Nga Skënder MULLIQI
Të gjithë ata që pajtohen më korrupcion, nepotizem, klintelizem, hajni të mëdha e të vogla…, i kan dy zgjedhje. Që të largohen nga Kosova nga gjendja e krijuar, ose të mbesin dhe të luftojnë që të kemi gjendje të mirë në shoqëri. Ikja nga vendi është bërë masovike, më tendencë rritjeje?!
dhe, do të ishte në të mirën e individeve dhe shoqërisë që të kemi më shumë vullnet, të kemi guximin qytetarë që të përballemi më këto sfida.
Gjithashtu kemi nevojë për medie më të fuqishme, duke mos preferuar heshjtën e cila po na shkakton dëme të mëdha. Kjo duhet të bëhët e kjartë nese mendojmë që gjendja politike dhe gjendja ekonomike të normalizohën. Jeta pasive nuk i duhet askujt, se gjendja nuk do të përmirësohet kurrë.
Kosova po udheheqet nga garniturat e njejta politike, e të cilat kan dështuar në qeverisje. Sigurisht së këto pushtete shumë i kan paralizuar edhe nismat dhe aktivitetet e ndryshme qytetare, deri në atë shkallë që na ka bërë të lutemi që të shpetojmë nga fati ynë.
Nxënësit e keqijë të cilët po i prodhojmë pas luftës shumë nga ta sot janë berë drejtues të shtetit. Si duket kemi besuar në heronjtë e rremë. Edhe, nese dikush është munduar të na bind së është superheroj, është mashtruar. Statusin e heronjëve e marrin të gjithë ata të cilët mendojnë për popullin dhe vendin e vet. Synimi ynë është për një botë më të bukur, që mos të ndalemi kurrë në luftë për ideale tona.
Lufta për të drejtën, lufta për humanizem, nuk është e lehtë, ajo kërkon sakrificë, edhe nese kemi rënje, duhet të ringritemi. Kjo arrihet vetëm kur jemi të bashkuar, jo të ndarë e të përçarë siq po na ndodhë tash, dhe na ka ndodhë gjatë historisë. Na duhen nisma të reja, vullnet për punë të ndershme, e jo mendime utopike pasurime mbrenda nate pa punuar, siç u pasurua shumë kush nga kjo kastë politike. Ne që dy decenie po sillemi
në rrethin vicioz.
Si po duket dy shtetet shqiptare kan renë më shumë, në kurthin e armiqëve të mbrendshëm, të cilët armiqë për secilin shtet janë vdekjeprurës. Nga armiku i jashtem bëhët më shumë kujdes. Kombi i cili ka synime për shtetndërim dhe mirëqenje, çdo ditë punon që të bëhën qytetarë në kuptimin e plotë të fjalës. Ne, duhet më vepra e jo më fjalë, ta luftojmë korrupcionin, krimin e organizuar dhe çdo dukuri tjetër negative. Kosovës dhe shqiptarëve në rajon ju duhen liderë të vertetë, e jo sharlatan.
Popullit nuk i duhen ata udhëheqës që mbijetojnë në kriza dhe të cilët rregullisht provokojnë konflikte të mbredshme dhe të jashtme, për interesa përsonale. Përgjegjësia e popullit është ta kontrollojnë pushtetin. Nese kjo nuk bëhët në kontinuitet, nuk ka pushtet i cili çdo resurs shoqëror nuk e përvetëson. Liria është gjë të cilën e zgjedhim-ajo humbët nese ashtu vendosim.
Askush lirinë nuk na falë…!