Në Mal të Zi, shqiptarët nuk janë turistë të detit(!)

1
464
Dritan Abazi

Nismë kushtetuese

Dritan Abazi(vic) e ka marrë detyrën qeveritare në Podgoricë paksa me yryshe si djalë i ri(sic!). E kuptoj entuziazmin e tij me u marrë më politikë në këtë shtet të vogël, por me emër goxha të madh në historinë e tij, ndonëse (Kral Nikolla) i bëri dhëndurë njerëzit e shteteve më ndikim në Rusi, që, tevona miqësia u trashë dhe ia trasoi rrugën kah grabtija e tokave shqiptare dhe rasti i Ulqinit.

Këto kronika historike për ndonjë rast tjetër…

Por jemi të interesuar që mbiemri i zyrtarit të lartë në qeverinë në Podogoricë (lexo:Dritan Abazovic, -nënvizimi im, të rregullohet me ligjet kushtetuese dhe të shohim e të lexojmë shqip: Dritan Abazi(sic!).

Kur do të shkruani mbiemrin shqip Abazi (Abazi nuk është emër shqip, por turko-arab :p) dhe jo Abazovic, ti o djali i ri nga Ulqini, që, tashmë jeni veshur me pushtetin e malit të Zi…? Mos harroni, së pari, rregullojeni me ligjet kushtetuese pozitën e shqiptarëve dhe të drejtat e tyre për jetë e punë, dinjitet, barazi, e drejta për të folur e shkruar gjuhën shqipe dhe simbolin e shenjtë kombëtar Flamurin Kuq e Zi(!).

Dritan Abazi uroj shëndet dhe suksese në angazhimet politike në kabinetin qeveritar në Podgoricë, me sloganin e ri kushtetues:Së pari zgjidhje e drejtë e çështjes shqiptare në hapësirën e vet etnike në Mal të Zi…!

Dritan Abazi të fala nga Amerika!

(Çikago, janar të motit 2021)


Skënder Karaçica
Executive Director

Albanian-American Association
of Intellectuals Businessmen and Activists

Phone: +1 (708) 983-5394 | Email: [email protected]

1 KOMENT

  1. Skender Karaçiqa,

    Kur te e shohim emrin dhe mbiemrin tend ne Shqip do te e shohim edhe mbiemrin shkavelloarab Abazoviq te Dritanit ne Shqip. Nisja ti i pari e pastaj ndoshta e ben edhe Dritani.

    Une e kam pase emrin arabik Mahmut dhe mbiemrin shkavellik Gllavurda, por e kam nderruar ne DARDAN GASHI… emrin e kam zgjedhe sipas Dardanise, ndersa mbiemrin sipas fisit Gashi.

    Pershendetje
    Prandaj nderroje ate emer ti e jepi shembull ABAZAOVIQAVE… araboshkavellik me shembullin personal.

Komentet janë mbyllur.