të Deçanit, që perfshihet me tokë shumë pjellore. Pjesa tjetër e fshatit është kodrinore, e rrethuar me male jo shumë të larta. Nepola edhe para shumë shekujsh ishte e banuar, në dokumentet e shkruara, Nepola përmendet qysh në gjysmen e parë të shekullit 14-të. Sipas librit të Dr. Jusuf Osmani “Vendbanimet e Kosovës” faqe 141 thuhet: “Në vitin 1348, Nepola përmendet me emrin Dnepole. Në vitin 1397 në një dokument tjetër në karten e konteshes Milica, figuron si dhuratë e manastirit të Deçanit.

Nga të dhënat e defterit osman të vitit 1485, Nepola me emrin Ajdinapole kishte 30 shtëpi. Në një hartë Austriake të vitit 1689 ky fshat është i regjistruar si vendbanim me emrin Nepole. Pas luftës së fundit në Kosovë, respektivisht pas çlirimit të vendit, është marrë iniciativë qytetare për emertimin adekuat të vendbanimeve në Kosovë, të cilat në kohën e sundimeve të huja janë emertue nën ndikimin e okupatorve. Përmes kësaj iniciative përfaqësuesit të fshatit si Tom Malush Krasniqi e tjerë, kanë propozuar dhe kërkuar që fshati Nepolë te emertohet me emrin fshati Krasniqe. Kjo iniciativë është miratue nga institucionet e Republikës së Kosovës por akoma nuk është realizuar për shkak të pengesave nga UNMIK-u. Në fshatin Nepole sot jetojnë dy vllazëri të fisit Nikaj: Vellazëria Lekbibaj nga të bijtë e Lekë Bibë Nikës, dhe Vellazëria e Prekperaj nga bijtë e Mark Bibë Nikës.

Fare në fund me kumtesë u paraqit edhe Manuell Pal Krasniqi, i cili në mes tjerash tha se të dy këto vellazëri e mbajnë akoma mbiemrin Krasniqi, që do të thotë se jetojnë në harmoni mes veti, dhe kanë kumari të shëndoshë reciproke. Edhe pse këto dy vellazëri, janë të të dy vllëzërve, djemve të Bibë Nikës, ndryshe këtu në popullatë njihen si ”Nikaj e Curraj”. Currajtë janë numerikisht më shumë. Disa familje të vllazërisë së Prekperaj të Currajve përveq Nepoles jetojnë edhe në fshatrat: Meqe e Madanaj, të komunes së Gjakovës, dhe 11 familje në qytetin e Pejes, të shpërngulura në vitet e 70-ta nga fshati Nepole, përkushte më të mira jetësore: Në Pejë kanë kaluar këto familje: Pal Bajrami Sokoli, Prend Sylë Mirashi, Palush Sadri Pjetri, Pjeter Sadri Pjetri, Ukë e Demush Shabani, Miter Zef Avdylit, Gjon Sokol Beka, Martin Dedë Beka, Ndue Azem Rrusta, Tunë Azem Rrusta, Zef Gjon Kadria. Në fshatin Meqe të Gjakovës kanë kaluar familjet e Abaz dhe Zenun Miftarit. Në fshatin Madanaj të komunës së Gjakovës ka kaluar Familja e Ndue Zeqir Ukes. Mund të themi se vëllaznija e jonë sot numron mbi 450 mashkuj, ndërsa numri më i madhë i tyre, jetojn në mërgatë, Evropë e Amerikë. Ju falem nderit per vemendjen dhe ju kerkojm falje per ndonje leshim te pa qellimt e permbylli Sabina Krasniqi.

Pas përfundimit të kumtesave me nga një fjalë u paraqitë edhe veprimtarët, z. Tush Niq Krasniqi, pjestar i kësaj familje i cili në veqanti nga zemra i pergezoj të gjithë pranishmit ndaj veç tjerash tha se kam knaqësi të veçant, që gjindem këtu në mesin tuaj. Ky takim i kësaj mbrëmje vëllaznore siq u tha edhe nga parafolësit e referuesit të tjerë është një takim shumë i qëlluar për vet faktin se familjet tona nder breza janë pasardhëse të 5 djemve të Mul Prekperaj të Currajve, janë rritur nder breza. Ku sipas një statistike interne të vitit 2014, kjo vëllazni numëron diku afro 450 antarë të gjinisë mashkullore, të shpërndarë gjithandej ne shtetet e perendimit, e më së shumti në Zvicërr.

Andaj është mëse e nevojshme që vëllazëria jonë të takohët përherë, të njihën, të afrohen e të bashkëpunojn në mes veti si vëllëzer. Për qëllimin dhe domethënjen e këtyre takimieve vëllaznore, merita e veçant i takon ideatorit tashmë të ndjerit Nue Galanit. Ndaj përgezimet tjera të veçanta nga ana e intelektualit Tush Niq Krasniqi u bënë për kordinatorin Gjon Mark Krasniqin dhe anëtarët të tjerë të cilë udhëhoqën dhe monitoruan këtë organizim të mrekullueshëm njëashtu u përgezua edhe Alfred Nue Galanin i cili e bëri inicimin e realizimit të idesë së babait të tij.

Në fund të fjalës së tij z. Tush Niq Krasniqi, uroj që kjo ide të mbeshtetet, kultivohet dhe jetësohet në breza, si takim tradicional, dhe propozoj që të emërtohet: “Takime vllaznore tradicionale të vëllazërisë së Mul Prekperaj të Curraj-ve” . Kurse z. Marjan Tal Krasniqi, veteran i vjetër i arsimit në zonën e tij, ka thënë se asgjë në këtë botë nuk vlerë më shumë se sa afërsija familjare e gjentike, pikërisht as ari as leku, pra të dashur vëllëzer e motra qendroni afër, duane njeri tjetrin e pecjellni dashuri reciproke, ne kemi nevoj më shumë se kurr për njeri tjetrin pra të jemi afër njeri me tjetrin, të parët tanë i kishin këto virtyte e vlera, ti mbajm edhe ne dhe ti percjellim tek brezat në vijim.

Pas përfundimit të kumtesave nga referuesit, më pas u ndanë çmime e mirënjohje të tjera. Çmimi “Post Mortem”, është ndarë nga kordinatori z. Gjon Krasniqi, për ideatorin e këtij projekti për të ndjerin Nue Galan Krasniqi, çmim të të cilin e pranoj djali i tij Alberti, i cili në mes tjerash potencoj duke thënë të dashur vëllëzer e motra, unë sonte ndihëm tejët i lumtur që po realizohet deshira e babait tim, kjo deshirë e këtij projekti u realizua me ndihmën e gjithë juve që jeni prezent në këtë mbrëmje madhështore, ndaj mua nuk me mbetet gjë tjetër veçse të ju falenderoj shumë e shumë.

U ndanë edhe dy çmime të tjera në shënjë mirsëardhje për fëmijët më të vegjël të të dyja gjinive. Mirënjohja e parë i takoj vogëlushës Marije Albert Nout – Krasniqi, që është ndarë nga nënlokja Vitore Muçaj – Krasniqi, ndërsa mirënjohja e dytë i takoj vogëlushit Rabin Marjan Pashki – Krasniqi, që është ndarë nga veprimtari e intelektuali i deshmuar z. Tush Niq Krasniqi. Me pas u vazhdua me muzikë popullore e rapsodike të interpretuara nga këngtari ynë shqiptar Nimon Mushkolaj. Ky eveniment madheshtor që i bashkoj në Lucern vëllezerit e Curraj-ve të Krasniqes nga Kosova e shtetet e Evropës do të jetë një sinjal i mirë që deri sa të ketë Krasniqe, vet shqiptarët do të jenë më të fuqishëm, më të zëshem, ma të afërm ma të nderuar dhe gjithnjë në trend nxitues ta e zënë atë që e humbëm nën pushtimin e armiqve e servilëve të tyre gjatë shekujve të okupimit.

Krejt në fund, në fjalën e tij të shkurtë, anëtari i kryesisë z. Gustin Ukë Krasniqi tha se atij i mungojnë fjalët, pas asaj që u fol e u hodh në këtë evinement madheshtor për familjen Curraj dhe rreth jetës e veprës së paradhesve të tij. Ai u shpreh mirënjohës ndaj të gjithë të pranishmëve, atyre që bashkëorganizuan këtë përurim dhe në veçanti ndaj kordinatorit udhëheqës z. Gjon M. Krasniqi, e pjestarët të tjerë të këtij grupi punues e sponzorizuesit si dhe kuzhinierët e sallës , kamermanët, fotografët dhe të tjerët duke thënë se ne – familja Curraj edhe në të ardhmen, perçdo vit me radhë, do të takohemi dhe mbajm takime të tilla. Njëkohësisht falënderoi të pranishmit për durimin, mbështetjen dhe përkrahjen e vazhdueshme që i japin vet këshillit organizativ.

Ndaj jam tepër i nderuar, kam emocione dhe jam shumë i zënë ngushtë shpirtërisht, kur shoh se sa njerëz të mirë – bashkë familjarë të mi kam rreth vetes, e që dua secilin veç e veç të e falënderoj. Unë gjithmonë në punën time jam munduar që të fus në mendjet e fëmijëve dhe pasardhësve mesazhin e të parëve tanë: “pra mos të shihet interesi personal, por ai gjithperfshirës familjarë e kombëtar dhe kjo formulë le të mbetet akoma primat për brezat në vijim”, tha z. Gustin Ukë Krasniqi në mbyllje të evenimentit të mbajtur.