NË SHTËPINË E VEPRIMTARIT TOMË MRIJAJ, U SHPALOS PLLAKA PËRKUJTIMORE

0
1128

NGA: LEKË MRIJAJ

Dje, më 27.07.2018, në lagjen “Dukagjini” në Klinë në praninë e shumë mysafirëve në shtëpinë e veprimtarit e publicistit Tomë Mrijaj, e nipit të tij Kolës, është mbajtur një manifestim solemn kulturor i titulluar “Roli i odave shqiptare në shërbim të kauzës kombëtare për lirinë e Kosovës”, pikërisht në shtëpinë e tij është bërë edhe shpalosja e pllakës përkujtimore ku në tekstin e pllakës është i shkruar: “NË KËTË SHTËPI GJATË VITEVE TË ’90-ta JANË MBAJTUR TUBIME DHE VEPRIMTARI TË SHUMTA NË SHËRBIM TË KAUZËS PËR LIRINË E KOSOVËS – KLINË, KORRIK 2018”, ( punuar nga “GURGDHËNDËSI PEPI” në Klinë ).

Andaj si shprehje e një kujtese historike, aty ku, gjatë viteve ’90, mbaheshin mbledhje e tubime të ndryshme organizative, përkujtimore e kombëtare, dhe ku jepeshin shfaqje e që ka lënë gjurmë të veta dhe, njëherësh, që do t’i rezistojë kohërave. Ky event është mbajtur nën patronazhin e Këshillit Organizativ që ishte në përbërje të veprimtarit z. Binak Syla, drejtor i administratës publike në Klinë, Prof. Prend Buzhala, Prof. Pal Canaj, Prof. Mikel Gojani, Prof. Dodë Ndrecaj e publicistit Lekë Mrijaj. Që në fillim para nisjes së eventit me një minutë heshtje u nderuan të gjithë ata që dhanë jetën për kauzën tonë kombëtare për Liri, Demokraci dhe Pavarësi të Kosovës, njëkohësisht edhe për veprimtarin e shquar të kauzës tashmë të ndjerin Adem Demaçi i cili ndërroi jetë një natë para këtij organizimi.

Ishte moderatorja znj/sha Loreta L. Mrijaj, profesoreshë në shkollën e mesme “Gjon Nikollë Kazazi” në Gjakovë e cila e shpalli të hapur manifestimin e sotëm të titulluar : “Roli i odave shqiptare në shërbim të kauzës kombëtare për lirinë e Kosovës” e cila tha se: ky takim i sotëm ka mbledhur disa referues dhe evokues të tjerë të cilët me kumtesat dhe evokimet e tyre do e ndriçojnë kauzën kombëtare të viteve ’90-ta dhe figurën e aktivistëve dhe veprimtarinë gjithëpërfshirëse të odave tona shqiptare. Që do të thotë se neve na është ofruar ky moment i nderit dhe i përgjegjësisë për ta përkujtuar e përuruar pllakën përkujtimore në familjen Mrijaj, dhe për t’i jetuar këto vlera intelektuale, të trashëgimisë së kulturës, si edhe të ngjarjeve mbarëkombëtare historike.

Andaj në vazhdim të fjalës së saj znj/sha Mrijaj potencoi duke thënë se ishin Odat shqiptare dhe vetë shqiptarët që ndër shekuj edhe në vitet ’90-ta në Kosovë ishin në shërbim të popullit dhe të kauzës njëkohësisht pronat e tyre u ishin dhënë institucioneve tona në shërbim për të ju kundërvyer institucioneve okupatore serbiane, me konkret në këtë Odë janë mbajtur qindra e qindra takime të ndryshme të karakterit politik, humanitar e kulturor që do të thotë se kjo Odë ashtu edhe sikurse shumë Odat të tjera në Kosovë ishin edhe fortifikata të luftës kundër armikut gjakatar serbian, ishin tamam dëshmi e forcës dhe autoktonisë sonë të lashtë Shqiptare, ku burra dhe gratë më të mirë të Kosovës, më në krye me strategun historik të Kosovës presidentin dr. Rugovën, dhe bashkpuntorët e tij të spektrit tjetër politik si: PSHDK-ja, Partia Parlamanetare, Shoqata humanitare “Nënë Tereza etj., pra Odat e tyre u shëndrruan si asamble të intelektualëve klinas ku në këtë Odë me takime të ndryshme morën pjesë; i ndjeri Ismet Raci- ish-kryetari i Klinës, prof. Hamit Krasniqi, Kolë Berisha- ish- kryetar i Parlamentit të Kosovës, prof. Prenk Gjetaj, ish kryetar komunal, prof. Anton Kolaj, prof. Pal Canaj, heroi Mujë Krasniqi, prof. Prend Buzhala, Sokol Bashota- ish kryetar i Klinës, Rexhep Selimi, Binak Syla- drejtor i drejtoriatit në Klinë, prof. Mikel Gojani, intelektuali i ndjerë Hud Gashi, prof. Asllan Krasniqi, prof. Ndue Shabanaj, prof. Ramadan Krasniqi, prof. Anton Ceta etj.

Pra të gjithë këta intelektual u bashkuan në forma të ndryshme politike, humanitare, kulturore kuptohët në mënyrë unikate edhe përmes tytave të armëve UCK-së, e mbështetjes së Aleancës Veri Atlantike – NATO-s që dhe i dhanë fund errësirës 100 vjeqare të soldateskes mesjetare serbiane, që do të thotë se vetë shqiptarët pa dallim, me miqtë e tyre serioz u bënë fanar ndriçues për mbarë shqiptarët, fanar në mposhtje të dritë-hijëve të kohëpaskohëshme sado të forta që ishin ato. Më pas moderatorja që në fillim ashtu sipas skenarit e ftoi publicitin Lekë Mrijaj, i cili tha: “Po i citoj fjalët e veprimtarit e studiuesit të famshëm shqiptar z. Eugjen Merlikës, i cili tha se familjen Mrijaj e përmend gjatë një analize të një libri monografik “ Gjeneza e Familjes Mrijaj” duke thënë se: “Gruaja, tek familja Mrijaj, është një krijesë e respektuar, është engjëlli i vatrës që lind, rrit dhe edukon fëmijët, që pret e përcjell miqtë, që lartëson nderin e familjes, që vlerësohet nga pjestarët meshkuj të shtëpisë, që nga vjehrri e deri te fëmijët’’. Një kurorëzim i tillë, i figurës femërore nuk është i zakonshëm në mendësinë shqiptare, prandaj, përbën një risi konceptuale, që i rrit vlerën veprës dhe mesazhit të saj. Familja Mrijaj, nis rrugën e saj me një ndodhi të dhimbshme, por të një rëndësie morale të admirueshme. Përballë vdekjes së parakohëshme të burrit, nusja e Markut, djalit të Çunit, nënë e tre djemve, nga 12 deri në 16 vjeç të cilët ishin Jaku, Nikolla e Mëhilli.

Pikërisht ajo nuk pranon të i braktisë fëmijët e të kthehet tek shtëpia prindore, siç e kërkonte zakoni e siç e urdhëronte xhaxhai i burrit. Mirditorja e bukur, Mrija (se cilës me krenari sot e kësaj dite ne si familje e mbartim si mbiemër, emrin e kësaj nënloke, shënimi im.) vendos të përballojë jetën e vetme e të rrisë djemtë. Kuptohen sakrificat e panumërta të burrneshës, për të sendërtuar projektin e saj, që shpërblehet me vendimin e djemve, për të adoptuar emrin e nënës si mbiemër të familjes. Nëse nuk është e vetme kjo histori, besoj se është tepër e rrallë në malësitë tona. Ai mbiemër mbeti e u njoh në shumë breza, në shenjë respekti e mirënjohje, për fisnikërinë vetmohuese të një gruaje, e cila mbi të gjitha, në jetën e saj, i dha përparësi ndjenjës së nënës. Ajo ndjenjë fitoi mbi ligjet e maleve, mbi paragjykimet e shoqërisë, mbi moralin e saj. Ajo grua i dha shoqërisë një mësim të madh, atë të respektimit të ligjeve të zemrës, të parimeve universale të detyrës së nënës, që nuk mund e nuk duhet të jetë në kundërshtim me pjesëmarrjen në një familje, në një fis, në një bashkësi njerëzish, mbasi detyra e nënës është më e bukura, më fisnikja më e bekuara nga Zoti, sepse është sendërtimi i mësimit të tij themelor.

Si e tillë kjo familje mirditore e fisit të Kçirës-Shkodër e cila zë fill mbi 200 vjet para nga Marku e nusja e tij Mrija, u bë themeli mbi të cilin u rrit dhe u zgjerua edhe me shumë kjo familje e madhe, kuptohet me një histori të virtytshme, të bujshme e të shëndoshë në ndjekje të shëmbullit të parardhësve të tyre të mirë. Familja Mrijaj sot janë të degëzuar në shumë familje, në Zllakuqan, Klinë dhe disa prej të cilëve për shkaqe të ndryshme janë detyruar të emigrojnë në vende të ndryshme të Europës dhe në Amerikë duke e përfshirë edhe nikoqirin e kësaj familje e ode veprimtarin, aktivistin dhe publicistin z. Tomë Mrijaj, me fëmijët, bashkëshorten e tij, si dhe nënë Martën, me djemtë e vajzat e saja, të cilët janë të lidhur shumë ngushtë me Atdheun, historinë dhe kulturën ndër shekuj të trojeve shqiptare, duke pasur kësisoj tamam një edukatë të shëndoshë tradicionale familjare, kombëtare dhe shumë përparimtare’’- tha në fund të fjalës së historikut të familjës z. Lekë Mrijaj.

Ishte veprimtari i kauzës kombëtare z. Binak Syla, drejtor i drejtoriatit të administratës publike në Klinë në mes tjerash tha: “E nderuara dhe e respektuara familja Mrijaj, i nderuari don Pashku dhe ju të gjithë pjesmarrës të tjerë të pranishëm. Kam nderin dhe kënaqësinë qe para jush të prezantoj këtë aktivitet politik. Kumtesën time që e kam përgaditë me shkrim e shkurtuam për arsye se sot kemi një ngjarje qe na ka ndodhë, ngjarje sa e dhimbshme poashtu edhe krenare, për zhvillimin dhe kontributin e veprimtarisë së veprimtarit tonë të nderuem zotit Adem Demaçit, i cili ndërroj jetë mbrëmë vonë. Jemi krenar për veprimtarinë e tij e cila lidhët njëkohësisht edhe me veprimtarin e pergjithshme kombëtare pikërisht edhe të kësaj ode , poashtu edhe Adem Demaçi tërë veprimtarinë e vetë i’a kushtoi kauzës kombëtare ndaj edhe jemi dëshmitar të asaj se, po ai ka vuajt dhe e ka persekutue vetëveten pikërisht për këtë komb, prandaj edhe veprimtaria e kësaj familje në këtë vend ku jemi sot koencidon me atë veprimtari qe e ka zhvillue i madhi Adem Demaçi.

Politika e asaj kohe e viteve ’90, nën udhëheqjën e presidentit legjendar Ibrahim Rugova, ishte njeri dhe figurë kyçe që i bëri ndryshime në kohët nga komunizmi në demokraci, prandaj e gjithë populli e organizoi një lëvizje dhe ju bashkangjit në atë kohë levizjes popullore. Për neve ku jemi sot u thanë shumë gjana, unë ndiej obligim moral të ju spejgoj të gjithë juve që unë personalisht me aktivetin tim qe e kam zhvillue kam pasë nderin dhe kënaqësinë që perkrah meje ta kam prof. Pal Canaj, i cili ishte një udhërrëfyes për gjithë gjeneratat që luftonin dhe i gjeneratave poashtu e kishim përkrah edhe të ndjerin intelektualin Hud Gashin, e dëshmorin e kombit Agim Durakun si dhe shumë të tjerë të cilët na lehtësonin veprimtarinë që të bënim punën të bënim organizime të mirëfillëta pikërisht në këtë lagje. Prandaj unë krenohem që i përkas asaj periudhe dhe asaj gjenerate dhe që mu dha mundësia që të jam përkrah këtyre njerëzve që të zhvillojmë aktivitet politik.

Ishte kohë jashtëzakonisht e vështirë sepse në këtë pjesë vepronim shumë grupe kriminale serbiane si Radunoviqëve, Mikiqve, Dabizhljeviqëve dhe të gjithë të tjerëve që realisht kanë bërë çmos dhe i kanë kryer të gjitha masakrat që i kanë organizue në kuadër të komunës së okupuar klinase që do të thotë se kanë rrjedhë dhe janë organziue nga ato figura kriminale. Andaj veprimtaria politike nëpër odat tona pikërisht në këtë trevë në Komunën e Klinës dhe në tërë Kosovën ishte e vështirë të organizohet. Të bëhët një organizim i tillë dhe të mos bie ndesh asnjëherë asnjë qytetar i shqiptarëve me ato grupe kriminale nuk ka qenë aq e lehtë dhe pikërisht oda siq ishte kjo e zotit Mrijaj, dhe e bashkfamiljarëve të tij ishte cak dhe sulm i asaj kohe. Kjo lagje pësoi më së shumti gjatë asaj lufte çlirimtare dhe jemi krenar që ne mesin tonë ka dëshmorë e martirë të martirizuem për kombin, kemi pjestarë të ushtrisë çlirimtare nga kjo lagje qe e dhanë kontributin e tyre dhe zhvilluam betejat në forma të ndryshme në nivel të Kosovës dhe e gëzojmë lirin që kontribuan. Prandaj unë nuk e kisha zgjatë këtë fjalim me tepër veçse edhe një herë dua ta falenderoj familjën Mrijaj për kontributin e dhënë në dobi të kauzës kombëtare. E gëzofshi pllakën perkujtimore’’- tha në fund të fjalës së tij z. Binak Syla.

Prof. Prend Buzhala tha: ‘’Këtu çfarë është punu në këtë shtëpi është një dëshmi e gjallë se ne dijmë ta nderojmë vetveten. Një popull që e nderon vetveten është i nderuar edhe nga të tjerët , dhe e ndiej veten të nderuar në ketë mjedis të mirë miqësh e veprimtarësh ndaj me këtë kujtim të mirë dhe këto mbresa të mira dhe me këtë përkujtim që sot është bërë këtu por qe edhe në të ardhmen, gjithashtu prapë të ulemi këtu, prapë të jemi bashkë si dikur dhe të e e kuptojmë qe kjo frymë duhet ta jap edhe një kontribut tjetër të madh të jemi tamam unik të bashkuar si dikur edhe e japim shembullin e madh të bashkimit dhe unifikimit në dobi të vetevetës dhe shtresave të tjera’’- tha në fund të fjalës prof. Buzhala.

Ndërsa Pal Canaj në fjalimin e tij tha: ‘’Në nderim të familjes Mrijaj, ju pershendes të gjithëve që do të thotë se kam emocione të veçanta për arsye sepse këtu janë djemtë më të mirë të lagjes sime të familjeve të martirit Agim Durakut, Azem Deskut etj, dhe me një rast ku ka qenë këtu Pjetër Arbnori kishte thënë se: Lëvizja popullore për çlirimin e Kosovës është zhvilluar permes tri fazave: – Përmes levizjës politike të udhëhequr nga presidenti Rugova, – Përmes pajtimit të gjaëeve të udhëhequr nga prof. Anton Ceta, dhe – Përmes luftës çlirimtare në krye me komandantin Adem Jasharin. Dhe faktikisht këto tri lëvizje e kanë gjetë formën, bazën, vendin ku janë zhvillue për arsye se institucionet tona ishin zhbë nga dhuna e okupatorit kriminal serbiane.

Pikërisht këto oda tona u shëndërruan në institucione në shkolla, parlamente, dhe kushtrim të lirisë për ushtrinë çlirimtare të Kosovës dhe këto oda e kanë simbolikën e tyre shumë domethanëse për liri demokraci dhe shtetësi të Kosovës, që do të thotë se edhe i bëjmë homazhe edhe për të ndjerin që sot ka nderruar jetë pra Adem Demaçit, Adem Jasharit dhe të gjithë atyre që kanë kontribue për lirinë e Kosovës, po e potencoj se në ato ditë të para të viteve ’90 kur kemi ardhë këtu në kë odë i kemi thënë Martës dhe Kolës a banë të na lironi këtë odë ti mbajmë aktivitetet tona të gjithmbarshme kombëtare, këta të dy më thanë, se veq një herë me ke pyetë ma ske nevojë pra e kemi pasë traditën e një burrneshe malësore trime të nanës Marte, Kolës pa perjashtuar në asnjëmënyrë edhe mbeshtetjën e fuqishme të Tomës, i cili perheherë na ka ndihmue edhe në aspekte tjera të natyrave të ndryshme andaj u jemi miënjohës kësaj ode, këtij vendi dhe gjithë atyre që kanë kontribue edhe me veprimtari të tjera pergjatë asaj kauze kombëtare” – tha në fund të fjalës së tij prof. Canaj.

Ndërsa Prof. Selman Etemi, ish- kryetar i LASH-it në vitet ’90 – ta , për Klinën e veprimtar i kauzës, me fjalë tjera për vetën e tij z. Etemi tha se z. Tomë Mrijaj, ishte një inspirim për veprimin e tij në dobi të kauzës kombëtare.

Me fjalë tjera u paraqit edhe Don Pashk Dani, i cili e pergezoj familjën Mrijaj me këtë rast ai tha: “Se historia e shqiptarëve nis nga Gjergj Kastrioti deri të Nënë Tereza, pra le të ndjekim rrugëtimet e misionet e tyre në unitet dhe bashkim mbarkomëtar” përfundoj don Pashku.

Don Albert Jakaj,në mes tjerash tha se: “edhe unë vij nga kjo trevë Lugu i Drinit jam krenar që i perkas kësaj treve dhe i gëzohëm fryteve të bacës Tomë e publicistit Lekë Mrijaj. Me fjalë tjera u paraqitën edhe mr. sci. Nue Oroshi, kryetar i “Trojeve të Arbërit”, Prof. Ndue Shabanaj, Prof. Dodë Ndrecaj, të cilët e çmuan kontributin e kësaj familje me vlera shumë dimenzionale dhe thanë se Odat tona u bënë vatër e aktiviteteve të shumta, u shndërruan edhe në vatër të dijes, humanizmit dhe të diturisë kombëtare, edhe akademi, edhe shtëpi e kulturës, edhe parlament, po ashtu luante cilin do rol që kërkohej në shërbim të kauzës kombëtare. Përurimin e pllakës në shtëpinë e familjes Mrijaj e bënë nikoqiri Tomë Mrijaj, Binak Syla, Prof. Prend Buzhala e Prof. Pal Canaj.

Pak para përfundimit të këtij eventi ishte nikoqiri i familjes veprimtari nga Nju Jork-u z. Tomë Mrijaj i cili i falenderoi të gjithë të pranishmit njëkohësisht në veçanti Këshillin Organizativ për këtë organizim kulturor e kombëtar.