Në lidhje me shtatoren e Gjergj Kastriotit në Prizren

0
374
Shtatorja e Gjergjit në Prizren

Avokat Ndre Molla

Problemi i monumentit të Gjergj Kastriotit, idea, stilizimi, realizimi i monumentit të Tij, ka zënë debatin kryesor në çarqet profesionale e intelektuale, duke u turrur secili të merret me veprën në tërësi, jo me rrugën që ka ndjekur deri aty. Sepse kjo është thelbësore në nismën heroike të Shoqatës “Trojet e Arbërit” me Kryetar Atdhetarin e spikatur Nue Oroshi, përsonalitet i respektuar dhe i zgjedhur në forumet qeverisjes vendore ku jetën në Gjermani.

Ka një mijë e një arsye që mund të debatohet rreth një vepre arti (prandaj është i tillë arti), aq më tepër kur duket e parealizuar. Por nga ana tjetër, ka edhe arsye që sfumon të njëmijë e një arsyet e diskutueshme të realizimit të veprës, arsyeja e dominimit të së drejtës për të patur kryeheroin në Prizren. Që passjellë pyetjen se përse nuk ka qënë aty kryeheroi më parë.

I kam ndjekur, në pamundësi shëndetsore për të marr pjesë në inagurimin e vendosjes së Shtatores së Kryeheroit, protagonistët që arritën të ngrejnë në këmbë Gjergj Kastriotin në mes të Prizrenit, të rrëzuar që prej 550 vjetësh. Me të drejtë ndjeheshin krenarë.

Në si shqiptarë, para së gjithash, i kemi problemet me vetveten. Sapo dikush të nis një punë të mirë, tjetri e sulmon. Sepse debati bëhet o vetëm mohues, o vetëm pohues. Gjë në mes nuk dimë të lëmë, as të qëndrojmë. Si nuk u gjenka asnjë meritë në atë akt, qoftë edhe artistike?! Zero?!!! Dy palë janë përfshirë në debat: #Tëparët, ai lloi izavens Ministrit të Kulturës në Kosovë, që flet ditë e natë për “komb kosovar”, e për turp të Zotit është edhe antar i njërës prej partive që ka në krye një Hero të Gjallë si Ramush Haradinaj.

Ky sharlatan, e të tjerë turkoshakë nëpër Kosovë e sidomos në Prizren, dukshëm jua zë sytë shtatorja e Kryeheroit, e Kryekrenarisë së gjakut shqiptar Gjergj Kastrioti. Ta themi hapur, kjo kategori e ka fytyrën nga lindja, nga anadolli dhe Prizrenin e konsiderojnë një lagje të Stambollit, asgjë ma tepër. Tëdytët: dora e specialistëve, skulptorë, urbanistë, intelektualë të ndryshëm, që edhe pse mund të kenë të drejtën, por edhe aftësinë për të kritikuar edhe me baza (por pa fyerje), në lidhje me idenë kompozimin, stilizimin, realizimin etj.

Nuk e di sa kanë të drejtë në gjykimin e veprës, se nuk jam profesionist i fushës, por, me siguri se janë komplet në vonesë në këtë debat. Ka një vit e më shumë që Shoqata “Trojet e Arbrit” ( ky është edhe konteksti i monumentit) ka lajmëruar përpjekjet titanike për të bindur autoritetet për ta vendosur monumentin në Prizren. Jo rastësisht, dhe kjo domethënë shumë, Shtatorja u vendos jo në qëndrën historike të Prizrenit, aty ku e ka vendin Kryeheroi. Kjo pengesa e parë. Cilësia e veprës, sigurisht kalon në plan të dytë, përballë pengesës së parë, edhe pse ka rëndësi parësore në raport me qëllimin e saj.

Unë mendoj se vendosja e Shtatores së Kryeheroit Gjergj Kastrioti në Prizren është fitore e madhe e frymës përendimore në Kosovë. Kush e ka vizituar Prizrenin dhe ka biseduar me banorë të ndryshëm ka kuptuar se sa të thella janë turqizmat aty. E kam provuar vetë personalisht, kur bisedoja me disa shitëse marketi, shqiptare nga kombësia, që komunikonin në mes veti, në bisedë të lirë turqisht. Shpjegimi i tyre ishte mentaliteti i vërtetë i kësaj shoqërie. “Është qytetari të flasish turqisht këtu, kurse të flasish shqip është katundari”.

Duhet thënë hapur, sepse pa e vënë në dukje problemin kurr nuk mund të gjeshë zgjidhje. Edhe në Shqipëri ka doza kompleksiteti ndaj figurës të Gjergj Kastriotit. Madje edhe debate të karakterit antishqiptar mbi origjinën, edhe pse nuk ka historian serioz në botë që nuk e njeh Shqiptar Gjergj Kastriotin. Ju kujtohet se si e mbuluan në Sheshin Skënderbej (në oborrin e vet) monumentin e tij, që besimtarët myslimanë të falen të qetë. Apo kemi ndjekur shpesh çvendosjen e bustit të tij , ose të sallës së pritjes, sa herë është pritur Presidenti turk Erdogan. Por ju kujtohet edhe debati për Gruan ma të madhe të këtij Kombi Nanë Terezën. Në vend që të ishte imazhi i pasaportës së shqiptarve, u pengua nga turkoshakë, të shtyrë nga doza fetare, duke i bërë dëm të madh procesit të njëhjes së shqiptarëve në çdo skaj të globit. Njerëzit e mëdhenj nuk u përkasin besimeve, por kombit që i lind. Ne, për fat të Zotit, i kemi dy Njerëz me gjak prej shqiptari të përmasave botërore.

Parë në këtë këndvështrim, para se sa të anatemohen në lidhje me realizimin e një vepre arti të Kryeheroit autorët, duhet të merremi me thelbin e problemit, se pse ishte dhe është kaq e vështirë të vendoset monumenti i Heroit Kombëtar në trojet arbnore? Përse autoritetet e kanë lënë si punë shoqate këtë? Thelbësisht ka disa pyetje?

1. Përse Kombi Shqiptar, Shteti Londinez, Republika e Kosovës, Shqiptarët shtetformues të Maqedonisë së Veriut nuk kanë në çdo zyrë shtetrore portretin e Heroit Kombëtar?
2. Si ka mundësi që në krye të Zyrës së Kryeministrisë, në ballë të Parlamentit të Shqipërisë e Kosovës, në Zyrat e Administratës publike në Shqipëri e Kosovë nuk është ma i pari portreti i Gjergj Kastriotit?
3. Cili është më i madh se Gjergj Kastrioti ndër shqiptarë, Ismail Qemali, Hasan Prishtina, Gjergj Fishta, Dom Nikoll Kaçorri etj? Ku është Nëntori i Parë kur Gjergj Kastrioti ngriti flamurin me shkabën dykrenore? Sigurisht mëvetësia e Shqipërisë është kulmi i historisë së shqiptarve pas pushtimit turk. Por kjo ka ndodhur mbështetur në krenarinë që Gjergj Kastrioti kishte mbjellë ndër shqiptarë.

Unë mendoj se monumenti i Gjergj Kastriotit duhet të ngrihet në çdo Bashki e Komunë, në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni, sepse nuk është problem religjioz, është problem thellësisht kombëtar, është krenari. Gjergj Kastrioti është Beslidhja e Shqiptarve, është ngjizja kombëtare shqiptare.

Përkrenaren e Tij e kemi në Stemë e Flamur. Po portretin e Tij pse të mos e kemi në ballë të çdo Zyre Shtetrore?! Cili burr shqiptar ja zë vendin Gjergj Kastriotit? Nëse do të gjykojmë me mendje por pa zemër, gjithmonë do ketë trushplarë otomanë, që pengojnë evenimente të tilla historike siq është vendosja jo në vendin e duhur, apo jo në cilësinë e duhur, të Kryekreut të Gjakut Shqiptar, kur në fakt nuk është problemi, por sensibiliteti që duhet zgjidhur ndër ne! Se tashmë, Gjergj Kastrioti është në Prizren. Nuk ishte për 550 vjet aty!!!

Hierarkia e Krenarisë tonë Kombëtare e ka një majë. Ai është Gjergj Kastrioti. Prezantimi publik kudo e mbi çdo figurë, në institucionet shtetrore është Pasaporta e Patjetërsueshme Europiane e shqiptarëve në Ballkan.