Gjin Musa, gazetar
Shkodra si nji nder qytetet ma demokrate te Shqiperisë, e njohur per nji kultur bashkëkohore, e njohur si Shkodra e artit, sportit dhe kultures. Shkodra dhe shkodranet nder shekuj jane shquar si nji populle me kultur perëndimore.
Po ne Shkoder sa do qe jane munduar qe krijon perçarje nder fetare, apo dallimit te fshatit me qytetin deri ne nji fare mase jane ruajtur ekujlibrat.
Me ardhjen e demokracisë, Shkodra ishte qendra e revoltave, ishte qyteti qe i fali 4 deshmorë demokracisë.
Por mjerisht ne Shkoder u instalue agjentura serbe, qe ishte nen kujdesin e Sali Berishes.
Ky “politikan” i pa asnji integritet, por thjeshte sherbetor i agjentures Serbo-Ruse perdor si mashe rininë dhe “demokratet” shkodranë, qe te krijojnë ndasira fetare dhe partiake.
Kasta politike e S. Berishes e dhunoi Shkodren per 23 vite me radhe.
Ne krye te pushtetit vendosi njerëzit ma te korruptuar, Shkodra me ne krye Jozefina Topallin iu kthye nji lufte te pa moralesheme, te majte dhe te djathe, te kuq dhe te zi! Po kush ishte ma i zi se Sali Berisha dhe qeverisja e tij.
Shkodra si bastion i demokracisë, u perdore nga kelyshet e Sali Berishes, qe te shajne, te thyejne dhe te shkaterrojn çfare te jete mbi toke, qe ne ditet e para te viteve 90-91.
Partia Demokratike me ne krye Sali Berishen, ne Shkoder kane bere reprezalje, kete e kane perjetuar dhe e perjetojnë edhe sot qytetaret shkodranë. Le te na i beje publike PD dhe dega e Shkodres ato “mrekulli” te qeverisjes Berisha.
Po kane çfare t’i thone qytetareve shkodranë, se Shkodren nga breg-deti deri ne Nderlysa te Dukagjinit, ku eshte nji termocentral elektrik i ndertuar ne kohen e monizmit mbi lumin e Shales eshte plaçke e pushtetit Berisha.
Ndertimet dhe shemtimi i qytetit nga Jozefina Topalli jane dhurata e “çmuar” per Shkodren.
Ne qeverisjen demokratike, nen komanden e Sali Serbit, Shkodra mbushet me minare xhamishe, dhunohen 5 herojte e vigut nga Jozefina dhe ishe kryetari i bashkisë Lorenc Luka.
Shkodra dhe qytetaret e saj nuk duhet te behen pale me te keqen, qe e ka vuajtur ne tete vite.
Permbytjet me urdher te Saliut shkaterruan pasuritë e fshatareve te Nenshkodres, u rrejten dheu perçmuan, u permbyten sa here qe Saliut i duheshin miliona.
Jozefina shetiste mbi skafe duke shkuar dere me dere, fshatareve qe e kishin votuar PD, qendroni te qete! Qeveria dhe Sal Berisha do ju shperblejnë nji me nji te gjitha damtimet!
Si eshte realiteti?
Shkodra po vuan keq-qeverisjen e PD ne tete vite.
Sala dhe ministrat s’bashku me kryebashkiakun dhe komunaret ndertuan nji rrjete grabitje te pa njohur ne historin shqiptare.
Mose pagimi i energjis dhe i ujit te pishem ne qeverin e korrupsionit kishte prapavij politike, ishte e mire instrukturuar,pasi PD e kishte te sigurte humbjen, dinte gropen qe kishte lene pase qeveris Rama.
Reformat e qeveris aktuale jane reforma te nji normaliteti, te disiplinimit te qytetareve perbadhe ligjit dhe shtetit, keto Berishes dhe kupoles se SHQUPIT nuk ju pelqejne.
23 vite, stadiumi i Shkodres i ngjante nji ngrehine, qe ishte ne meshiren e fatit.
U deshe te vinte e majta ne pushtet qe shkodres dhe Shkodranve tu afronte nji Stadium nder ma te miret, apo ma i madhi dhe ma i miri ne Shqiperi, sot për sot.
Kryebashkiakja Voltana Sulltaneti ne vende qe te falnderonte qeverinë per keto investime qe po i afron Shkodres, kjo kryetare bashkie me paturpesinë ma te madhe kerkon te injoroje te majten dhe kryeministrin Edi Rama, e turpsheme per nji skile qe fshihet pas Saliut dhe Jozefines.
Ata qe brohorasin Sali Berisha, po brohorasin per Milosheviòin e Serbisë (por nuk e dinë), per boten e krimit, per boten e dezinformimit, turp dhe vetem turp.
Shkodra ka shume halle dhe probleme, po nuk kryhen ne tre apo kater vite, sepse Sali Berisha dhe Jozefina punuan tete vite per ta shkaterruar dhe permbytur qytetin dhe rrethinat deri ne Velipojë.
Pse heshtnin Shkodranet ne kohen e Saliut?
Pergjigjia eshte se ai qe guxonte te shante apo te kundershtonte nji fjale large qoftin, rrahej dhe burgosej, sot eshte e kunderta, edhe nji palo gazetare e shtyrë dhe e dështuar arrin te shaje kryeministrin e vendit! Ka ma injorancë se kaq?
Shkodranet qe duan nji Shkoder demokratike, nji Shkoder me emerin si ka, duhet te distancohet nga veprimet e rrugaçerisë Berishiane.
Mjaft e ka paguar Shkodra dhe mbare Shqiperia rrugaçërin e nji gojë-dali, ngatërrestari destruktiv, rrugaçrin e “PENICILINES DHE DIZENJATORES”, mjaft botës së krimit te Sali Berishes.
Shkodren e presin projekte te reja edhe pse Voltanella e bashkisë nuk di se çfare eshte projekti, nuk di çfare nevojash ka Shkodra, nuk di nga shkojnë paratë e Landfilit te Nenshkodres, nuk di qe Thethi turistik vuajti edhe kete vere për energjinë elektrike, te cilen e prodhon vete, nuk din qe nuk shkohet ne Dukagjin, pasi rruget po shkaterrohen çdo dite.
Voltanella e Bashkisë di mire ku jane koncesionet e Berishes dhe te Jozit, ju di mire vilat dhe sarajet, po nuk di hallet qe ka Shkodra.
Voltanella ta lere Partin dhe Saliun po te punoje pe Shkodren, ajo nga shikimi tregon qe eshte nji mashtruese, eshte nji pasardhese e botes se krimit Berishian.
PD dhe Voltanellat e pushtetit të PD-së duan vetem mjerim dhe perçarje, duan qe Shkodren gjoja ta mbajne si “fuçi” baroti, ta sakrifikojnë me varfëri e prapambetje, që Shkodrën ta përdorin si bastion politik, por iken ato kohe, kur bandat e Berishes vidhnin bankat, krijonin fajdet, nderonin Gerdecin, vrisnin kundershtaret politikë.
Sot jemi ne nji bote te re, ku së shpejti bota e krimit do ndeshkohet… prandaj nji grup i paguar therrasin akoma Sali Berishen, kur i biri jeton dyereve te luksit botëror, me paratë e shqiptareve.
Shkodra mbetet djepi i miresisë, i shqiptarisë dhe i kultures, sportit dhe qytetarisë, nuk mundet askush te ia heqi keto qe zoti ia ka fale.
Nuk besoj që stadiumi 5 miljon euro i faturuar 15, nuk i hyn në punë shkodranve. Vjen naltgjatzia në Shkodër e duhet me u mbyll rrugët e dyqanet për këtë farë “burri” që me ardh n’kam nuk ja hedh kush syt. Pallati i Sportit e Teatri Migjeni me konçesion megjith¨wse edhe ato kushtojn nga 15 miljon euro. Ku po përfitojn shkodranët???
Komentet janë mbyllur.