Në shenjë kujtimi dhe nderi në përvjetorin e dytë të Kryetarit të Besëlidhjes

0
2375

Kopertina e fletushkës me titull: “Besa Shqiptare”, botuar për herë të parë në Gjermani, më 28 nëntor 1972.

Xhafer Lecaj

Emin Fazlija, alias Emil Kastrioti (24.09 1937-16.06.2015), ish i burgosur politik në ish-Jufgosllavi. Veprimtarinë e Tij politike dhe atdhetare e filloi në vitin 1952.Ishte mërgimtar i hershëm. Nuk humbi fare kohë për t`u kyçur në jetën politike, krahas mërgimtarëve tjerë të pas Luftës së Dytë Botërore, të cilët kundërshtuan me armë murtajën sllavo-komuniste të Enver Hoxhës dhe të Fadil Hoxhës me shokë. Organizator dhe pjesëmarrës, pothuajse, në të gjitha demonstrimet dhe protestat në Evropë, kundër pushtuesëve serbo-jugosllavë, të cilët, me provokimet e tyre të vrazhdëta, stërmunduan shpirtërisht dhe fizikisht shqiptarët.

Plisi i bardhë i Emil Kasrtiotit, u bë simbol i kundërshtisë të pushtuesit shekullor. Ai themeloi “Besëlidhjen Kombëtare Demokratike Shqiptare”, duke botuar për herë të parë më 28 nëntor 1972, edhe fletushkën “Besa Shqiptare”, fjala e shkruar e së cilës u bë kushtrim për lexuesit e Mërgatës shqiptare. Emin Fazlija ishte një publicist kronikë, duke publikuar dhe ndriçuar shumë qindra figura heronjsh, të anatemuar dhe të harruar nga bijtë bastard shqipfolës qeveritarë, të djeshëm dhe të sotëm, për të vetmën arsye se ata ruajtën drejtëpeshimin në të gjitha kohërat, u rrjeshtuan djathtas, duke qendruar me stoicizëm deri në përmbyllje të ciklit jetësor.

Për çudi, heshtjes dhe harrimit nga kundërshtarët ideologjikë e politikë, së fundi, mërgimtarët po e përjetojnë edhe anashkalimin nga ana e bashkëmendimtarëve pushtetarë në Kosovë. Mospërfillja e mërgimtarëve në qasje politike, qoftë edhe shprehje e mendimit ndryshe, sikur po irriton pushtetarët e sotëm partiiakë dhe qeveritarë. Dhe, kjo është një mosmirënjohje cinike, për kontributin e tyre të dhënë, qoftë për mbijetesën e popullit të Kosovës, përgjatë ashpërsimit të regjimit shtypës millosheviçian…
Lavdi e përjetshme atdhetarit të devotshëm të çështjes tonë kombëtare Emin Fazlija !

Nga e majta: Emin Fazlija, Vehbi Ibrahimi e Hysen Çami, të dy bashkëveprimtar më të afërm të bacës Emin.. Këta dy Vehbiu e Hyseni, nuk jetojnë më, Vehbiu u vra nga Sherbimi Sekret Jugosllav, më 10 tetor 1981, ndërsa Hyseni ka ndërrue jetë para shumë vitesh.

Göppingen, 29.1.2014, unë me Bacën Emin, para shtëpisë së tij, pasi bëra një intevistë , bashkëbisedim…

Emin Fazlija në Kongresin e parë të OKRNDSH-së në Donzdorf- Göppingen të
Gjermanisë më 26 e 27 Nëntor 1977

Kongresi i -II-të i Patisë Besëlidhja Kombëtare Demokratike Shqiptare
qe mbajtur në Frankfurt të Gjermanisë, më 14-15. IV. 1979,
Vehbi Ibrahimi, ishte nënkryetar i Komitetit Qendror. Tash dëshmorë i kombit.

Emin Fazlija, Vehbi Ibrahimi, Hasan Dalipi dhe Ismet Dullaj në vizitë shokut të tyre të plagosur rënd më 1981 në atentat nga UDB-a Jugoslave, Rasim Zenelaj, antarë i Besëlidhjes.

Lulzime Shemallari dhe Kimete Topalli në një mbledhje të BKDSH-së
me kryetarin Emin Fazlija
Edhe femrat shqiptare gjithherë kanë dhënë kontributin e tyre për çështjen kombëtare.

Nga e majta: Emin Fazlija, Hysen Tërpeza, Xhafer Leci, e të tjerë:
Këtë organizim e pati përgaditë Gani Kryeziu, Heilbronn, 1998.

Spital-Klinik am Eichert Göppingen, 26.8.2012, po sa u ktheva nga pushimet verore, nga Kosova, përsëri vizitova Bacën Emin, cili atëherë ishte operue nga boshti kurrizor…

Unë me Bacën Emin, me rastin e pavarësisë së Kosovës, organizuar nga Shoqata “Nëna Terezë”, Göppingen, 23.2.2013.