Në Prishtinë është trazu qarku paska folur spiun Tomë Gashi

0
390
Gjergj Kastrioti në Prizren - Nue Oroshi

Nue Oroshi

Pasi që atdhetarët shqiptar në Prizren pas 552 vitësh fituan kundër qarqeve pro-serbe dhe pro-turke kanë filluar ta ngrehin krye spiunët pro-serb dhe ata pro-turk. Te jemi real unë kam menduar më herët se më shumë kemi spiun pro-turk se pro-serb. Por mendimi im ishte i gabuar. Më dolën më shumë pro-serb në mesin e të cilëve hyn edhe Tomë Gashi për të cilin tash publikisht dihet se ka qenë spiun i Serbisë, dhe si duket ende është duke e vazhduar punën e spiunit.

Për Tomën një jurist i madh i Kosovës pasi që nuk jeton më nuk deshiroj t´ia përmendi emrin më patë thënë se e kemi juristin më të dobët në Kosovë. Toma pas rrahjes qe i kanë bërë rrugëve të Prishtinës si duket ka mbetur me pasoja të mëdha psiqike.Kjo shihet kur flet pa asnjë kontroll psikologjik, kjo shihet kur fyen debatuesit në mënyrën më të ulët. Sikur të jetonte në perëndim këtij do t´ia merrnin licensën e avokatit dhe do ta mbyllnin në një repart neuropsikioatrik të tipit të mbyllur.

Se paku një vit do ta mbanin në një gjendje ku ushqimin edhe bukën do t´ia jepnin nga dritarja apo nga telat. Sa të dobët e ka mendimin ky spiun sa që dëshiron qe edhe shqiponjën dykrenare që e ka Gjergj Kastrioti në gjoks t´ia fal Turqisë, edhe përkrenaren t´ia fal Turqisë, edhe aktin diplomatik evropian t´ia fal Turqisë edhe veshjet princore evropiane t´ia fal Turqisë. Tipat e tillë e kanë sjellur në këtë gjendje Kosoven tash e 20 vjet. Tomë, unë e kam sjellur Gjergj Kastriotin – Skënderbeun në Prizren. E kam sjellur një Gjergj Kastriot real dhe jo mitik.

Tash ne shqiptarët e kemi Gjergj Kastriotin real në Prizren me një pamje të një mbreti perëndimor dhe jo me veshje lindore siç ka qenë deri me tash. Unë nuk e kam thyer mitin e real socializmit vetëm në këtë skulpturë por e kam thyer edhe në rishkrimin e historisë shqiptare ku se bashku me historianët idealist, kemi botuar 20 vepra shkencore dhe enciklopedike të shkrimit të Historisë shqiptare. Jam politikan i CDU-së në Gjermani dhe tani jam në mandatin e dytë të këshilltarit në një qytet në Gjermani në Kiel që ka 250 mijë banorë.

Për të gjithë adhuruesit e kombit shqiptar po ju sjelli një këngë të mrekullushme që këndohet për historinë e Mirditës: “Lavdi paç dera e Gjomarkut”, që ishte ide e imja më një zë te mrekullueshëm të Paulin Gegës, me një orkestrim të Roland Çukës dhe me një tekst të shkëlqyeshëm të Amarildo Vokrrit. Vetëm kur të pastrohen trojet shqiptare nga pro-serbët dhe pro-turqit shqiptaria do të ecë përpara. E në Prizren më, 28 nëntor 2020 fitoi Shqiptaria. Vdekje tradhtarve, liri shqiptarëve!

Paulin Gega – Gjomarkajt (Official Video HD)