NË SHTËPINË E DRITËRO AGOLLIT, ME TAJAR DOMIN, KRYETAR I SHOQATËS “BIJTË E SHQIPES”, NË FILADELFIA TË AMERIKËS…

0
2227
Agolli - Gecaj

Nga: Prof. Murat Gecaj

Këto ditë, në pragun e Samitit të Parë Shqiptar për Diasporën, që u çel dje në kryeqytin tonë, erdhi pë r të marrë pjesë aty edhe i nderuari Tajar Domi, kryetar i Shoqatë Atdhetare e Kulturore “Bijtë e Shqipes”, në Filadelfia të Amerikës.

Me detyrën e sekretarit të përgithshëm të Shoqatës së Arsmtarëve të Shqipërisë dhe përgjegjës seksioni në Institutin e Integrimit të Kulturës Shqiptare, para veprimtrisë së mësipërme, unë e shoqërova atë në shtëpinë e shkrimtarit të shquar mbarëkombëtar, Dritëro Agolli. Arsyeja kryesore ishte për ta uruar atë, me rastin e 85-vjetorit të ditëlindjes së tij.

Aty na priti me dashamirësi e përzemërsi bashëkshortja e Dritëroit, publicistja Sadije Agolli, meqenëse Dritëroi po pushonte, pas një shqetësimi nga shëndeti, që kishte kaluar gjatë natës. Me këtë rast, Tajari e informoi Sadijen se, për festën e gëzuar të Dritëroit, Shoqata “Bijë e Shqipes” kishte organizuar atje një veprimtari të posaçme. Për këtë gjë, ishte publikuar edhe një shkrim, në gazetën shqiptare-amerikane, “Illyria”, e cila botohet në Nju Jork,një kopje të së cilës Tajari e la në familjen Agolli.

Pastaj ne vizituam mjedise e shtëpisë së Ditëroi, ku janë piktura e portrete te bukura të tij. Gjithashtu, Sadija na tregoi një album të madh, me votografi, nga jeta familjare e shoërore e Dritëroit. Aty ngritëm dolli dheiI uruam shëndet të plotë e jetëgjatësi atij, bashkë me familjen e njerëzit e tij më të dashur.

Në emër të këshillit drejtues të Shoqatës “Bijtë e Shqipes”, Tajar Domi i dha Sadije Agollit një libër, ku flitet për jetën disavjeçare të saj. Po kështu i dorëzoi një Përshndetje prej tyre, me rastin e 85-vjetorit të ditëlindjes së personalitetit të madh të letrave shqipe, shkrmtarit aq të dashur e popullor për msën e lexuesve, Drtëro Agolli. Ndër të tjera, aty shkruhet:
Jemi mbledhur sot, këtu në Filadelfia të SHBA-së edhe me praninë e Ambasadores së Republikë së Shqipërisë në Vashington, znj. Filloreta Flober, për ta festuar 85-vjetorin e datëlindjes suaj. Është ky një përvjetor i gëzuar për të dashurit tuaj, por edhe për të gjithë bashkatdhetarët tanë, kudo që janë.

Ndodh kjo, sepse jeta dhe vepra juaj është e lidhur me të gjithë brezat, që jetojnë sot, me luftën për çlirim, me ndërtimin e Shqipërisë dhe Demokracinë. Mbi të gjitha, është e lidhur me artin e madh të fjalës shqipe. Poezitë, romanet, reportazhet, essetë, skenarët e filmave etj., kanë qenë dhe janë pjesë e pandarë e jetës së vendit tonë dhe secilit prej nesh. Janë të gjitha krijime të klasit të parë.

Ato u japin kënaqësi të veçantë edhe nxënësve të skollës shqipe, ”Gjuja Jonë”, e cila që prej 12 vjetësh qendron e hapur për Bashkësinë Shqiptare, në Filadelfia. Ju keni qenë dhe mbeteni shpirti i dashurisë për njeriun e Atdheun, jo vetëm krjues i madh, por dhe qytetar i shquar për përparimin e vendit. Jeta dhe vepra juaj ka qenë dhe do të mbetet një shembull frymëzimi për ne dhe fëmijët tanë, për fëmijët e fëmijëve tanë. Kështu, brez pas brezi. Ju mbeteni RILINDASI ynë i madh…”.

Në mbylljen e këtij mesazhi të ngrohtë e miqësor, i nënshkruar në emër të Këshillit Drejtues të Shoqatës Atedhetare-Kulturore “Bijtë e Shqipes”, Tajar Domi (kryetar) dhe Vlashi Fili(sekretar), thuhet:
Ju përqafojmë me mall vallazëror, ne bashkatdhetarët tuaj, nga Filadelfiua, të organizuar në Shoqatën Atdhetare-Kulturore “Bijtë e Shqipes”.

Pasi Sadija e falënderoi përzemërsisht Tajar Domin për këtë mesazh, u dërgoi përshëdetje të përzeërta, nga vetë Dritëro Agolli dhe ajo, të gjithë pjesëtarëve të Shoqatës “Bijtë e Shqipes”, në Filadelfia. Me këtë rast, ne bëmë disa fotografi të përbashkëta, të cilat do të mbeten kujtim i bukur dhe i paharruar.

Tiranë, 18 nëntor 2016