Shumë mirë ke bërë dhe bën. Njeriu nuk mëson kurrë nga ata që janë në një mendje me të! E ju keni mësuar mjaft gjatë jetës dhe duhet të respektoheni për dijen tuaj. Por historia e shqiptarëve ka qenë e tillë, si populli më i vjetër në Ballkan, dikur Gadishulli Ilirik, i themeluar prej tyre, ilirëve paraardhës të shqiptarëve, shqiptarët nuk patën kurrë shans historik të bënin/organizonin shtetin e tyre.
Nga pushtimi i gjatë osman, raca shqiptare u nda në 4 vilajete me shumicë shqiptare, iu mohua gjuha dhe etnia, u islamizua si Egjipti, dhe më pas u nda edhe sipas fesë. Kjo në dukje. Ajo që nuk duket me sy të parë është ulja e cilësive të racës te shqiptarët, që nga racë e lartë si gjermanët, ata më pas, edhe sot, sillen ende më shumë si turko-arabët. E pse kjo? Nga islamizimi e mentaliteti oriental…
Siç e dini i dashur profesor, nuk ka vend musliman në botë demokratik e të zhvilluar – atë që po kërkojnë shqiptarët të bëjnë. A do ia arrijnë se? Kjo nënkupton se nëse shqiptarët duan të bëjnë një vend demokratik e të zhvilluar, ata duhet pra të heqin dorë nga islami, nga feja, dhe të sillen si Europianë, të ngrejnë cilësitë e racës në racë e lartë – që e sqaron edhe Gustave Le Bon mjaft mirë në një nga veprat e tij, mbi psikologjinë e racave dhe turmave.
Por si mund të heqin dorë shqptarët nga një fe e imponuar me dhunë, pa dhunë? Enveri e pa se me 4 besime të ndryshme si komb, nuk mund të bëhej shtet dhe e hoqi fenë fare. Ky ishte një veprim i avancuar i tij, në një shoqëri shqiptare të shembur nga pushtimet e gjata. Ai u përpoq ta ngrinte e shoqërinë në një stad më të lartë, bëri sa bëri, por dështoi. Se budallës i duhet feja, e budallë kishte e ka shumë ai vend, Shqipëria.
Nëse jo me dhunë, vetëm me ndërgjegjësim, me orientim drejt dijes e shkollimit dhe me krijimin e një shteti nacional, e jo fetar bie ndikimi i fesë, që pengon në formimin e shtetit, se ne nuk kemi një fe kombëtare, që i shërben edhe vendit! Po ku të lë islami sot, me gjithë ato miliona që hidhen për ta shpërndarë atë në trojet e shqipes?! Vendi është i varfër dhe korrupsioni galopant. Pra, nuk ka shans.
U zgjata për të treguar se Enveri me partizanët dhe më pas me komunizmin e tij, zgjodhi një sistem të gabuar, për të bërë shtet shqiptar dhe ai me dhunë e diktat i imponoi ligjet e tij, shteti ishte i ashpër, i rreptë, vrau njerëz edhe për një fjalë goje, por shtet shqiptar ai bëri, dhe nuk i thoshte kush shqiptarit në atë kohë, se “nuk ke shtet”, kurse para tij, me pushtimet e huaja dhe shtete të dobëta, por edhe tani pas rënies së komunizmit, kemi 30 vjet, ku shqiptarët ankohen, thonë: “nuk kemi shtet”.
Ne shtet kemi, por shtet të dobët që nuk i ngre dot brekët e veta! Kurse shteti i Enverit, nëse heqim dënimet e rënda e kapitale, dhe shpeshherë të kota, dhe i shtojmë edhe zhvillim ekonomik, se prodhohej në atë kohë dhjetëra herë më shumë se sot në Shqipëri, atëherë ai shtet mund të thuhet se sillej duke i respektuar ligjet e veta, mbronte inteteresat shqiptare, administrata nuk korruptohej si sot, dhe drejtusit politikë tregonin se e donin vendin e vet, nuk e vidhnin atë si e vjedhin sot!
Tani profesor i nderuar, unë i kam menduar shpesh këto gjëra dhe gjërat janë komplekse dhe nuk është e lehtë t’i thjeshtëzojmë. Si mund të bëjmë shtet ne shqiptarët pa diktat, por shtet demokratik dhe të zhvilluar? HERO do të ishte ai, që do arrinte ta bënte këtë! Se Enveri e bëri të tijën, bëri shtet, por me dhunë e diktat, dhe shteti i tij dështoi ekonomikisht, nga centralizimi i ekonomisë dhe nga bllokada e jashtme!
Arben Çokaj
Mathieu Aref
Falënderoj disa prej jush që u nxituan të më japin shumë këshilla por duhet t’u them atyre që të mbërrij në moshën time dhe me kulturën dhe përvojën e fituar gjatë këtyre viteve të gjata nuk kam nevojë për ndonjë këshillë të veçantë. Për më tepër, nuk kam nevojë për politolog që të kuptuar ose të flas për politikë. Faqja ime e FB-së është një hapësirë kulturore, vëllazërore, paqësore dhe atdhetare e cila nuk kufizohet vetëm në «Pellazgët, historinë antike apo Shqipërinë».
Disa nga ju dëshironë të kufizojnë ndërhyrjet e mia KËTU tek pellazgët “e vetëm” Pellazgët (një formë tjetër “diktature”!) sikur të mos dija asgjë tjetër përveç historinë të Pellazgëve. JO, unë nuk jam tipi që nënshtrohet ndonjë lloji frikësimi ose ndonjë lloj tjetër ngacmimi. Kjo është sigurisht reduktuese dhe e kufizon njohurinë time multidisiplinare në një disiplinë të vetme dhe ja çfarë mund të dëgjoj nga disave: flisni vetëm për Pellazgët dhe për pjesën tjetër mbyllni gojën !
Kjo mund të tingëlloje si një ofendim ndaj meje. Këtu jam në faqen time të FB dhe absolutisht nuk përzihem me atë të të tjerëve. Sot nuk jemi në kohën e Enverit por jetojmë në vende të lirë dhe jo despotike dhe diktatoriale, ku njerëzit nuk mashtrohën si më parë pa liri shprehje ku në ato kohë urdhëri ishte : mos shkoni përtej direktiveve të Partisë komuniste !! Në atë kohë nuk kishte me të voglin mundësi për të lejuar dikënd për të kundërshtuar regjimin komunist dhe veçanërisht Enver Hoxhën, ku kishte mijëra e mijëra ekzekutime më metoda të shpejta, tortura, burgime të përjetshëm ose dënime shumë të gjata ku të burgosurit vdiqnin para se të largoheshnin nga burgu.
Shumë familje shqiptare kanë humbur një vëlla, motër, babanë ose gjyshin të cilët u ekzekutuan ose u futën në burg. Kishte terror në vend, të gjithë spiunonin të gjithë, denoncimi ishte i zakonshëm, etj. Enver Hoxha dëshironte të krijonte « një njeri të ri » : ai arriti ta bëje sa që nganjëherë nuk njihet Shqiptari i vërtetë ai që kam nohur unë, prindërit dhe paraardhësit e mi. Shtojeni kësaj edhe izolimin total të popullit shqiptar të shkëputur nga pjesa tjetër e botës dhe nga pjesa tjetër e shqiptarëve që jetojnin jashtë ardheut. Familja ime ishte e bllokuar në Egjipt si dhe e bllokuar ishte dhe familja ime në Shqipëri që pësoi të njejtat tmerre të Shqiptarëve të tjerë që kishin guzimin të kundërshtonin dhëmb dhe gozhdë regjimin e Enverit.
Unë do t’ju them një sekret: gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe në mes të luftës ndodhi një takim midis Enver Hoxhës dhe anëtarit e tij me dy luftëtarë jo komunistë, njëri prej të cilëve vinte nga familja e nënës sime, ky i fundit vuri dorën në koburen i tij për të vrarë Enver Hoxhën, por shoku i tij i kërkoi që të priste pak. Por nuk u bë kjo punë. Pasi komunistët morën pushtetin, shoku i tij shkoi jashtë vendit dhe ai mbeti «komit»: për fat të keq ai u kap në Serbi (me dymbëdhjetë luftëtarë të tjerë, të tradhtuar nga disa shqiptarë). Të gjithë u pushkatuan menjëherë nga shërbimet e Enver Hoxhës. Nëse ai do ta kishte vrarë Enverin kjo do të kishte ndryshuar fytyrën e Shqipërisë.
Të gjitha këto janë të vërteta, dhe krimet e Enver Hoxhës janë të padiskutueshme. Adhuruesit e Enver Hoxhës mburren me përparimin që ndodhi menjëherë pas luftës : çdo regjim tjetër do ta kishte bërë atë sepse vendit i duhej. Ajo që thashë në artikullin e mëparshëm të shkurtër është se përkundër përparimit që ka pasur gjatë kësaj periudhe sidomos në nivelin kulturor përfshirë frenimin e analfabetizmit, ndihmën që ajo ka sjellë për Shqiptarët e Kosovës (për arsye rreptësisht politike, ideologjike dhe personale) dhe pavarësisht nga të gjitha këto realizime gjëja më e rëndë dhe për të ardhur keq është : gjaku që kishte në duart e tij Enver Hoxha. Pikë!
Dijeni mirë miq të dashur nuk është sepse nuk kam jetuar në Shqipëri gjatë kësaj periudhe të tmerrshme (fatmirësisht në më shumë se një mënyrë dhe nuk do të zgjatëm në këtë plan) nuk do të thotë se nuk ishëm praktikisht në dijeni, unë dhe familja ime, për çfarë kishte ngjarë në atë kohë të trishtuar në Shqipëri. Stalini ishte gjithashtu dhe akoma është i lavduar nga disa rusë kur ai ka në ndërgjegjen e tij 15 ose 20 milion qytetarë rusë të vrarë (Cf., Norman M. Naimark, Gjenocidet e Stalinit) ! Dhe Enver Hoxha (adhurues i Stalinit) sa vdekje ka në qafë? Për më shumë se 70 vjet komunizmi ka tërbuar në të gjithë Evropën Lindore. Ishte vetëm një tigër kartoni, një ideologji autoritare, despotike, shkatërruese dhe obsolete… për cilin rezultat ? Ne e pamë shumë mirë kur Muri i Berlinit ra në 9 nëntor 1989. Të gjitha ato që po them këtu janë vetëm “vëzhgime dhe të vërtete të verifikueshme dhe të besueshme: E vërteta dhe drejtësia , për mua, kanë rregulluar pothuajse tërë jetën time.
Tani nëse ka njerëz midis jush që nuk pajtohen me ato që po them këtu, varet nga ata të shohin nëse vendi i tyre është akoma këtu në faqen time të FB. Por unë si gjentleman nuk do t’i përjashtoj sepse jam për lirinë e shprehjes përveç nëse pakënaqësia e tyre shndërrohet në agresion, fyrje ose ofendim. Sidomos pasi, në mesin e këtyre njerëzve, ka disa që janë miq. Fatkeqësisht sot si dje dhe si nesër temperamenti, karakteri i shqiptarëve nuk ka ndryshuar dhe nuk do të ndyshoje lëhtësisht (gjenet ?) dhe me siguri do të duhen shumë breza të tjerë që ajo të ndryshoje : nervozizëm, agresivitet, egoizëm, mungesë tolerance, mungesa bashkimi, skepticizmi i inervuar dhe besimi se ata janë më të zgjuar dhe më të mirë se të tjerët! Është me të njëjtët përbërës që për 2.500 vjet Pellazgo-Iliro-Shqiptarët kanë mbërritur aty ku janë sot : të ndarë, antagonizma të të gjitha llojeve dhe kurrë nuk bien dakord midis tyre !
Unë nuk do të përgjigjem asnjë pyetje dhe do ta mbyll këtë kapitull përfundimisht. Faleminderit për mirëkuptimin.
PS: Unë nuk kam dashur të përgjigjem por e bëra atë i detyruar dhe i forcuar, sepse kam një nder dhe një dinjitet të paprekshëm.