NË LANDSKRONA TË SUEDISË U PËRURUA LIBRI ”PO TË PRES” I AUTORIT IDRIZ GASHI

0
886

Në Landskrona të Suedisë u përurua libri i titulluar ”PO TË PRES” (Përmbledhje me poezi) i autorit Idriz Gashi, nën përkujdesjen e Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë ”Papa Klementi XI Albani”, Suedi. Që në fillim, moderatorja Liza Gashi, ftoj të pranishmit për të mbajtur një minut heshtje, për ndërrimin jetë të legjendës së futbollit shqiptar Fadil Vokrri.

Në vazhdim referuesit e librit Mona Juniku, Hysen Ibrahimi, Prof. Isuf Bajraktari dhe Remzi Basha, thanë fjalën e tyre referuesi, duke e vlerësuar lartë librin e autorit Idriz Gashi.

Mona Juniku: …Poezitë e poetit Idriz Gashit shprehin poetikisht gjendje të ndezura, ku çdo varg nxjerr në dritë dhembjet, tragjeditë e humbjeve njerëzore, të humbjes së dinjitetit njerëzor, të vlerësimit të njeriut për njeriun, për mallin dhe dashurinë si simbol shprese dhe mbijetese. Gjithë këtë bagazh të frymëzimit poetik e mbështet nga largësia e tij fizike nga vendlindja – atdheu i tij aq i dashur për të e malli që ndien kohë pas kohe. Përmes vargjeve, si një klithmë zëri e vetmuar, apo si zë i arsyes, por ja që, në botën e tij ka vargun dhe ka një arsye të qartë që e gjen forcën e mesazhit te vetvetja, por duke lënë po ashtu hapësirë që secili nga lexuesit ta gjejë veten. Njëherit është një ndërlidhje historike që kapërcen emocione dhe dhembje…

Hysen Ibrahimi: …Dihet fare mirë se ”Pena e poetit shkruan kur i lëndohet shpirti e zemra”. Vetë titulli i kësaj vepre: ”Po të pres” nuk është i rastësishëm dhe tregon shumë, por përmes vargut të tij poetik na e dëshmon mjaftueshëm aftësinë e tij prej një krijuesi. Kjo vërehet qysh nga poezia e parë e tij e titulluar ”O atdheu im”, ku në vargjet e kësaj poezie kujton 140-vjetorin e Lidhjes së Prizrenit, si njëra ndër ngjarjet më me rëndësi për popullin shqiptar.

O atdheu im
O Prizreni legjendar
140-vjet rrugë lirie
E pavarësi në gjirin tënd
Me shumë trima.

Poeti Gashi iu qëndron besnik ngjarjeve kombëtare. Menjëherë pas kësaj poezie shkruan ”Papa Klementit XI – Albani”, personalitet i mbarë njerëzimit dhe i popullit shqiptar. Këtë e vërejmë në poezinë e titulluar: ”Ati i shenjtë”. Idriz Gashi ka arritur për mrekulli t’i paraqesë ndjenjat e tij të akumuluara, duke përzgjedhur vargje që karakterizojnë lutjen drejtuar Papa Klementit XI – Albanit. Po citojmë disa vargje nga kjo poezi:

Ati i shenjtë të lutem
Uroji mendimet e mia
Uro e beko fisin e Kelmendit
Se ka qenë fis i vendit
Bekoje Kosovën
Si e bekove Ibrahim Rugovën.

Prof. Isuf Bajkraktari: …Poezit e Gashit shpalosin botën e tij të pasur shpirtërore, talentin, dëshirën dhe në to ka optimizëm për ditë ma të mira për popullin e tij. Në krijimtarin e tij poetike, autori Gashi gjithënjë është munduar t´i thot të gjitha ato që ka në shpirtë, dhe poezit e tija kërkojnë paqen, tolerancën, durimin, mirëkuptimin dhe respektin e shoqërisë. Poezit e poetit Gashi kan ritëm dhe emocion, kan revoltë, kan ndejsi, kan dashuri, kan respekt, kan natyrë, kan dritë, kan vargëzim të bukur klasik e artistik…

Në poezit e tija autori Gashi ndër të tjera shpreh apo më mirë tingëllon se poezit e autorit Gashi kan burimin nga prushi i zemrës ku japin mesazhe të fuqishme shpirtërore, zhvesh fytyrat e shëmtuara në shoqëri, përmbyes zhgënjimet, zgjon ëndërrat, nxënë të paimagjinushmen, shpresat e shpirtit dhe njerëzis për rreth tij dhe i sjell lexuesit vlera të mirëfillta poetike.

Remzi Basha: Poezia e Idriz Gashit, paraqet mallin e pashur për vendin e tij të lindjes, kut ë mirën, dashurinë, tolerancën, respektin për njeriun dhe atdheun, i gjejmë te Idriz gashi edhe në poezinë e tij poer edhe në shpirtin e tij prej njeriu. Poetët e tillë, na pasurojnë me veprat e tyre letare fondine bibliotekave tona.

Përshëndetën në fjalën e tyre uruese z. Bashkim Jashari në emër të Qendrës Kulturore Shqiptare në Suedi (me qendër në Malmö), z. Tahir Llapashtica dhe z. Mustafë Berisha, duke i uruar autorit Z. Idri Gashi, për daljen në drtitë të librit të tij dhe 65 vjetorin e lindjes.

Për nderë të këtij përurimi Shoqata e Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë ”Papa Klementi XI Albani”, Suedi, organizoj ”ORË LETRARE”, për nderë të këtij përurimi. Juria e zgjedhur në përbërje: Remzi Basha, kryetar, Shukrije Jashari dhe Isuf Bajraktari anëtarë vlerësuan dhe ndanë këto shpërblime:

Vendi i parë Bajram Muharremi, vendi i dytë Hysen Ibrahimi, vendi i tretë Shefqet Tafilaj dhe shpëblimi i Jurisë ju nda Adnan Jetullahut.

Autori i librit z. Idriz Gashi, përzemersisht falënderoj të pranishmit për pjesëmarrjen e tyre, në veçanti familjen e tij Gashi për përkrahje, Shoqatën e Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë ”Papa Klementi XI Albani”, Suedi dhe referuesit e librit për fjalën e tyre.
Në fund, autori Gashi, shtroj një koktei për të pranishmit.