Marjan Sebaj Sopi
Nga Durrësi universitar që edukoi e arsimoi edhe Perandorë të famshëm Romak, personalitete e personalitete, me gëzim iu drejtova qytetit historik e heroik, Krujës.
Nga hyrja në Fushë KRUJË, filloi të më dridhej trupi vetvetiu. Rruga deri të kalaja mu dukë e gjatë aq sa mendova kurrë nuk do arrij aty. Që nga larg hetohet (vërehet) Kulla e ndriçuar thuajse nê maje të kodrave në një lartësi mbidetare afer 800 m. Far bukurie, far monumenti ku jetoi, e qëndroi Gjergj Kastrioti – luftëtari i pamposhtër, strategu, trim mbi trima, i papërsërituri Diplomat, Mbrojtës i Europës (Nato në vete) – MBRETI YNË ARBËRORË!
Shiqoja e vështroja çdo pëllëmbë toke duke kujtuar hapat, ecjen e kthimin, hyrjen e tij me trima Shqiptarë, bijê të Shqipes, në KRUJË – në ARBËRI – MËMËDHE, NË TOKËN E PREMTUAR DHE TË BEKUAR.
I mendova gjithê ata heronjë e heroina, që derdhên gjak në mbrojtje të shenjtës tokë Arbërore. Me këtë doemos më silleshin në mendje, shpirtë, zemër e lutje gjithë ndjekësit e trimat shqiptarë, patriot, gjatë shekujve e ku frymëzim patëm Mbretin tonë Gjergjin.
Gjergj Kastrioti – Shenjtori ynë siç lidhi gjithë Kullat Arbërore poashtu lidhi e bashkoi gjithë Arbërorët, Shqiptarët mes veti Kulla këto tē gjalla nga e me të cilët mbrojti mëmëdheun nga hordhitë anadollako-aziatike.
BESA BESË këtu ndërpreva kujtesën e lavdisë së tij por luta:
“O babë i ynë, o vêlla
O shenjtor i Madh,
O MBRET I MRETËRVE,
O MBRET I GJITHA TROJEVE SHQIPTARE – GJERGJI YNË E HEROI YNË KOMBËTARË,
Sa e sa herë ne bijtë e tu, pasardhësit e tu,
lejuam e po lejojmë,
që mbetjet e llojllojshme anadollake,
të shajnë e të sulmojnë pse e deshte
dhe mbrojte arbërinë – pikërisht Shqiptarinê.O Mbreti ynê,
na falë që po ia lejojmë këtê vetês.
Na falë që ne bijtë tu
jemi lazdru,
gjithçka heroike
kemi harru,
ku shumê shqipfolësa
amanetin tënd – bashkimin kombëtarë
e kanë tradhtu
dhe këmbën e turkut
dhe aziatikëve në trojet tua
i kemi pru,
e po iu shërbejmë,
po i mbajmë si sulltana
duke i duru e madhëru.
Na beko,
na frymëzo
dhe na falë
qê jemi “tranu”.
Qëndrova aty gjatë me mikun Bujarin nga Kruja, i cili na përsëriti me gëzim, emocione e dashuri të tërë historinë kombëtare Kastriotiane, ku freskuam e na pushoj shpirti.
Pas bisedave me të ku tregoj se femrat tona hudheshin nga muret e Kalasë vetēm të mos biejnë në duar të osmanlinjëve të pamoralshëm pas vdekjës të Gjergj Kastriotit dhe braktisjesë së Kullës dhe TROJEVE shqiptare nga qindra mija shqiptarë shkaku i frikës nga masakrat e turqëve – hakmarrja (sot arbreshë tē Italisë, Ukrainës…) edhe unë më tē rënë muzgu diku krejt vonë ah u largova, “hika” kokën lartë me plis në te, dhe sa i lumtur që isha në tokën e shenjtê, isha po aq edhe i brengosur, por ndija në shpirtë një zë që më thoshte: Shqiptaria ka Gjergja e do ket gjithmonê.
Duke shiquar në heshtje të natës së shenjtë shqiponjën që nuk vdesë askurrë por fluturon lartë e lartë, u largova nga Kruja, ku lash atë ndriqim historik që shndritë jo vetëm kullēn e Krujën, por mbarë SHQIPTARINË TONĒ TË PĒRBASHKËT PA FAR DALLIMI.
O birë i bekuar Gjergj, kandilin ndriçues qê na dhurove, dritën Tuaj të zjarrtë në ne, dhe dashurinë vêllazërore mes nesh siç na mësove, dashurinë dhe gadishmërinë, kushtrimin ndaj Atdheut të shenjtê e të shtrenjtë, do të bartim brez pas brezi e nuk do lejojmë të shukët në ne askurrë.
MSSopi
Krujë: 28.08.2018