Në mes të kësaj turbulence globale, ne duhet të ruhemi, të mos dëmtohemi si shoqëri nga konkurrencat fetare…

3
805
Dija, jo fetë

Arben Çokaj

Në një diskutim me disa miq në FB…

Kol Gjelaj, Gjon Keka po i jepte Ramës leksione, “mos prano ndihma nga Erdogan…” Edhe Xhemal Ahmeti ka të njëjtin mendim me të… Por si ti, si këta, ndodhen në Perëndim, nuk shurdhohen nga eZani i naltë përditë, si në Shqipëri… Se po e konsideroj punën e dinjitetit… Por, a e dini ju, se policia e shtetit shqiptar vishet me rrobat e dhuruara nga Erdogan? Pastaj Erdogan thotë se do bëjë edhe 500 shtëpi, si thoni ju, të mos i pranojë Rama këto, kur i lutet Erdoganit për ndihmë?

Pra, ju shani Enverin, se komunist dhe u mbështet në forcat e veta, ju shani edhe Ramën, pse merr ndihma nga Erdogani, por nga apartamenti i ngrohtë i Gjon Kekës në Perëndim, nuk vlerësohet Shqipëria në nevojë… Prandaj unë e quaj atë “historian katolik”. Pse? Se del në dukje edhe ai sikur ka axhendë fetare, e jo kombëtare… Dhe kritika ime është miqësore, që të ulen tonet e konkurrencës fetare, sidomos në kohë tragjike si këto.

Axhenda kombëtare do të ishte, nëse ne i themi Ramës “mos prano ndihma nga Erdogan!“, duhet të gjejmë edhe zgjidhjen për problemet që ka Shqipëria. Ne i japim mend Ramës, e zgjidhjet ia lëmë atij, e kemi atë luks… Duhet të gjejmë pra, mënyrën racionale për të financuar rrobat e policisë shqiptare, e më shumë se aq! Pastaj në rastin e tërmetit, duhet të gjejmë mënyrën edhe të bëjmë 600 shtëpi, e më shumë se Erdogan, dhe t’i themi Ramës: “përse po e ulë dinjitetin me Erdoganin, atë diktator?” Ky është parimi moral, apo jo?! Jep mend, duke ofruar zgjidhje! Por kur nuk ofron zgjidhje, të rrofshin mendtë pastaj! Hyn Erdogan, me Elvisat e xhamitë e tij, si deri tani…

Por ne po i themi Ramës: “lëre popullin në kushte të mjerueshme, pa ngrënë e në të ftohtë, bile as Europa e Bashkuar, asnjë ndihmë mos me ta dhënë, se Europa është e krishterë, e ti po kërkon ndihma edhe nga Erdogani musliman!” Shqiptarë ju, e shqiptarë muslimanët e Shkupit, ndryshimi është se ata duan islamin, ju krishtërimin, po kombin kush e do? Ku është ndryshimi këtu?

Ndryshimi i hollë është se ndjekja e krishtërimit dhe perëndimit sipas jush, e me të drejtë, ne na sjellë më shumë zhvillim e përparim, dakord. Por si ta bëjmë atë muslimanin e Shkupit etj. për me qenë dakord me ne se? Se edhe ai do fenë, ma shumë se kombin… E flet në emër të kombit. Ai ose ajo musliman/e nga Shkupi, thotë se edhe Arabia Saudite bën gabim, që pranon mbrojtje ushtarake nga SHBA… E kur i thua se po nuk mori, atë e pushton dikush tjetër, ai/ose ajo e humbet fillin, nuk ia ndien, me sa ia ndien disa katolikëve, se njerëzit në Shqipëri vdesin nga të ftohtit, nëse nuk i marrin çadrat e termo-izoluara të Erdoganit, për me kalua dimrin, se shtëpitë u janë dëmtuar… Pra, kësaj i thonë me tallë bythën… Jep mend, e jo zgjidhje!

Edhe Perëndimi, i thotë Ramës, sidomos SHBA: “mos prano ndikim nga Erdogan, mos lër kinezë e rusë të investojnë në Shqipëri…” Krejt dakord, por si me jetua atëherë? Perëndimi nuk po investon sa duhet në Shqipëri, se tash 30 vjet, ekonomia shqiptare është korruptuar keq dhe nuk ka konkurrencë të lirë e të ndershme sa duhet, që të thithë ekonomia jonë investime Perëndimore. Hashah e drogë nuk të lë kush të kultivosh. Para nga këto vende Turqia, Rusia e Kina nuk duhet të vijnë… A të vdesin shqiptarët më mirë një herë, e pastaj të gjendet zgjidhja?! Me sa shoh unë, nuk po na jepet mbështetja e duhur, e llogari kërkohet përditë!

Po futen si gjithnjë ndërmjet çështjet fetare – e kuptohet se secili shikon me përfitua, në këtë rast, nga fatkeqësia e tjetrit. Për mos hyrje të Shqipërisë në BE, psh. është PD e Saliut dhe disa katolikë shkodranë. Saliu për inat të Ramës, e katolikët, për inat të muslimanëve… U thonë atë, që as papa vetë nuk e predikon: “Kthehuni në fenë e të parëve, pastaj hyni në BE…” Dashje – padashje katolikët duan edhe ata të promovojnë axhendat fetare, ngjashëm me Erdogan. Por BE nuk është bashkësi shtetesh mbi baza fetare, edhe pse të krishtera, feja nuk është kusht, por liria e saj, që një vend të hyjë në BE, kur i plotëson standardet…

Tani unë, Gjon Kekës i thashë, mos u ngut bre burrë! Se kemi historinë e muzatit të ri, i cili ngutet dhe pasi i lëron dy rreshta në arë, lodhet shpejt! Kurse qetë me përvojë i bien ngadalë dhe lërojnë gjithë ditën… Kur nënë Tereza ka pranuar para e ndihma për misionin e saj edhe nga diktatorë më të egër se Erdogan, pse Rama jo? Gjoni si katolik mbireagon: po “nënë Tereza nuk ishte turkoshake…” – thotë. Po mirë nuk ishte nënë Tereza muslimane, por ishte katolike, pavarësisht besimit, të gjithë e dimë, se islami e turku ne na kanë dëmtuar dhe na dëmtojnë, por eja e hiqe se! Si e heqën ti këtë? Si ia mbush Gjoni psh. mendjen një muslimani, se e ka gabim me besimin e tij?! Duke e përjashtuar? Pra, nuk është zgjidhje kjo. Dhe faktet tregojnë se ne kemi ende më shumë muslimanë se katolikë në shoqërinë tonë… A i hyjmë konflikteve fetare e coptohemi edhe ne më shumë, si serbët me boshnjakët me njëri-tjetrin? Pra, me një fjalë, a i lëmë të gjitha punët, e merremi me fe, e konkurrencë fetare?!

Nëse ne si shqiptarë nuk jemi në gjendje ta nxjerrim gomarin tonë nga balta, atëherë do vijnë të tjerët, për interesat e tyre dhe do të ofrojnë ndihmën dhe ndikimin e tyre. Ndër ta edhe Elvis Naçi, i cili nuk është nënë Tereza, por shikon me fenë e tij – si nënë Tereza, të bëjë bamirësi. A duhet ta ndalojmë ne këtë – kur Amerika vetë, nëse ka të tillë, nuk i ndalon për vete?! Kur Amerika i garanon paprekshmëri vendit të Kur’anit Arabisë Saudite?! Kur Amerika kërkon që liritë fetare të respektohen në demokraci?! Se sipas tyre kjo është demokracia…

Pra, janë disa axhenda, që edhe po të duash t’i sqarosh shkurt, marrin gjatë… Prandaj Rilindasit tanë dolën me idenë gjeniale, për të shpëtuar ne si komb, duhet: “Feja e shqiptarit – është shqiptaria“. Marrja me fe e me konkurrencë fetare, është humbje energjish për ne shqiptarët, të cilët mbijetesën e tyre e kanë pikërisht te toleranca fetare. Nuk jemi zhvilluar si komb, e ndikim ka këtu padyshim edhe feja, aq sa ka, por edhe luftë për çështje fetare nuk kemi bërë! E kjo tolerancë duhet ruajtur nga njerëzit e mençur që kemi.

Kështu që Shqipëria e Kosova janë mbushur me xhami, se dikush i financon, dhe populli shqiptar i pranon, aq di e aq bën. Dhe nëse Erdogan, bën 500 shtëpi, e mes tyre edhe ndonjë xhami, kam frikë se xhamia ka bërë e do bëjë Erdogan, edhe po nuk i bëri shtëpitë fare, se ne në 30 vjet nuk kemi mundur ta ndalim… nuk besoj se do mundemi as sot. Edhe Elvisi se ka ndjekës, krijon fondacion dhe ushtron një veprimtari të tillë. Nëse ne i bëjmë shqiptarët të aftë e të pasur, mos me pasë nevojë për ndihmat e tij, atëherë Elvisi shuhet… Edhe Erdogan e turku e islami, bashkë me të! Por cila është formula magjike e zgjidhjes se?! A e di kush?

Pra, vdiq ai që i rrëzonte xhamitë, i sharë më shumë nga katolikët shqiptarë, se i persekutoi pasi e kundërshtuan, se u rrëzoi edhe kishat. Kur një katolik do një kishë, dihet, duhet pranuar si e dhënë, se një musliman do një xhami. Padyshim që feja ka ndikim, por ndikimi fetar është më i madh mbi budallenjtë. Unë kam bërë shkrime shumë në lidhje me dëmin nga islami, por e kam parë se ashtu si beson katoliku në fenë e tij, ngjashëm beson edhe muslimani… Prandaj duhet kujdes. Se shikojmë të vëmë sytë, dhe lëmë edhe vetullat…

Nëse Shqipëria e shqiptarët do të lirohen nga ndikimi turk e islamik një ditë, kjo ditë nuk mund të jetë e afërt, dhe meqë me dhunë e sanksione nuk mund t’u imponohemi më – duhet me mendua, se zhvillimet europiane të shqiptarëve, shkollimi e dija, mundet se vijnë gradualisht duke i ulur këto ndjenja fetare e dogmatike, pasi shteti duhet orientuar drejt shtetit nacional si në Europë, e jo atij fetar, si në disa vende islame… Pra, pavarësisht dëshirës, kjo punë duhet kuptuar se merr kohë, nëse vjen ajo ditë. Pasi po vihet re islamizimi i Perëndimit dhe jo anasjelltas. E në mes të kësaj turbulence globale, ne duhet të ruhemi, të mos dëmtohemi si shoqëri nga konkurrencat fetare…


Debat më tej me Kol Gjelaj:

Kol Gjelaj: Arben Çokaj vraponi pra e merrni ndihma nga ai, por mos lehni kunder perendimit kur të u baj STOP si para nje muaji….Erdogani është diktator dhe islamist dhe me 500 shtëpi do te prodhoj 100 xhihadista ne të ardhmen….Si thua ti dashamiri i fjalës së lirë?

Arben Çokaj: Kol Gjelaj ti po thua, ne me i pre marrëdhëniet komplet me Turqinë? Ku ndryshon ti anerikani nga Enveri që thoshte: “o me ne o kundër nesh, rrugë të mesme nuk ka?!” Vetëm se urren edhe Enverin…

Pse ti moralisti i fatkeqësive shqiptare nuk i thua Amerikës: ndërprit marrëdhëniet me shtetin e NATO-s, Turqinë? Mos e mbro vendin e Kur’anit, Arabinë Saudite?

A nuk e shihni ju axhendën fetare e përjashtuese, intolerancën që përdorni?! Ku jeni më të këqinj se vendet e Perëndimit, jeni jashtë kontekstit real, kujtoni se shtetet e Perëndimit janë fetare, kur ato kanë arritur zhvillimin që kanë pikërisht nga Rilindja Europiane, nga shkëputjs e shtetit nga feja! Ju jeni të prirur t’i persekutoni shqiptarët, t’i lini pa bukë, për shkak se nuk janë katolikë?!

E kjo mendoj se është gabim! Perëndimi ka shumicë fenë protestante, jo atë katolike, dhe dikur edhe në Amerikë janë persekutuar për shkak të Biblës së gabuar! Por kjo është gabim! Katolikët e protestantët kanë bërë luftë, kohë të gjatë, në Irlandën e Veriut! Gabim! Duhet të aktualizohemi, të ecni me kohën, se koha u përjashton ju pastaj!

Ne duam të hyjmë në BE për shkaqe të pozicionit gjeografik dhe zhvillimit, jo të fesë… sot kemi shtete laike në Europë e feja e lirë, jo shtete fetare!

Kol Gjelaj: Arben Çokaj ju nga Shkodra kini problem me katolikë me duket….ti ditë perditë ketë debat e bën….Baco, o Europë o Erdogan, të dyja jo! Pikë! Sa per dijeni une nuk jam fetar por tifoz i laicizmit te shteteve, ku lejohet praktikimi i lirë i besimeve (psh. Si ne Turqi para Erdoganit)…

Arben Çokaj: Kol Gjelaj jo more, unë s’kam problem me katolikët, por ju kur shoreheni kështu, unë kam oroblem. Se ju jeni gsti me e bllokua zhvillimin e Shqipërisë për shkak të fesë! “Fali zot se s’dinë ç’ka bëjnē!” – ia atribuojnë këto fjalë Jezu Krishtit. Ka muslimanë që u thonë katolikëve: shkoni në Itali, shkoni në Vatikan. Ju u thoni muslimanëve: merruni me turkun e arabët, jo me Perëndimin!

Ju e keni problemin, jo unë. Unë nuk besoj në fe dhe shoh axhendat fetare e sjelljen e fesë për të kapur terren në emēr të kombit, e kētë nuk duhet ta lejojmë! Nëse nuk është mirë, që muslimanët të përjashtojnë katolikët, s’është mirë as katolikët me i përjashtua muslimanët shqiptarë. Duhet gjithëpërfshirje, jo përjashtim! Kundër përjashtimit për shkak të fesë jam unë!

Ju thoni se Amerika bashkëpunon me Turqinë e Arabinë për interesa të veta, por ne nuk duhet! Gabim. Ne duhet të forcihemi që të mos jemi vasalë as të Turqisë etj. por duhet të bashkëpunojmë me të gjithë për interesat tona! Greqia dikur na i vriste njerëzit në kufi, sot mbledh ndihma për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri. Serbia solli gjithashtu njësitë e veta për ndihmë, Turqia gjithashtu! Ne duhet të bashkëpunojmë me të gjithë për interesat tona, se vetëm kështu kuptohemi e zhvillohemi dhe shmangim konfliktet e dogmat!

Kol Gjelaj: 😂😂 dakort me ty! Katolikët janë shkaku kryesor i zhvillimit te Shqiperise!! 😂😂

Arben Çokaj: Kol Gjelaj katolikët janë komunitet si tjerët, po vjedhin e korruptohen edhe ata si pjesa tjetër. Sa katolikë ke në politikë me precedente penale? Si pjesa tjetër. Prandaj nuk i jepet përparësi achendave fetare, por atyre shtetërore e nacionale. Edhe pse tendencë ka që besimtarët t’i shohin gjërat sipas fesë së tyre, të mbrojnë komunitetet e tyre, sfida jonë duhet të jetë: feja nuk e ndërton shtetin, e as e zhvillon shoqërinë, por shkollimi e dija, puna dhe investimet… Feja në Shqipëri është ajo që është, nuk mund të ndërhyjë as shteti e askush tjetër në të drejtën e besimit! Secili le të besojë ku do, por të mos pengojë zhvillimin…

3 KOMENTE

  1. Arben, sipas teje, Shqiperia nuk paska ushqim, nese nuk vijne financat nga Rusia Kina apo Turqia!!!
    Shqiperia mundet pa investime te huaja te jetoj dhe ushqehet, vetem duhet menaxhim me i mire i parurise shtetrore. 1.5 milion Shqiptarë punojne ne diaspore… dhe kane 5 here më shumë pare se qe mund te financojne RudoTurkoKinezet…

    Shënim: Dardan, mundet që kjo që thua ti është e vërtetë – por si e qysh me i ba shqiptarët me punua bashkë për vendin e vet se? Tash 30 vjet, nuk kemi mundur, duhet me pa! Por realiteti ashtu është – edhe regjimi komunist ra, kur iu ndalën ndihmat nga Kina dhe u mbyll në vetvete… /AÇ

  2. Regjimi komunist nuk ka lejuar prone private. Ne kete regjim nje familje SHQIPTARE ka pase te drejte maksimalisht te kete dy(2) pula. Ne regjimin komunist Shqiperia mesatarish vizitohej nga afersisht 900(nendeqind) turist per nje vit!!!

    Sot vetem nga Kosova dhe diaspora Kosovare… çdo vit ne 12 vitet e fundit vijne 3 (tre) milion vizitor apo turistë… sepse shumë prej tyre vijne nga 2-3-5-7 here ne vit!!!!

    Kina komuniste i ka dhuruar 100 aeroplana, por aeroplani nuk prodhon buke… por harxhon kerozin… edhe kurr nuk kane dhene kinezet pjese rezerve!!!

    SHQIPERIA DEMOKRATIKE DHE NE NATO ESHTE FANTASTIKE…

    Shënim: Pronë private në komunizëm pak më shumë se aq kishim, por jo shumë. Dhe turistat mirë se të vijnë, por më mirë ndërtesa si në Greqi, 5-6 katesh dhe më të qëndrueshme, pse jo?! /AÇ

  3. Ndertesat e vitit 1979 nuk kishin hekur ne shtylla.

    Gjithesesi se duhet ndryshuar standardet e ndertimit. Por SHQIPERIA apo cili do vend pa prone private apo me komunizem… kurrë nuk perparon…

Komentet janë mbyllur.