Berat Buzhala, Konica.al, 9 gusht 2021
Nje pjese e te ashtuquajtures elite intelektuale dhe kozmopolitane ne Shqiperi e ka te vështire, ndoshta te pamundur, qe ta kuptoje raportin e Kosoves me Serbine. U duket e papranueshme se si ca kosovare primitive e shikojne me lupë çdo serb, duke perfshire kengetaret, sportistet, shkrimtaret dhe Kishen.
Ju keni pase problem me Milloshevicin, perse po i futni te gjithe ne nje thes?
Ketu pra eshte edhe zanafilla e problemit dhe e keqkuptimit. Jo, ne nuk kemi pase pune VETEM me Millosheviçin. Ne kemi pase problem me shoqerine serbe.
Millosheviçi ka ardhur ne krye te ketij shteti, sepse shoqeria e ka kerkuar, e jo qe ky beri diçka te veçante. Fare lehte ka mundur te mos ishte Slloba dhe do te ishte nje tjeter.
Intelegjencia serbe ka qene duke e pergatitur terrenin me dekada, per te ardhur ne krye te serbeve nje njeri, qe do ta shpallte toke serbe kudo qe ishte nje varr i nje serbi.
Millosheviçit i rastisi te ishte ai. Mirepo ne nje vije me te ka qene Akademia e Shkencave. Ka qene Kisha Serbe. Ka qene komplet spektri politik serb. Ka qene liga e futbollit, e basketbollit dhe çdo lige tjeter. Kane qene regjisoret, aktoret dhe kengetaret.
Te gjithe keta kohe pas kohe kishin probleme me njeri tjetrin, por ribashkoheshin kur ishte ne pyetje Kosova dhe shqiptaret. Ne ishim šiptari. Ishim nen katergori njerezore. Ka zgjatur kjo periudhe nje dekade.
Dikush po thote “po çfare faji ka Bregoviçi per kete gje?”. Ka edhe shume bile. Si eshte e mundur qe nje artist kaq kulminant, sa thuhet qe eshte, qendron neutral ndaj nje segregacioni te tille? Si eshte e mundur qe ai dhe mijera kolege te tij nuk e thoshin asnje fjale per fatin e zi te shqiptareve?
Me qene neutral, ose me pretendu qe nuk po sheh, kur perpara vetes e ke nje elefant sa bjeshka, i ke çu uje Millosheviçit.
Njerezit kane reagu, me te drejte, per aparteidin ne Afrike te Jugut, e ky artisti kulminant bashke me mijera kolege te tij nuk reagonin per Kosove. Une nuk e njoh asnje serb me ndikim ne boten e tyre, qe ka reagu per Kosoven.
Serbet, me shumice absolute e kane aprovuar çdo politike te Sllobes. Ata ishin te hidheruar me te perse e la Kosoven t’i ikte, e jo pse shkaktoi aq shume gjakderdhje.
Nje pjese ne Shqiperi kete nuk e kupton dhe nuk deshiron ta kuptoje. Jo pse jane te verber, por duan te behen te verber. Edhe nuk e njohin realitetin politik ne mes te shqiptareve dhe serbeve, edhe flasin per keto raporte.
Une besoj dhe shpresoj qe populli shqiptar ne Shqiperi me shumice eshte kunder kesaj qasje. Kjo çfare po ndodhe eshte inxhinjering shoqeror i kreut politik dhe institucional te Shqiperise.
Koncerti i Goran Bregoviçit ne Korce eshte nje after party e Ballkanit te Hapur.