NË KUADËR TË MUAJIT TË DIASPORËS, NË BESIANË U PËRMBYLLEN TAKIMET LETRARE

0
445
Billbord - takime letrare, Besianë, 2019

Takimet letrare në kuadër të “Festivalit Kombëtar të Letërsisë dhe ditët e Diasporës“, të cilat kishin filluar me 15 korrik, u përmbyllën sot me 22 gusht 2019 në Besianë. Këto takime para dashamirëve llapjanë të artit të letërsisë sollën prurje të reja dhe vlera të larta letrare..

Në kuadër të Festivalit u mbajt AKADEMI PËRKUJTIMORE për figurën e ndritur të poetit, gazetarit e të kritikut letrar tashmë të ndjerë Milazim Kadriut.

Në kuadër të AKADEMISË PËRKUJTIMORE u përurua edhe libri “Libër homazh për MILAZIM Kadriun” të përgatitur nga Shaban Pllana, në botim të SHB ProkultPress, ku me kumtesat e tyre u paraqitën referuesit si;

Donikë Sfishta – drejtoreshë e Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit të K.K. të Besianës (Podujevës), Fatmir Halimin – drejtorin e shoqatës kulturore ‘Prokult’, njëherit edhe pronar i SHB PROKULTPRESS, – Prend Ndue Buzhala – kritik letrar, – Sylejman Blaku – gazetar i shumë mediumeve si ‘Koha ditore’, Kosova Sot’ etj, – Ramë Oraca –profesor dhe shkrimtar, Shaban Pllana – poet, Xhemshit Gashi – Kryetar i SHOQATËS SË FAMILJEVE TË DËSHMORËVE, dhe djali i Milazimit, Përparim Kadriu. Akademia u përmbyll me çmime dhe nderime për familjen Kadriu, por edhe me shumë emocione nga referuesit dhe familjarët.

Mandej në kuadër të festivalit të letërsisë… u mbajt edhe ora letrare, ku me krijimet e tyre kishin konkurruar poetë nga e gjithë hapësira shqiptare dhe diaspora jonë anekënd Evropës. Me poezitë e tyre u paraqitën këta poetë;

Zymer Halili, Ramadan Oraca, Flora Halimi, Fisnik Kastrati, Murat Gashi, Fadil Furri, Rexhep Halimi, Ismet Krasniqi – Lala, Idriz Berisha – xhixhi, Arta Hoti, Shpresa Curnasi, Rovena Toska, Minire Rukovci-Hyseni, Ali Prebreza, Naim Salihu, Sami Sherifi, Kaltrinë Uka, Bahrije Qerimi Spanca, Shaban Pllana, Dan Ibrahimi, Ruzhdi Berisha, Mehmet Breznica, Mehdi Ibrahimi, Rrahim Sadiku, Musa Jupolli, Lumni Nimani e shumë të tjerë.

Juria në përbërje të Dibran Fyllit, Nuhi Potokut dhe Avdullah Troshupës vendosën që çmimi i parë t’i takoi poetit e aktorit të madh Mehmet Breznicës, çmimin e dytë e rrëmbeu Idriy Berisha nga qyteti i Klinës, kurse për çmimin e tretë unanimisht vendosën që t’ia ndajnë një krijuesi të ri me qëndrim në Gjermani, Fisnik Kastratit.

E veçanta e këtyre çmimeve letrare ishte kur laureati i vendit të parë Mehmet Breznica vlerën monetare të çmimit në shenjë nderim dhe respekti të madh, ia dhuroj familjes së poetit të ndjerë që përuruam sot Milazim Kadriut. Njësoj veproi edhe poeti i ri Fisnik Kastrati, duke i dhënë vlerën monetare familjes Kadriu.

Fatmir Halimi, 22 gusht 2019, Besianë