NË LIDHJE ME FENË…

0
556
Dija, jo fetë

Arben Çokaj

Shikoj kritikë të islamit, si Arbana Xharra, që bëjnë synet djemtë e tyre, e nga ana tjetër duan t’i tregojnë islamit si të sillet. Kjo nuk shkon!

Duhet me ligje të rregullohen këto gjëra e të shmangen diskutimet e konfliktet fetare mes nesh. Islamin nuk e reformojnë shqiptarët, e nuk kanë asnjë interes social, kulturor e as ekonomik, që të harxhojnë dy minuta kohë, që të merren me të.

Islamit e fesë në përgjithësi duhet t’i kërkohet që të respektojë ligjet e shtetit demokratik, të mos i imponohet njerëzve as me zhurma e as me propagandë fetare, kush don të besojë, vendet e kultit i ka me bollëk turk si në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni, etj.

Kështu që ulja e zërit e zhurmave fetare, ndalimi në publik i mbledhjeve e manifestimeve fetare, duhet rregulluar me ligj.

Arbana e njerëz të tjerë me ndikim, ta përdorin ndikimin e tyre që të detyrojnë qeveritë përkatëse, që të bëjnë ligje të qarta e ta rregullojnë me ligj edhe veprimtarinë e ushtrimit të fesë në trojet shqiptare. Këtë synim kam patur unë gjithmonë.

Pasi protagonizmi personal vetëm të çon në debate e konflikte të kota e të panevojshne me besimtarët fetarë, të cilët ka raste që nuk kanë as kulturën e duhur të komunikimit. Njeriu pse jep një mendim, nuk ka pse e bën veten batall në diskutime pa rezultat, e të vazhdueshme për fenë.

Feja nuk është krijuar nga shqiptarët, e as konfliktet fetare nuk do i zgjidhim ne. Ne duhet të tregohemi të zgjuar e të mos shkojmë për lesh harapi, të ulim ndikimin fetar, e të ruhemi nga prapambetja, që vjen prej saj!