NË NË PËRVJETORIN E DITËLINDJES SË KOLEGUT SEJDO HARKA…

0
467
Gecaj - Harka - Kona

Nga Prof. Murat Gecaj, publicist e studiues…

Ja, ditët, muajt e vitet e jetës sonë rrjedhin si pa e kuptuar… Kështu ndodhi edhe me mikun e kolegun tonë Sejdo Harka, arsimtar veteran, publicist e studiues… Edhe më parë, kam shhkruar diçka modeste për këtë mik të pandarë të “Kompanisë Lëvizëse”, siç e quajmë ne, disaa gazetarë e krijues, një grupim të tillë…

Pikësirsht dje, shkrimtari I mirënjohur e publicisti Bardhyl Xhama-“Mësues i merituaar”, na e kujtoi që Sejdo festonte ditëlindjen. Prandaj, edhe unë e urova me zemër, këtë mik të mirë e të pandërë, në këtë ngjarje të shënur. Me shaka, ai m’u përgjigj: “Po, pikërisht sot, unë u bëra 17 vjeç, pra duke e “rrotualluar” shifrën e ditëlindjes së tij!? (ha,ha).

Me këtë rast,, duke marrë pjesë në ktë gëzim të vetë Sejdos e familjes së tij, por dhe të kolegëve, miqëve e dashamirëve të shumtë të tij, kërkoj mirëkuptimin e lexuesve, që më poshtë po ribotoj një shkrim modest, të dy viteve më parë!…

Tiranë, 1 shkurt 2020


Sot nga mesdita, një pjesë e “Kompanisë lëvizëse”, siç e kemi pagëzuar ne, ishim të ftuar në një gëzim të veçantë, nga kolegu e miku ynë i pandarë, përmetari Sejdo Harka, publicist e studiues dhe drejtor i një shkolle jopublike të kryeqytetit.

Ne, të pranishmit (shkrimtari e publicisti Bardhyl Xhama-“Mësues i merituar”; shkrimtari i njohur e publicisti Viron Kona dhe arsimtari veteran e publicisti Ibrahim Hajdarmataj, nga fshati Zogaj i Malësisë së Gjakovës-Tropojë dhe unë), aty në lokalin e Gazit, në anë të “Unazës”, jo larg nga Tregu i Madh i Tiranës, ngritëm dolli dhe i uruam atij, nga zemra:
-Jetëgjatësi, me shëndet, mbarësi e krijimtari, si dhe gëzime e lumturi të përhershme, për veten e famijen e tij të nderuar!

Me biseda të këndshme e duke ngritur dolli dhe, pse jo, shoqëruar me ngapak humor, minutat kaluan shpejt, pa u ndjerë. Kur ne ramë disi në qetësi, mori në celular, nga Durrësi dhe e uroi Sejdon për ditëlindjen, arsimtari veteran e publicisti, Kadri Tarelli…

Ndër të tjera, kujtuam vitet e paharruara të punës në gazetën e Ministrisë së Arsimit “Mësuesi” (më pas revistë), po kështu kolegë e miq dhe bashkëpunëtorë të shumtë, nga të gjitha anët e Shqipërisë. Por aty folëm edhe për librat tanë të botuar e planet për botime të reja, si dhe publikimet tona, në shtyp e në faqe të ndryshme të Internetit. Njëzëri, e falënderuam mikun e përbashkët, drejtorin e “Fjalës së Lirë”, në Londër, Dr. Fatmir Terziu, i cili i bën publike shkrimet tona, me përparësi e profesionaliizëm.

Në kujtim të këtij takimi mbrësëlënës, me aparatin e Bardhylit e timin, fiksuam disa fotografi, që janë kujtim i paharruar për ne. Një prej tyre, po e bashkëngjes me këtë shënim të thjeshtë. e të gëzueshme, për secilin pjesëmarrës.

…Në fund, ne u ndamë përzemërisht me njëri-tjetrin, duke e uruar përsëri Sejdo Harkën, për ditëlindjen e tij. Por dhe u shprehëm, se mbetemi në pritje të takimeve të tilla, të bukurara… (Tiranë, 3 shkurt 2018)