NE SHKUPIN E PËRGJAKUR – poezi nga Ismet Tahiraj

0
1870

Ismet Tahiraj

NE SHKUPIN E PËRGJAKUR

Përrenj te rrëmbyeshëm
Po zdirgjen me gjak
Vardarit vërtik
Po zgjohet një dardani
Me dardha e plisa antik.
Dhe vërtik derdhet gjaku
E njomë tokë e lashtësisë,
Ti burim i historisë
Mos sosë pergamenën
E ilirisë
Se te vret gjaku yt
Më s’durohet
Laku i huaj
Nëpër fyt.
Diell e pjergull
Nuk lanë mjegull…

KRIMI

Krimin do ta prangos
Me flokët e tij
Assesi me tjetër pranga
Do ta pëlcas more
Me këlbazën e tij
Siç kopë zorra nëpër prush.
E larg do ta tres ne dhe
E larg do ta përpijnë
Gropat e vullkaneve
Më s’do të këtë brymë
Veç lule bajame pranverave…

ORA RA DYMBËDHJETË…

Ora ra
Dymbëdhjetë të natës
Kush te shty moj derë,
Kush te shty
E di që Dardanisë
Derdhet upri
Po bubullimë
Po vije
Po vije,
Me shqelma
Me kondak
Jargësit
Që shkumojnë
Më gojën shpellë
Nata thonë s’ka besë
Dhe nata
Hata pjell.

Derës kush i ra
Ora ra dymbëdhjetë
Hafijet me ta
Me xhaketë te zezë.

Në korridor
Përplasën lulet,
Karriget hidhen
Për dritare.

Në ora dymbëdhjetë
Vranë natën e zezë,
Vampirët
Sedrën e vogëlushes
Pesë vjeç.

Me çizme siç ishin
Kalbësirë erë kishin,
Në orën dymbëdhjetë
Pa shi ishin retë.

I shqyen fletoret
I thyen vizoret,
Në orën dymbëdhjetë
Mizoret.

Gjyshja me paralizë
I trua shqip
Ata s’ishin trup njeriu
Ishin hije nate
Ishin ortodoks biskup.

Në orën dymbëdhjetë
U trembën veç e veç,
Ma takravate në shpinë
Ata që veç zi,
Gjë tjetër nuk dinë.

Nata iku
Gjumi s’u rehatua,
Serialet serish
Përsëritën, serish.

Jeta herë, herë
Tabanin e vet
Marrka ne thua.

Në orën dymbëdhjetë
Për t’u kthye
Serish
Ikën si shigjetë….

VEÇ BURRËRI GURI

Vaksincë
Ti e vakët
Njëqindë gradë.

I lë retë
Prangave.

Kur të duash
Dil
Pranverë.

E di se
Me kthen
Tim eti
Në jermi.

Soll
Mos më
Përthuar

Në rrjetin
E aligjynit.

Se të bëjë be
S’ke kurrë
Stinë ndryshimi.

Veç
Burrëri
Guri.

Te Dielli
Te Djerësa,
Të gjaku

Votër
Kështjellë
Flamuri

Vaksincë
Ku
N’ ball
Nuri…
RAJA E GJALLË
më dyzetë e pestën
na thanë,
qiti te gjitha
ç’kani përpara.

dyqind kuintal grurë
për secilin,
e gjalpin e tundur.

Ja hodhëm pushtetit
se na i nxori
dhembët me dara.

Na thanë pastaj
t’i qitni lesh,
dhie të kuqe
dhe lesh dele të bardhë.

Ne ia hodhëm
prapë pushtetit,
thonjtët e durëve
na i lanë te çarë.

Kush mbeti fajtor
veç raja e gjallë…

HIRIT TËND GUFIM

martirit Tahir Hasan Tahiraj

Tahir
Pse ne ëndrra
Me flet aq sertë.

Bulecin nuk e lash
Në shtet rrethim
As gjumë as ne zgjim.

I prita në të
Iku shtreza
Acari
Ne pa kthim.

2.
Ti je bust
I ngjallur
Në shpirt tanë
Po ne zjarrin
E shpirtit tim.

Lule fushë luadheve
Nuk u thanë,
Siç nuk u tha
As loti im.

Nga vijmë
Nga shkojmë,
Shohim fytyrën
Tënde.

Në përqafim
Lindje, perëndim.

Buleci s’pranon
Tjetër kujtim,
Për veç
Hiri tënd
gufim…