Nga Binak MAXHARRAJ
– LDK duhet të pastrojë gjakun e prishur, që i ka hyrë brenda!
LDK pas humbjes katastofale ne Podujevë është mbetë si pula e laget pa kokë. LDK në Podujevë e hummbi, siç po thuhet, bastionin e fundit te rugovizmit pas 20 viteve qeverisje atje. Por, LDK i ka humbë gadi te gjitha zgjedhjet e pasluftes, por humbja ne Podujeva është me drastike është e pa falshme.
Isa Mustafa mendonte se me duar ne xhepa do ta fitoi Prishtinën por e humbi bash nga LVV dhe Albin Kurti, Isa Mustafa se bashku me Agim Veliun me duar ne xhepa do ta mendonte se do ta fitonte edhe Podujevën por pësoi kataklizmë. Në vend se ta mbronte fronin ne Podujevë Agim Veliu shkoi ne polici sepse nga aty e mbronte më mirë koorupcionin e vetë e te Isa Mustafes. Kjo është rënja e shokut Isa Mustafa, bash sikur ajo rënja e shokut Zylo te Dritero Agollit.
LDK pas kësaj katastrofe, ne vend së te ulët dhe esull te analizoj gjendjen e vetë te mbrenshme ne parti, pas kesaj humbje ka nisë po merret me gjuetin e shtrigave, sepse sipas saj te gjitthë jashtë sajë na qenkan fajtor kurse vet LDK jo se jo, faji thonë është jetim.
Isa Mustafa se bashku me LDK qe moti ka rënë ne dergjë ai ka nisë po merret me intriga, shpifje ndër më te ulëtat. Në thumbë te kritikës e ka LVV dhe Albin Kurtin të cilin s’po mund as se si te përpijë, sepse Albin Kurti ka nisë LDK me i mbetë si kafshatë qe skapërdihet në fyt, po ia zënë frymën. Për shkak te kesaj alergjie ndaj LVV edhe e prishi koalicionin duke bërë grushte shtet ne shtetin e vetë.
Pas humbjes të LDK në Podujeve po lakohen teza te ndryshme se në Podujevë dhe në LDK humbi Rugovizmi dhe u ngritë ant-rugovizmi.
E qartë!
Ua themë troç se në LDK Rugovizmi ka vdekë se bashku me të Madhin e kombit Ibrahim Rugova, aty kohë që nuk frymon as një fije rugovizëm e sidomos ç’prej se LDK e mori me shpifje, dredhi dhe intriga Isa Mustafa nje anti-rugoviste i përbetuar. Qe nga ardhja e Isa Mustafës në krye të LDK ajo ka nisë te merrë teposhtën, sepse ai aty nuk erdhi për LDK por për punet e tij meskine për përfitime personale, erdhi qe te veshet me petkat e pushtetit për ta mbrojtë korrupsionin e vetë dhe te klanit te tij korruptiv qe e krijoj në LDK por edhe duke ia kthyer shpinën LDK dhe dhe anëtarësisë së saj, duke bërë lidhje me kupolen e krimit dhe klanet tjera mafioze te PDK dhe SHIK me qellim per te nejtë sa më gjatë ne pushtet.
Isa Mustafa nuk është rugovist, as qe ka qenë perpara LDK-ist, ai është një anti-rugovist, e anti-rugoviste nuk ka e bejë asgjë me rugovizmin. Kështuqe nga radhja e tij ne LDK ka vdekë rugovizmi ngadalë, duke frymuar anti-rugovizmi. Ku mund te jetë Isa Mustafa – rugovist, i cili para luftes e shperfillte bashkë me Bukoshin, Rugovën. Ku mund te jeta ai Rugoviste kur Rugova po e arganizonte pushtetin paralel kunder satrapit Millosheviq, kurse ai ia nderprente ndihmet e 3%, sikur te ishin te vetat e jo te popullit, ia ndeprente telefonat, nuk ia paguente biletat e udhetimit, e ajo me drastikja shpesh herë nepër hotelet e Evropës e lente Rugoven peng nepër hotele, duke mos ia paguar.
Isa Mustafa është strumbullari i te gjitha te keqiave ne LDK, ai se pari me parin e tij te korrupruar duhet te ulët e ta vleresoi LDK se çka po ndodhë me te, pse ajo veç teposhtë po shkon, e ka harruar partin¨r, duke u bërë paterica e kingala i partive tjera te Hashim Thaçit e Kadri Veseli me qellim për ta mbrojtur korrupcsion dhe krimin e organizuar se bashku. Isa Mustafa, nese ia don te mirën LDK duhte se pari qe urgjentisht te ofron doreheqjën nga LDK, sepse ai aty është një njeri i gabuar në vend te gabuar. Duhet ta lenë LDK atyre qe ia don te mirën dhe qe do ta mekambin e jo te merret me gjueti shtrigash.
Anëtaresia e LDK me këtë kataklizme dhe rreshqitje, qe e ka nisë duhet te marrë fatin e partisë ne dorë, duke e pastruar partinë nga te korruptuarit dhe kundër anti-rugovistave te tipit Isa Mustafa.
Sepse LDK nuk ka te ardhme me Isa Mustafën, ajo nese vazhdon kështu do te pesojë katastrofë edhe ne zgjedhjet lokale dhe ato nacionale.
LDK duhet te reflektojë, te pastrojë gjakun e prishur, qe iu ka rrasë brenda, se përndryshe do të vdesë.