NË PRAG TË KUVENDIT TË LDK

0
366
Lidhja

IDRIZ ZEQIRAJ

Përkujdesja e tepëruar e kreut të LDK-së, Isa Mustafa, me klanin e tij, për të ruajtur statusquonë dhe anashkaluar reformat, çoi në shpërthime zemrate dhe kacafytje të delegatëve, anëtarësisë së partisë.

Në vjeshtën e vitit të largët 1964, shokët e ilegalës më sugjëruan ta ofroj në grup Ibrahim Rugovën. Dhe, unë, në mirëbesim të plotë, i hapa letrat me Ibrahimin. Përgjigja ishte hipotetitke: “Dakord! Po i bashkohem grupit tuaj. Por, a zgjidhim diçka? Ja, u arrestua Demaçi, bashkë me disa dhjetra burra e djemë të ilegalës. Më thuaj se cili grup mbeti pa u zbulua?”

Pas tre vitësh, sërishmi, ngulmova, për të ndarë mendimet me Ibrahimin. Përgjigja ishte entuziaste. “Po, ka ardhur koha me dalë nga çubat”. Dhe, Ai këshilloi të gërshetohet puna ilegale me atë legale, për të bërë kërkesa dhe debate të hapura, publike.

Ibrahim Rugova, tashmë, student, nismoi ta lëndëzojë idenë e shprehur. Vihet në drejtim të shtypit të studentëve. Gazeta “Bota e re” do të bëhej gazeta e parë opozitare e medieve dhe e pushtetit në Kosovë. Reagimet e pushtetit të kohës ishin të shpeshta, madje, revista letrare studentore “Plejada” u ndalua së botuari.

Javorja “Fjala”, do t`ia rezervonte një faqe të saj Ibrahim Rugovës. Duke bërë analizën e krijimtarisë të poetëve të rebeluar ndaj pushteteve të kohës, stigmatizonte regjimin monist të viteve `70-a. I cilësuar si shkrim atakues të pushtetit, një numër i javorës “Fjala”, u tërhoq nga shitja, me sugjërimin për të hequr disa fragmente nga shkrimi. Ibrahim Rugova ishte i prerë se “nuk heq as edhe një fjali!”

Diskutimi i Dr. Ibrahim Rugovës në Kongresin e Lidhjës të Shkrimtarëve të Jugosllavisë në Novi Sad, ishte sa i veçantë, aq edhe dinjitoz. Themelimi i së parës parti politike pluraliste në Kosovë, “i nxori nga çubat” edhe ilegalët e LPK-së, të cilët, pas vrasjes të Jusuf Gërvallës, harruan hallet e Kosovës dhe merreshin me vetëvetën. Dhe, në vend që të shprehnin mirënjohjen, për shërbimin e madh që u bëri Ibrahim Rugova, ata, pacipërisht e turpshëm, kërkonin e kokën e Tij!

Tri dekada më vonë, është Isa Mustafa, me klanin e tij, i cili e futi LDK-në në ilegalitet, duke bërë zgjedhje klandestine, të fshehta, me qëllim të ruajtjes të statusquosë, mbetjen e LDK-së zvarranike e bisht i bandës së PDK-së.

Për çudë, pas të gjithë asaj maskarade “zgjedhore”, klani pretendon ta përmbyllë Kuvendin në mënyrë solemne. Urojmë që, vërtet, Kuvendi të jetë solemn, me surprizën zgjedhore, ndryshe nga tri Kuvendet e fundit farsë të LDK-së.

Përleshjet – shprehje e kundërshtive
ndaj statusquosë në LDK-e

Jemi në prag të mbajtjes të Kuvendit të IX-të Zgjedhor të LDK-së. Incidentët, deri në përleshje fizike në Nëndegët e LDK-së, janë arsyetuar, falsifikueshëm, kinse “kjo parti do t`i fitojë zgjedhjet dhe luftohet për konkurrencë pozite e punësimi!” Realisht, është shpërthim zemrate ndaj klanit të stazhionuar, degradues të LDK-së, i cili provokon dhe irriton anëtarësinë, duke i lakuar emrat e mundshëm për kryetarin e ardhshëm të LDK-së, eksponentë të klanit, të cilët e mbajnë në pozitë, në pushtet PDK-në, që nga shuarja fizike të Presidentit Rugovë.

Qysh kur akademik Kujtim Shala dhe ndoca nga rinorët deputetë, u heshtën, si mundësi kandidimi për kryetar të LDK-së, duke u zëvendësuar me gardistë të vjetër butakë, të cilët ngulmojnë në statusquonë baltake: PAN-istët kriminelë në kupolë të shtetit dhe të pushtetit, ndërsa LDK-ja opozitë e papërfillshme. Andaj, kundërshtia e anëtarësisë u shpreh me grushtime e karrike, në kuvendet zgjedhore në Mitrovicë, Prishtinë, Ferizaj, Vushtëri e gjetkë.

Të shantazhuarit, nuk kanë integritet njerëzor

Bota demokratike bënë shumë kujdes, kur është fjala për pastërtinë biografike të kuadrit drejtues shtetëror, partiak, diplomatik e tjerë. Sepse njollat biografike të një kuadri, reflektohen në mungesën e integritetit, frikësimit, për të mbrojtur parime dhe për të marrë vendime, në interes të shtetit apo të partisë. Shembullojmë me kryekrerët kriminelë të PAN-it: Hashim Thaçi, Ramush Haradinaj, Kadri Veseli, Fatmir Limaj dhe banditërit që i rrethojnë. Këta janë të shantazhuar nga Serbia, për krimet vrastare të shqiptarëve, sa të pambrojtur, aq edhe të pafajshëm.

Po kaq të shantazhuar janë Isa Mustafa dhe disa klanorë rreth tij, nga PAN-istët me SHIK-un e tyre krimnal, i cili është themeluar enkas për terrorizëm e vrasje, kërcënim, shantazhim e frikësim, në vijimësi, me qëllim të marrjes të pushtetit dhe të mbajtjes së tij, me shantazhe e dhunë. Për rrjedhojë, kjo trysni e ka vënë LDK-në në shërbim të PDK-së, duke i siguruar asaj pushtetin e përgjakur për vite me radhë.

Amnistimi dhe rehabilitimi i kriminelëve,
rivrasje e viktimave të PAN-it

Ishte qasje e gabuar zgjedhja në mes Hashimit dhe Ramushit, se cili duhet udhëhequr dialogun! Në këtë nivel zbriti edhe LDK-ja! Injorancë politike apo ikje nga përballja?! Realisht, nuk ka dallim në mes tyre dhe dy të tjerëve, Kadrisë dhe Fatmirit. Krimet kanë ndodhur. Të dyshuarit e parë janë, pikërisht, këta të 4 (katër), me bandat e tyre. Prandaj, kërkesë e vetme duhej të ishte dorëheqja e qeverisë së krimit, zgjedhje të parakohëshme qendrore dhe, pastaj, të fillonte dialogu, me formatim të ri dhe të mbikëqyrur nga Parlamenti.

Pas bërjes të Kadri Veselit kryeparlamentar dhe të Hashim Thaçit president, përkundër porosisë-amanet të Presidentit Rugova, që kjo të mos ndodhë, duke i amnistuar dhe rehabilituar, për vrasjet serike e numerike të veprimtarëve të LDK-së dhe të FARK-istëve luftë-bërës të Ibrahim Rugovës. Tani, Isa Mustafa rrekët ta amnistojë e rehabilitojë edhe eksponentin e radhës të krimit, Ramush Haradinaj, kur thotë: “Besoj fuqishëm se lufta e UÇK-së (lexo: “UÇK-ja” e LPK-së), ka qenë e drejtë dhe e pastër (lexo: kundërvënie e profesor Buxhovit), dhe po ashtu besoj se pafajësia e z. Haradinaj do të provohet edhe kësaj radhe!”

Ja, “xhevahiret” e kryetarit të shantazhuar, Isa Mustafa! E turpshme! Këtu ka më shumë se një pasaktësi, madje, domëthënëse: Asnjë nga të akuzuarit e Hagës nuk është pafajësuar, për krimet e tyre faktike. Dhe, aq më hiç, nga populli shqiptar i kudondodhur. Në Kosovë janë 800 dëshmorë (dhe jo 1600, siç falsifikohet), të vrarë nga Serbia me aleatë. Mijëra të tjerë janë viktima të luftës. Ndërsa nga “UÇK-ja” e LPK-së, gjatë dhe pas luftës, janë ekzekutuar 1.820 ushtarakë të FARK-ut dhe kuadro e veprimtarë të listuar të LDK-së. Kriminale, deri në pa kufi!

E vërteta është se lirimet kanë qenë kalkulime politike dhe të blera milionshe, me para të haraçit të përgjakur dhe vjedhje abuzive të pasurive të brezave shqiptarë. Ilustrojmë: Prokurorët e djeshëm të kriminelëve të Kosovës, sot janë avoketër të tyre! Parapagesa e majmë është bërë një dekadë më parë, vazhdon të shërbejë edhe për mbrojtjen e sotme! Ja se çfarë morali politik ka edhe kjo gjykatë?! Megjithatë, kjo është më e mirë, se sa të gjitha gjykatat e Kosovës, të marra së bashku. Sepse drejtësia vazhdon të jetë e kapur nga PAN-i i sotëm, LPK-ja e djeshme, për dy dekada radhazi.

Ekziston dyshimi se LDK nuk e donë pushtetin

Disa veprime të LDK-së, përkatësisht, të kryetarit me klanin e tij, kanë vënë në dyshim njëmendësinë, synimin e LDK-së, për ta marrë pushtetin. Dosjet e SHIK-ut, e kushtëzojnë këtë qëndrim. Prandaj, vetëm reforma rapide, brenda Kuvendit të tanishëm, do ta shpëtonte LDK-në dhe vetë të shantazhuarit, pra, garniturën aktuale butake, të dështuar, të zënë peng nga PAN-istët supër-kriminelë.

LDK-ja refuzoi pjesëmarrjen në protesta, përkrah Vetëvendosjes, për rrëzimin e qeverisë PAN-iste të krimit, me arsyetimin hipokrit se “nuk bëhemi bisht i askujt!” Ndërkohë, VV tha “vihuni në ballë, ne ju vijmë prapa, vetëm t`i largojmë kriminelët nga pushteti”. Megjithatë, nuk pranuan, e refuzuan, madje, serbez, protestimin.

LDK-ja e zënë ngushtë, mbllaçiti “arsyetimin” rezervë: “Ne do ta rrezojmë qeverinë aktuale, në rrugë parlamentare!” Pordha me bibër! Çfarë parlamentarizmi mund të bëjë një opozitë, kur Parlamenti, sipas një deputeti markant gjerman thotë: “Parlamenti i sotëm i Kosovës i ka 27 deputetë kriminelë. Secilit zyrtar të Kosovës që ia japë dorën, e mendoj se i ka duart e përgjakura. Dhe, i laj duart fort me sapun, për t`i hequr njollat e gjakut!”

Realisht, po të mos e rrëzonte qeveria Haradinaj vetën, që është suksesi i vetëm i Ramushit, në “qeverisjen” e tij të rrëmujshme, abuzive, vjedhacake, nepotike e klienteliste elektorale, me shitjen e shumë mijëra “Dëshmive të Veteranit”, sa për “parlamentarizmin” e LDK-së, do ta përfundonte, shpengueshëm e qetësisht, mandatimin 4 (katër) vjeçarë.

Në shumëzimin e elektoratit, tashmë, të deklaruar të AAK-së, kontribuoi, “fsnikërisht”, ish-kryeministri Isa Mustafa, duke firmosur dhënien e shpërblimit të përjetshëm, për 33.300 veteranë të rrejshëm. Në start, buxheti shtetëror u dëmtua, me vjedhje zyrtare 68 milionë euro. Vazhdimi do ta rrisë këtë kuotë në miliarda euro humbje.

Aleanca me Shpendin, vetëmashtrim i turpshëm i LDK

Aleanca me Shpend Ahmetin e PSD-së, për ta rrëzuar qeverinë e PAN-it, ishte një vetëmashtrim i turpshëm për LDK-në. SHIK-asi i hershëm, Shpend-zeza, ishte “kolonë e V-të”, brenda Vetëvendosjes. Pasi e ndau atë, dosja e SHIK-ut e detyroi të lakuriqësohet, duke u bërë patericë e PAN-it. (Më dhimbsën ata djemë e vajza që e rrethojnë Shpend hafijen. Janë përgjakur, dikur, kur ishin pjesë e Vetëvendosjes, për mbrojtjen e Republikës dhe nuk e meritonin këtë fund. VV duhet të punojë, që ata t`i kthehën partisë amë. Por, të jetë e sinqertë dhe jo si LDK-ja, ndaj LDD-së. Pas shkrirjes, t`i përbuzë, madje, edhe të porosisë koluareve, të mos votohen të kthyerit, në strukturat vendimmarrëse të partisë!)

Ishte iluzive që Shpend-kurrëkushi ta ndihmojë opozitën, për rrëzimin e qeverisë PAN, ndërkohë që ai plotësoi vakumin e “Listës Serbe”, për numrat e qeverisë, duke aprovuar edhe buxhetin, njësoj si pakurrizori Pacolli, një “skitalicë” neveritëse, me arsyetimin e shpëlarë, “për t`i çuar proceset shtet-ndërtuese përpara!” Dhe, çfarë progresi mund të bëjë Kosova, me kriminelët e PAN-it, të cilët kanë përgjakur Kosovën; kanë hapur shumë qindra varre shqiptarësh të pafajshëm; kanë veshur në zinë e përjetshme mijëra familje; kanë lënë jetimër shumë qindra fëmijë, njësoj si bandat vrastare të kryekriminelit Millosheviç.

Dhelpra-Shpend vuri kushtin e parë, që pamundësonte rrëzimin e qeverisë: “Nuk votojmë rrëzimin e qeverisë, me ndihmën e “Listës Serbe.” Këtë marrëzi e aprovuan edhe disa eksponentë klanorë të LDK-së, të afërtë me PDK-në. Megjithëse as Shpendi dhe as të tjerët, nuk shquhen për ndonjë patriotizëm. Një përjashtim i tillë i “Listës Serbe”, si normë Kushtetuese, është një shërbim i drejtëpërdrejtë për Serbinë.

Është njësoj si protestat e përgjakshme, të mars-prillit 2004, të organizuara nga Serbia dhe të udhëhequra, pikërisht, nga PAN-istët e sotëm, respektivisht, “komandantët” e tyre, të cilat e bindën botën, Qendrat e Vendosjes Ndërkombëtare, se bashkëjetesa shqiptaro-serbe nuk është e sigurtë. Prandaj, duhet bërë edhe Serbinë hisedare në sundimin e Kosovës. Filluan me Decentralizimin, fshat e komunë, për të arritur ke “Zajednica”. Dhe, e gjithë kjo tradhti kombëtare, u hesht dhe “komandantët” kriminelë vazhdojnë të jenë në kupolë të shtetit dhe të pushtetit.

Bandën PAN-iste e lidh makro-krimi

Bandën PAN-iste, pavarësisht zenkave, atë e lidhë makro-krimi, sepse ajo ka lindur nga e njëjta mitër e përgjakur – LPK-ja, e dyshuar qysh me vrasjen e djemëve të Kosovës, në Untengruppenbach të Shtutgardit. Të gjitha veprimit e grupimit të LPK-së, kundër Jusuf Gërvallës, kanë qenë kundra-kombëtare. Rrjedhimisht, ka qenë argate e Serbisë.

Koalicioni PAN nuk ka qeverisur, por ka abuzuar e vjedhur. Që nga dita e promovimit qeveritar, ka filluar agjitimin, për të siguruar vazhdimësinë e pushtetit. Njësoj, si trinomi banditesk e rrugaçëror: Edvin Rama, Taulant Balla, Erjon Veliaj, që nuk kanë pushuar së provokuari shqiptarët. Të njëjtën gjë kanë bërë edhe megallomanët injorantë e kriminelë të PAN-it: Hashim Thaçi, Ramush Haradinaj, Kadri Veseli e Fatmir Limaj, me lakejtë e tyre banditër.

Megjithatë, koalicioni LDK-VV, pa alternativë

Përgjatë gjithë kësaj kohe, LDK-në e ka karakterizuar rrëmuja kundërthënëse brenda vet subjektit. Ilustrojmë me deklarimet e anëtarëve të Kryesisë të saj: Njëri thotë se “LDK-ja ia ka falur VV gjuajtjet me vezë e molotov, për hir të vendit”. Tjetri kundërpërgjigjet: “Vetëvendosje është “Lëvizje e Kuqe” dhe se nuk ua harrojmë ato që i kishin bërë në Kuvend, gjatë kohës sa Isa Mustafa mbante postin e kryeministrit.”

Përjashto provokimin në vilën e Mustafës në Prapashticë, që meriton dënim e ndeshkim, gjithë sjellja tjetër, në Kuvend dhe jashtë tij, ka qenë kundërpërgjigje proporcionale e meritore, e provokimeve të vrazhdëta të shqiptarëve, nga Isa Mustafa e Hashim Thaçi, përkatësisht, kryeministër e president. “Kosova me demarkacionin, në vijën aktuale kufitare, nuk humbë asnjë milimetër tokë”, e thënë dhe e përsëritur nga binomi i zi, Isa-Hashimi, bindi botën, (por, jo edhe shqiptarët), se mijëra hektarët e kontestuar, i takojnë Malit të Zi!

Duhet pranuar se, atëbotë, Lëvizja Vetëvendosje, ishte e vetme në mbrojtje të Republikës, madje, jo vetëm në rastin e Demarkacionit; por edhe kundër faljes të Mitrovicës; kundër “Zajednicës” dhe akrobacive perverse e kundra-kombëtare të krerëve pushtetarë e shtetërorë të Kosovës.

Një butak tjetër, mjerisht, anëtar i Kryesisë, dy herë ministër nepotik, sheleg, i përkdhelur i kryetarit të vetëzgjedhur, të dhunshëm, Isa Mustafa, ndërkohë që LDK-ja kërkonte rrëzimin e qeverisë PAN-iste të krimit, ai ngulmonte, madje, zëshëm e zemrueshëm: “Rrëzimi i qeverisë Haradinaj, është hendikep i madh për Kosovën!!” Dhe, LDK-ja heshti, nuk e ndeshkoi, sikur nuk ndodhi asgjë, kur anëtari i Kryesisë të saj, mbronte krimin dhe kriminelët e PAN-it! Megjithatë, ai pretendon të shpërblehet, për mbrojtjen e kriminelëve, me post ministri, në rast të pjesëmarrjes të LDK-së në qeverisjen e ardhshme!

Partitë-banda: PDK-ja, AAK-ja, Nisma, kanë punuar, në vijimësi, me anëtarësinë dhe elektoratin e tyre, për zgjedhjet e pritshme. Ndërsa LDK-ja nuk ka pasur guximin as të ballafaqohet me anëtarësinë e saj, përshkak të pisllëqeve të kryetarit dhe klanit të tij, siç janë: pranimi i “Zajednicës”; ratifikimi i Demarkacionit; zgjedhja e Kadriut kryeparlamentar dhe e Hashimit president; aprovimin dhe lëvrimin, pagimin e 46.600 “veteranëve”, prej tyre 33.300 të rrejshëm; mbulimin e shpenzimeve, për mbrotjen e kiminelëve, vrasës të shqiptarëve të pafajshëm; largimin e rektorit Ramadan Zejnullahu, pse donte të hetonte e zbulonte falsifikimin e diplomave të pedagogëve SHIK-as dhe “xhevahire” tjera neveritëse dhe irrituese, për anëtarësinë dhe elektoratin masiv të epokës rugoviane.