ODE, ISMAIL KADARESË
– Ma rastin e 80 vjetorit të lindjes, të Gjeniut, Ismail Kadare
Më tokësori, më krijuesi
Më gjeniu, më qiellori
Më i dijshmi, më fisniku
Më shkrimtari i planetit
Mes Eskilit e Shekspirit
I dhé gjak shqipes sonë
Në mes Dantes e Borhesit
Më poeti, dhe shkrimtari
Në mes yjeve i vetmi yll
Në mes detit dallga vetë
Para Romës e pas Romës
Iks izmave u vure Gomën
Ismail i plotë Imazheve
Dritë-majash e vullkanit
Vepra jote po ngjitet lartë
Mbi flamujtë e gjenive!..
Rrustem Geci – Dortmund, 28 Kallnor, 2016
NË SHTËPINË E TOKËS
– Poezi për publikun tim letrar
I kam dhënë liri vetes të shkruaj
dhe leje të përballem vet me idetë
prej kohësh jam mërguar në poezi
për fjalën e mprehtë të së vërtetës
Në frymën çlirimtare të së bukurës
fjala e lirë është majë e qytetarisë
fuqia e saj është prej gjeniut, dije
dhe forca e saj prej gjeniut, popull
Kjo fjalë e bimur në pemën e jetës
ka lëngun epik të të gjithë neve
mendjen e më të ndriturve të kohës
guximin e më prijetarëve në histori
Shiu që po bie është lot i Kosovës
lot i nënave të fëmijëve të pagjetur
lot i prindërve për ëndërrën e çarë
lot i shtëpisë së atdheut dhe kombit
I kam dhënë liri vetes të shkruaj
motivet edhe pertej tokës së shkretë
që fjala e lirë të jetë vërtetë e lirë
e do që ta pijë një det me dhimbje!..
Rrustem Geci – Dortmund. 27 Kallnor, 2016